krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 24

Home
Curiculum

24
E vendosur nė terren tė pjerrėt, kinemaja ishte niveluar nga ana e poshtme me shtylla tė shumta qė e mbanin shtrėnguar me tokėn. Kur e shihje nga ajo anė, ndėrtesa ngjante si njė qenie fantastike shumėkėmbėshe e zbritur pėr tė pirė ujė te jazi i mullirit. Mulliri, me lugun e drunjtė gjithė lėmyshk, ishte ndėrtuar nga fshatarėt para se tė vendosej aty ngrehina e sharrės. Dhe vazhdonte ende tė pėrtypte me ato nofullat e gurta, qė bėnin njė krakaritje monotone nė lėvizjen e tyre marramenthi. Ujėrat e jazit, duke u stėrpikur nga rrezet e diellit, qė u shpėtonin fletėve tė arrave gjatė shushurimės, krijonin nė orėt e mesditės ca reflekse qė tė merrnin sytė. Prita e bėrė prej thuprash shelgu nė grykėn e mullirit, i bėnte ujėrat tė fashiteshin nė qetėsi dhe krijonte njė pellg tė gjerė, tė ndritshėm. Pikėrisht te ky pellg, nėn tendėn e gjelbėr tė pemėve nė cep tė kinemasė, gratė shpėlanin rrobat pasi i kishin sapunisur nė shtėpi.
Nga dritarja e kabinės, ku isha duke pėrgatitur filmin nėpėr bobina, pikasa fustanin me trėndafila tė Kleas qė fėrfėlloi nė diell. Zbrita rrėmbyeshėm dhe i rashė ndėrtesės sė kinemasė pėrqark, duke shpejtuar anės ujit nė drejtim tė saj. Ndoshta nga ritmi i ērregullt me tė cilin filloi tė mė punonte zemra, shumė nga fjalėt, qė kisha pėrgatitur prej ditėsh, po i rrėzoja nga mendja si ato kokrrat e papjekura kur i zė stuhia. Rasti kėrkonte tė tregohesha i matur dhe tė justifikoja vajtjen. Ndryshe kishte rrezik tė thyhesha qė nė fjalėn e parė. Sepse duke qenė vetėm, ajo do tė mė largonte pėr tė mos rėnė nė sy. Ngadalėsova hapin dhe me sytė lėshuar nga pėrroi nisa tė vėrshėlleja njė motiv, duke u pėrpjekur tė dukem sa mė i shkujdesur. Gjoja nuk e kisha mendjen fare dhe po takohesha me tė rastėsisht.
- Ou, si dukesh, moj Klea?
Ajo ngriti kokėn qetėsisht, duke e shoqėruar me njė nėnqeshje tė lehtė.
- Mirė, po ti? - ma ktheu nė mėnyrė shpotitėse dhe pėr ēudi mė vėshtroi aq ngulmėt, saqė shkėlqimi i rrallė i syve tė saj tė kaltėr mė magjepsi dhe mė trullosi.
E humba krejt toruan. Druajtja ime e adoleshencės mė kishte stopuar nė vend. Nuk po e kapja dot fillin mė tej dhe kapėrdiva pėshtymėn me zor. Nga pėrroi vinte njė afsh i freskėt, qė ma pėrshkonte gjithė qenien. Aty ndanė gurgullimės edhe mendja ime gumėzhinte nga tronditja. Kur pa qė kisha heshtur ashtu i hutuar, ajo futi duart thellė nė ujė dhe vijoi shpėlarjen. Flokėt ia mbuluan krejt fytyrėn. Atė ēast tė rrahurat e zemrės dhe pulset e gjakut nė deje mė ndryshuan papritur, nga njė vendim i rrėmbyer qė ma pėrshkoi trurin tejpėrtej. Ia mbėrtheva kokėn fort me tė dy duart dhe ia ktheva nga ana ime. Nga habia, ajo i zgjeroi kornizat e syve tė mėdhenj tej mase dhe mė vėrejti e ēmeritur.
- Oh, Klea, o shpirt, mė ēmende! – pėshpėrita dhe e putha nė buzėt e njomėshtitura me njė afsh vėrtetė prej tė ēmenduri.
Ishte njė puthje e egėr, e pėrzier me fijet e flokėve mes buzėve. Si duket Klea ishte mjaft e hutuar, sepse nuk bėri as lėvizjen mė tė vogėl kundėrshtuese. Po kur e lėshova, vura re se veprimi im e kishte pezmatuar rėndė. Kundroi pėrqark e trembur dhe kapėrdiu njė psherėtimė. Pastaj mė shigjetoi njė grimė nė bebėzat e syve, me njė vėshtrim keqardhės tė rreptė, duke dihatur rrėmbyer. Tė kuqtė qė vėrehej nė faqe i mbuloi fytyrėn dhe qafėn. M’u duk sikur e gjithė pamja e saj foli pa zė: ’’Si ma bėre ti kėtė poshtėrsi” Prisja njė pėllėmbė, po nuk e di pse s’ma dha. Mblodhi me nxitim teshat e shpėlara, i hodhi mbi tė tjerat nė kanistėr dhe vrapoi vrulltas, si e ēliruar prej njė ankthi.
Mbeta si i drunjėzuar, me vėshtrimin tė humbur diku nė boshėsi, krejt si idiot. Mendimet e mia zunė tani tė rrokulliseshin nėpėr zhurmėn buēitėse tė mullirit, tė cilėn pak mė parė nuk e kisha ndjerė. Nė sytė e mi ajo ishte aq hyjnore dhe aq e pastėr, sa mjaftoi vetėm ai veprim, tė mė bėnte tė mendoja, se me puthjen time tė pėrdhunshme e kisha zhyer.
Pas asaj qė ndodhi, desha ta shoh edhe njė herė patjetėr, pėr tė kuptuar reagimin e mėtejshėm. Por dy-tri net ajo nuk erdhi mė nė kinema. Gjatė gjithė atyre ditėve mbeta si shtyllė e ngulur te dritarja. I luajta nė fizarmonikė shumė herė pjesėt qė i pėlqyen asaj te pylli. Por ajo nuk u shfaq asnjėherė te korniza e dritares sė vet, qė, pėr sytė e mi, i ngjante aq shumė atij shtegut tė malit ku lindte dielli. Kėshtu dita ime u bė natė dhe nata ditė pagjumėsie.
Vjeshta po triumfonte mbi pemėt e arrave tė moēme. Gjethet e tyre po merrnin njė ngjyrim gjithmonė e me tė kuqėrremtė. Ndėrsa atje tej, nė gjerėsitė e pafundme tė pyllit, shtresa e re e gjetheve tė rėna, kishte filluar tė mbulonte sipėrfaqen e tokės. Xha Pandi kishte kuturisur mė nė fund ta mbante familjen tė dimėronte kėtė vit nė sharrė. Dhe meqenėse Klea e kishte mbaruar shtatėvjeēaren, e vuri tė punojė pėrkohėsisht te dyqani i bukės. Ku, shitėsja, pas gjashtė vjetėsh martesė, kishte marrė lejen e parė tė lindjes.
Shkova tė blija bukė. Bluza e bardhė e tregonte fytyrėn e Kleas mė tė ftohtė se kurdoherė. Ajo ishte aty e bukur dhe e akullt, e zemėruar dhe krenare. Sa mė pikasi te dera, sytė e saj pėsuan njė lėkundje tė pazakonshme. Ujėrat nė ta sikur u turbulluan krejt. Dhe e gjithė pamja e saj tregoi se ishte mjaft e zemėruar. Bėra tė hap gojėn, por ndjeva atė ēast se nofullat s’donin tė mė bindeshin.
- ...rdita!
- ?
- Ēerek kile!
Ajo mori tė hollat dhe mė zgjati bukėn, si tė kryente veprime instiktive nė marrėdhėnie me njė trung ahu. Pastaj nxori njė bllok shėnimesh tė mbushur me shifra. Uli sytė mbi tė, duke i lėshuar qepallat rėndė, sikur do tė zgjidhte ndonjė mister me kuptim tė thellė. Sytė e mi, duke shkelur padashur mbi ato shifra, ndjenin dhimbje tė hidhur dhe largoheshin tė trishtuar, si nėpėr njė ranishte me lloj-lloj skelete peshqish. Ika pa zgjatur asnjė fjalė mė tej.
Javėn tjetėr Klea doli te dritarja papritmas. Vėshtroi disa herė nė largėsi pa e ngritur kokėn nga baraka ime. Gjeta njė rast, ia mbėrtheva sytė me vėshtrimin tim tė ethshėm dhe nuk ia lėshova mė. Derisa pasdite ajo i shkėputi sytė me njė tė mėnjanuar tė kokės nga rruga, me tė cilėn mė dha tė kuptoj, se diēka donte tė mė thoshte.
Doli te udha qė shpinte nga dyqanet. Ishte mjaft e qetė. Kur i shkova anash, tha me njė vezullim tė papritur nė sytė e saj dhe me njė zė ēuditėrisht tė ndryshuar, duke ma dhėnė tė gjithė fytyrėn:
- Je i lig dhe sytė i ke si zamkė!...
- Jam i lig se nuk mė do ti dhe sytė i kam ngjitės vetėm tek ti... - ia ktheva me zė tė drithėruar prej trishtimit tė dhimbshėm, qė mė kishte kapluar prej ditėsh.
- Vardisesh kot, se unė edhe sikur tė dua, nuk bėhem dot jotja...- tha me njė shprehje zemėrlėshuar dhe psherėtiu pa zė.
Mėrmėriti butė edhe ca fjalė, tė cilat nga trokėllima e kraharorit nuk i kapa dot. Pastaj vuri gishtin nė buzė, sikur kėrkonte aty gjurmėn e puthjes sime. Dukej e hequr, por mė e bukur.
- Cila ėshtė ajo pengesė qė s’tė lė tė bėhesh imja? - kureshta gati me frikė, me njė zė tė thatė qė mezi mė rrėshqiti nė kordat zanore.
- Ti, - u gjegj ajo mendueshėm dhe kokulur.
- Unė?… Ua, je nė vete, ē’thua?
- Po po, ti dhe ai qė tė ka vėnė emrin...
Bo,bo... thashė me vete, e paska marrė vesh qė kam babanė tė burgosur!... U mbusha menjėherė me djersė tė ftohta...
- Babai im ... – nisa tė flas.
- Babai yt dhe imi. - ma preu nė ēast
Duke e pėrqendruar tė gjithė vėmendjen te pronori i fundit, u mundova tė kuptoj ē’lidhje kishte babai i saj me timin.
- Moj, po ti po mė luan nga mentė! - u shpreha buzėplasur nga sikleti. - Fol mė qartė se s’po tė kuptoj!
Pas kėsaj, Klea ngriti kokėn. Nė ballin e saj tė lėmuar mė vėshtronin ca sy tė shqetėsuar, tė rreptė.
- Pse bėn sikur s’kupton? Nė shtėpinė time nuk mund tė hyjė kurrėn e kurrės njė mysliman, - shpjegoi me keqardhje.
Lėshova kryet mbi gjoks, i lehtėsuar nga ankthi emocional. Dhe e ndjeva veten si i kapur te njė shkurre buzė greminės, pas njė rrėshqitjeje tė frikshme.
- Po unė s’jam mysliman, moj zemėr... jam shqiptar safi, -vėrtetova me sinqeritet.
Vura re njė ndryshim tė shpejtė, i cili u shpreh me shqetėsim tė dukshėm nė fytyrėn e saj.
- Edhe unė shqiptare jam, po jam e krishtere...Ja, kjo ėshtė e tėra, - tha duke i tėrhequr fjalėt zvarrė.
Pasi gėlltita njė psherėtimė, thashė vetėm:
- Tė mendosh ti, Klea, kėshtu sot!?... S’mė kishte shkuar nė mendje kurrė...
Ajo mblodhi supet me keqardhje.
- S’jetoj vetėm, - reagoi me gjysmė zėri dhe heshti si e pezmatuar. Vijoi pas pak: - Nė shtėpi s’kam gojė tė vendos pėr asgjė. Jetėn time s’e kam vetė nė dorė...Dua tė vazhdoj shkollėn, nuk mė lėnė. Mė thonė : ”U bėre goxha ēupė tani, ul kokėn e qėndis!” Qėndis, qėndis, qėndis...Bėj lule, bėj gjethe, bėj zogj, bėj pemė... Mė vjen turp qė po t’i them ty kėto, po mė bėre fajtore, prandaj...
M’u bė nė sy njė pyll i tėrė i qėndisur nga Klea, tė cilin ajo e merrte me vete, pėr tė shkuar te njė i panjohur. Dhe bashkė me pyllin e mundimit, t’i falte atij edhe jetėn e saj gjithė ėndrra... Ndjeva tmerr pėrbrenda vetes.
- Jo, - kundėrshtova me gjallėri, duke pėrplasur edhe kėmbėn pėrtokė, - nuk tė lė kurrė. Ne do tė jetojmė bashkė diku gjetkė. Do tė vazhdojmė shkollėn me korrespondencė, derisa tė marrim edhe universitetin...
U duk sikur nė fytyrėn e saj shkrepi papritur njė dritė e fuqishme.
- Klea!...
Vajza u drodh dhe ktheu kryet. E ėma si njė pėrmendore e thinjur kishte qėndruar sipėr ledhit. Klea vrapoi vrulltas drejt saj. Pėrmendorja e rrėmbeu pėr krahu dhe mė hodhi mua njė nga ato vėshtrimet, qė i hidhen vetėm njė zagari, kur e sheh se tė ka urinuar lulet nė oborr.
M’u duk se nuk kisha qenė ndonjėherė aq i lumtur dhe aq i mjerė sa atė ditė.
Nė mbrėmje fryu njė erė e fortė, e cila bėri qė pemėt e arrave tė tundeshin pėr vdekje. Njė rrufe e beftė shkroi njė paralajmėrim dimri nėpėr ajėr. Pastaj zuri tė binte njė shi budalla, i trashė dhe grindavec, i cili me dajakėt e tij bėri shamatė tė kotė, goditi xhamat dhe rrėzoi pėrtokė disa gjethe arre. Nata kėmbėtroke erdhi e trishtuar.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA