krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 25

Home
Curiculum

25
Ditėt e tjera, Klea nuk doli mė jashtė as njė hap vetėm. E ėma shkonte te dyqani, ulej te njė karrige pranė saj dhe punonte shtizat. Unė sillesha pėrqark, si ai harabeli tė cilit ia ka zėnė folenė skifteri.
Nuk zgjati shumė, pėrzemėrsia e tė atit filloi tė errėsohej. Dhe pikėrisht kur humbet pėrzemėrsia, fillon tė zbehet miqėsia dhe lind dyshimi, qė nisi tė pėrforcohej. Nė fillim u prenė lidhjet me kinemanė. Mė pas filluan kėrcėnimet dhe paralajmėrimet, e shoqėruara me vėshtrime tė egra nga tė dy prindėrit. Sharrėxhiu plak po egėrsohej. Kur mė shihte pėrballė, i shuhej gazi nė buzė dhe fytyra i merrte njė shprehje armiqėsore tė dukshme. Tani kisha hyrė nė luftė me njė vigan, tė cilin e kisha zėnė njė herė mik, dhe kur kisha dashur tė bėhesha mė i afėrt, mė kishte dalė pėrpara njė paragraf i vjetėr i njerėzimit, qė mė kishte thėnė: Stop! Njėri ėshtė ujė, tjetri vaj dhe ju s’mund tė pėrziheni kurrė.
Njė pasdite, i bėra Kleas nė dritare disa shenja me dorėn te zemra, pėr t’i dhėnė tė kuptonte se e doja si vetė zemrėn. Ajo mė fali njė buzėqeshje tė shėndetshme, jetėdhėnėse. Por ata e kapėn nė befasi dhe ia mbyllėn dritaren me njė batanije tė gozhduar.
U gdhi njė mėngjes i turbullt. Mjegulla kishte veshur drurėt dhe gjithēka rretheqark dukej si njė peizazh abstraksionist. Te dritarja ime u shfaq vizioni i errėt i Sahates, e cila prej dy muajsh kishte ardhur nė Stravaj familjarisht. Ajo futi dorėn thellė nė gjoks dhe nxori njė copė letėr tė palosur. Kujtova mos ishte e saj dhe nuk e zgjata dorėn.
- Merre! - ngulmoi. - Klea e ka punėn keq!...
Pastaj Sahatja humbi nėpėr mjegull dhe unė hapa letrėn. Ishte njė shkrim i nxituar, me fjalė tė papėrfunduara qė mbaronin nė vija tė drejta.
Baba- mė rrah- mbrė- Un- s’fola far- ish- e kot. Ai ish- inato- shu- dh- fol- shum keq pė- ty. Ai tha d- t’i pres kok- me sėpat- po ki kujde- ruhu pre- tij. Un- ja- jotja sido q- t- vij pun- pėr kėt- mo- dysho as nj- her- Klea”
I shkrova menjėherė pėrgjigjen e stėrpikur tė dashurisė sime:
“Perėndesha ime! Pėrpara tė gjithave, duhet tė dish, se qė atė ditė, kur nė gjoksin tim filloi tė rrahė zemra jote dhe nė kraharorin tėnd tė trokasė zemra ime, ne nuk i pėrkasim mė vetes, po njėri-tjetrit. Ndaj dhe keqtrajtimi yt mė ka dhembur aq shumė nė shpirt, sa nuk kam ndjerė ndonjėherė dhimbje mė tė madhe e mė tė hidhur. Dhe i vetmi ngushėllim, ishin fjalėt shėruese nė fund tė letrės tėnde, qė u bėnė ilaē ēudibėrės pėr shpirtin tim tė plagosur. Ajo ngjarje e trishtuar mė bindi plotėsisht, se ti je njė trimėreshė me vendosmėri tė rrallė dhe unė jam penduar thellė pėr tė gjitha fjalėt e padenja qė tė thashė nė rrugė. Gjendja nė tė cilėn ndodhesh, ma ka gozhduar trurin te rrugėdalja. Pėrpjekja jonė mund tė dalė e fituar, vetėm nėse ti do tė vazhdosh tė qėndrosh e pathyer. Nė majėn e pyllit tė Vishokut, te njė bregore e zhveshur, kam parė njė panjė tė bardhė, qė gjelbėron e vetmuar. Atė e godasin erėrat e tėrbuara pareshtur, por ajo shtrėngon rrėnjėt fort dhe qėndron kryelartė me shtatin tė zgjatur nga qielli. Mbahu, moj panja ime e bukur! Se pėrndryshe, para teje kam pėr t’u tharė unė, ahu yt, me rrėnjė tė cekėta nė kėtė pyll. Jo nga sėpata, po nga vreri i dėshpėrimit…
Nėse ajo letėr do tė kishte rėnė nė dorėn e sharrėxhiut vigan, atėherė nė kokėn e tij, do tė ishin mbledhur tė gjithė xhindet e inatosur tė pyjeve. Dhe unė duhej tė gjeja vrimė pėr t’u futur, qė tė mos mė pritej koka si e gjeldetit tė Vitit tė Ri. Por Sahatja e kishte shpėnė atje ku duhej, duke pėrdorur marifetet e njė vajze qė pėrgjėrohej nga dashuria e saj dhe mosdashuria ime. Qė kėnaqej vetėm me njė buzėqeshje tė ftohtė te dera e kinemasė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA