krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 26

Home
Curiculum

26
Ishte e habitshme, se si nė fatin tim, prapėsia arrinte ta pėrmbyste aq shpejt mbarėsinė dhe dėshpėrimi ia zinte vendin gėzimit. Pikėrisht, nė kėto rrethana delikate tė momentit mė kulmor, kur ndjenjat e mia tė ekzaltuara nga dashuria pėr Klean kishin marrė pėrgjigjen e saj pozitive, ndodhi ajo qė s’ma priste mendja kurrė. Njė fatkeqėsi e paimagjinueshme edhe sikur tė vrisja mendjen ditė e natė, si mund tė mė gjente njė e keqe e tillė. Vonė, pas mesnate, dikush kishte shqyer kasafortėn e zyrės sė sektorit tė furnizimit tė punėtorėve dhe kishte rrėmbyer ēantėn e arkėtarit, me disa qindra mijėra lekė, tė grumbulluara nga xhiroja e dyqaneve.
U lajmėrua urgjentisht Dega e Brendshme e qarkut tė Elbasanit dhe brenda ditės erdhėn ekspertėt bashkė me qenin e zbulimit. Pasi nuhati kasafortėn te zyra, usta qeni, i sprovuar nė aso punėsh, erdhi dhe u fut nėn dyshemenė e kinemasė. Kėrkoi njė copė herė deri thellė mes shtyllave mbajtėse, tė zbuluara nga ana e pėrroit. Gjeti aty ēantėn bosh. Dhe me tė ndėr dhėmbė e duke tundur bishtin, doli triumfator te sheshi para kabinės sime, ku e priste grupi i policisė. Ēanta e gjetur aty, u bė tani fotografia e enigmės. Bashkė me sytė qė u ngritėn pėrpjetė nga kabina, m’u ngritėn edhe mua qimet e kokės pėrpjetė e mė ngriu gjaku nė deje... “Dreq, o dreq i prapė, ē’mė je qepur kėshtu e s’mė ndahesh!” thashė me vete dhe ndjeva se mė iku truri.
Zyra ku u vodh arka, ishte pothuaj njė kilometėr larg nga kinemaja. Tejet e habitshme, se si pėr tė fshehur gjurmėt, vjedhėsi i rafinuar gjeti pikėrisht atė vend, nga mijėra tė tjerė rretheqark. Po pėrse qė e marrtė djalli e marrtė!... Normalisht, pasi mori paratė, ēantėn bosh ai mund ta kishte hedhur nė pėrrua, tė zvarritej pa u diktuar, derisa tė arrinte lumin poshtė luginės. Mund ta kishte varrosur nė thellėsi tė pyllit, e kudo gjetkė qė tė mos gjendej kurrė. Por jo dhe jo! Sikur ta kishte shtyrė i paudhi, shkoi pikėrisht aty ku bėhej e keqja. Ec e mos mendo po deshe, se ishte pikėrisht fati im i pamėshirshėm, qė e thirri atė hajdut mizor, pėr tė pėrmbushur njė fatkeqėsi tė parathėnė.
Krejt natyrshėm, pista e parė, qė u shėnua nė bllokun e ekspertėve, ishte kinomekaniku i ardhur nga larg. Sigurisht, pėr tė siguruar para. Ndryshe ē’kėrkonte ai deri kėtu mes pyjeve?...
Sė pari u pyetėn krerėt e sharrės. Drejtor Reshiti mė tregoi mė vonė se u kishte thėnė atyre ca fjalė qė u kishin bėrė pėrshtypje: “ Ai djalė mund tė shohė njė qyp me flori dhe tė mos i ngjitet nė dorė asnjė verdhushkė. Po nė paftė ndonjė zoēkė leshverdhė, i ngjiten sytė pėr qamet! ”
Megjithatė, Dega e Elbasanit nuk i vuri nė peshore fjalėt e tij, por kėrkoi sqarime nga Dega e Sarandės. Tamam nė kėtė kohė, u shfaq aty operativi i sigurimit. Ndryshe nga disa bukuroshė, qė zgjidheshin pėr punė tė tillė, ai ishte njė thatanik nofullgjerė, me emrin Muēi dhe me njė ngėrdheshje karakteristike. Si qylaxhi profesionist, qeshte pėr hiēmosgjė, pinte si i limaksur dhe sa herė e qerasnin frikacakėt, nė vend tė fjalės “gėzuar“ rrėkėllente gotat hajdutshe dhe thoshte : “Hajt, tė rrojė sebepi! “ Disa, qė i kapte ngushtė nė tavolinė dhe detyroheshin tė hynin nė borxh te banakieri, e pėrmendnin nė intimitet, duke ia ndėrruar germėn e tretė tė emrit. U dukej kėsisoj sikur hakmerreshin.
Filloi tė mė afrohet buzagaz, duke pyetur sė pari pėr filmat. Nė fund fare doli te ēanta, tė cilėn, sipas tij, s’mund ta kisha marrė unė kurrėsesi, edhe sikur tė isha budalla ta fusja nėn kinema... Pastaj mė tregoi ato anė tė biografisė, tė cilat pandehja se nuk i dinte njeri kėtu mes pyjeve. Por sipas interpretimit tė tij, damka ime e zezė ishte mė e zezė nga ē’e dija unė. Dhe, pėr ta zbutur disi sterrosjen e saj, duhej tė bashkėpunoja me tė kundėr armiqve tė popullit, qė gjendeshin kudo. Iu pėrgjigja se isha i gatshėm t’i kapja edhe pėr fyti armiqtė e t’i dorėzoja nė Sigurim. Ai u kėnaq me kėtė frazė dhe mbeti nė pritje pėr tė ardhmen.
Mirėpo, veē refuzimit tė nėnės pėr tė bėrė kėtė palaēollėk hafijesh, njė letėr e saj mė kishte vėnė nė dijeni, pėr dikė qė kishte dalė kohėt e fundit nga burgu. Ai i kishte treguar, se babait tonė nuk iu ul dėnimi si tė tjerėve, vetėm se kishte kundėrshtuar tė bėhej spiun i shokėve tė burgosur. Kėtė s’mund ta bėja kurrė unė, i biri, duke qenė edhe pa pranga.
Pasi mė hodhi njė vėshtrim provokues, Muēi mė shkeli syrin dhe tha, se nė sharrė kishte vajza tė bukura, mbase ndonjėrės, ia kisha vėnė syrin, apo jo... Dhe nė fytyrėn e tij feksi njė buzagaz i lig. Ironia dhe agresiviteti i kėtij njeriu, mė trazoi ligsht nervat. U rrėqetha me krupė dhe mendova nė heshtje, se kėta civilė tė maskuar, me koburen nėn xhaketė, tė fusnin hundėt deri nė erėn e sqetullave dhe kėrkonin tė dinin edhe pėshpėrimat e pleshtit.
Nuk zgjati shumė dhe u mor vesh se vjedhėsi ishte kapur. Kishte qenė bariu i bagėtive, qė thereshin pėr mensėn e punėtorėve. Vėllai mustaqemadh i Ashur Ēurit, pėrgjegjėsit tė furnizimit. Ai kishte thėnė, se ēantėn bosh mund ta kishte zhdukur lehtė. Po donte patjetėr ta vendoste dyshimin diku larg tė vėllait. Dhe kėtė e bėri njėsoj siē largonte qurrat nga mustaqet, qė i fshinte me mėngėn e leshtė tė xhaketės, pa menduar se i mbeteshin sėrish mbi vete.
Ashtu si jehonat e bubullimės edhe krismat e fatkeqėsisė erdhėn shkallė pas shkalle. Motrėn Naxhie e kishin thirrur nė komitetin e partisė, pėr tė mbushur njė karakteristikė tė re. Duhej tė shėnonte se babai kishte qenė agjent i grekėve, kishte fshehur nė shtėpi mitraloza, pushkė dhe radio transmetuese... Ajo kishte kėrcyer pėrpjetė, duke thirrur: “ Ē’janė kėto marrėzira, kush i ka thėnė kėto pėr njė mėsues, qė tė vetmen armė, kishte njė stilograf tė vjetėr?“ Por ata i treguan shkresėn e Degės sė Sarandės, tė pėrcjellė nėpėrmjet komitetit tė partisė. Ku pėrveē tė tjerash, thuhej se vėllait tė saj, pėr tė cilin kėrkoheshin tė dhėna, nuk duhej t’i jepej punė as ndihmės murator... Dhe pas kėsaj, organizata e partisė e zbriti nė kandidate, pėr mossinqeritet nė dokumentet personale. “Me njė fjalė, - pėrfundoi Naxhia, - ē’kishte thėnė Partia, e kishte thėnė perėndia, dhe duhej tė pėrgjigjesha vetėm “Po” qė tė mos mė pėrjashtonin fare...”
Sikur tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, erdhi pa u vonuar nė Stravaj edhe sekretari i bashkimeve profesionale tė qarkut. Pasi bisedoi me drejtor Reshitin, tė dy bashkė mė njoftuan, se pėr shkak tė shkurtimeve nė organika, ishte vendosur qė operatori i kinemasė t’i kalonte ndėrmarrjes sė sharrės. Dhe derisa tė gjendej ndonjė shtesė nė organikėn e kėtushme, bashkė me kinemanė duhej tė bėja edhe punėn e elektricistit. Tė lėshoja e tė mbyllja ujin qė vėrtiste turbinėn e gjeneratorit dhe tė merrja pagėn e tij. Kush mund tė thoshte “Jo”, kur mund tė pėrfundoja mė keq... Disfata e pėsuar, mė bėri tė mendoj se isha njė viktimė e pėrjetshme, qė duhej t’i prisja tė gjitha goditjet me durim. Dhe e vėrteta ėshtė, se asnjė gjeneral nuk do t’i kishte pritur disfatat mė i heshtur e mė krenar se unė.
Tani drejtori dhe sidomos sekretari i partisė sė sharrės, njė kovaē i quajtur Shaban Jevgu, njė gorillė, qė i digjej cigarja nė buzė e i varej hiri si krimb, mė shihnin me sy tė ftohtė. Ata ishin mirinformuar pėr biografinė time, madje me informim tė deformuar.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA