krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 23

Home
Curiculum

23
Punėtori qė trokiti te dhoma ime tė dielėn nė mėngjes, tha se drejtori i sharrės mė priste te sheshi para dyqaneve. U vesha dhe shkova menjėherė.
Drejtor Reshiti m’u drejtua nė ēast, me atė shprehjen e vet pėrherė gazmore dhe me tonin hokatar, qė ia njihnin tė gjithė:
- E di si ėshtė puna, or ēapajev, do vemi nė piknik me familjarėt andej nga pylli, ti ke qejf tė vish sot me ne?
- Vij, - pranova nė ēast.
- Hė mė tė lumtė Pėr njė orė nisemi, merr dhe fisarmonikėn tė kėndojmė ca vėnēe andej! - shprehu pasionin e njeriut tė dhėnė pas kėngėve me iso.
Kur afroi ora pėr t’u nisur, kishin dalė nė xhade xha Pandi me tė bijėn, pėrgjegjėsi i furnizimit, Ashur Ēuri me tė shoqen, Qemali me gruan e vet kėmbėharkuar tė veshur fshatarēe, dhe i fundit erdhi drejtor Reshiti me tė shoqen. Gruan e drejtorit e mbante pėr krahu nusja e re e shefit tė moshuar tė kuadrit, me tė cilėn ishin vendosur edhe kėtu nė dhomat ngjitur.
Mamaja e Kleas nuk kishte ardhur
- Pse s’e more gruan? - kureshti Reshiti.
- S’deshi tė vinte, ishte si pa fuqi! - u justifikua xha Pandi.
- S’i ke dhėnė pak nga fuqia jote e tepėrt! - e giciloi ai.
- Mė duhet pėr vete, t’i sillem pėrqark pyllit. - qeshi nė mėnyrė zhurmėmadhe xha Pandi.
Qeshi dhe Klea duke hedhur njė vėshtrim tė shpejtė drejt meje. Qesha instinktivisht dhe unė me fizarmonikėn e hedhur pas krahėve.
Zbritėm nga kamioni njė kilometėr tej sektorit tė Radigozit dhe nisėm t’i ngjiteshim pyllit tė dendur. Zgjodhėm njė vend tė sheshtė dhe gratė shtruan batanijet. Fletėt e thata qė kishin rėnė vit pas viti, kishin krijuar njė dyshek tė trashė e tė butė. Rretheqark ngriheshin drurėt e gjatė tė ahut, qė dukeshin sikur pėrzienin kurorat me retė e qiellit dhe ndihej shushurima madhėshtore e gjetheve tė ahut nė formė zemre. Qetėsia qė mbretėronte gjithandej nė brendėsi tė ahishtės, shushuritja dhe kėnga e bilbilit, shkriheshin aq ėmbėl me njėra-tjetrėn, sa tė kėnaqej shpirti.
Nėn hijen e thellė tė pyllit, sytė dhe dhėmbėt e Kleas ndrisnin me njė vezullim ngacmues. I dehur nga meloditė e zogjve, nga shushurima ėndėrrndjellėse dhe nga ledhatimet e blerimit tė harlisur, m’u krijua njė ndjesi intime mjaft e ngrohtė. Dhe mezi prisja tė gjeja rastin pėr t’i hapur zemrėn Kleas. Vura re se edhe ajo ndjehej mjaft e emocionuar dhe nė atė mjedis me gra, mundohej t’i shmangej vėshtrimit tim.
Gruaja bukuroshe e shefit tė kuadrit, me flokėt dhe kėmbėt aq interesante, pothuaj ishte zhvlerėsuar tashmė nė sytė e mi. Ndonėse, kur i bija fizarmonikės, mė vėshtronte shpesh me ca sy vėshtrimndezur, mundohesha tė mos e kundroja. Shikimi vrastar i syve tė saj pėr kėdo, mė shkaktonte vetėm bezdi. Pėr shkak tė atij sekreti, qė mbaja kyēur nė buzėt e mia dhe qė ajo e fshihte nėn lėkurėn e saj tė bardhė e qimendritur. Pėrpara Kleas aq tė freskėt, ajo mė dukej tani, si diēka e vjetruar nga pėrdorimi i tepėrt. Mė ndjeftė zoti, siē shprehen gratė, nėse i bie nė qafė padrejtėsisht, po edhe drejtor Reshiti nuk e mbante kot pas vetes, kudo qė shkonte familjarisht. Kjo mė bėnte tė qėndroja krejt shpėrfillės pėrballė saj dhe t’i pėrgjigjesha pa e vėshtruar nė sy, kur ajo pyeste pėr kėngėt dhe filmat. Tani Klea ishte portret me ngjyra, tė tjerat, bardhezi.
Aty mes trungjeve tė trashė, nėn gjethnajėn e dendur tė pemėve, ku sitej drita e diellit, tingujt e fizarmonikės, tė pėrzier me oratorinė e zogjve pendėkaltėr, krijuan njė rezonancė tė ėmbėl. Nga kjo pėrzierje e fuqishme, dukej sikur njė koncert orkestral jehonte deri nė pafundėsi tė pyllit. Klea ndjente kėnaqėsi tė veēantė nga muzika dhe shpesh i shoqėronte kėngėt me lėvizjen e lehtė tė buzėve tė trėndafilta. Sidoqė tė shumtėn e kohės i mbante sytė tė fshehur nėn qerpikėt e gjatė, ajo interesohej pėr mua, duke kthyer veshėt e vegjėl, qė i zbulonte nga flokėt e dendur ngjyrė mjalti e si tė spėrkatur me pluhur yjesh. Me qėndrimin e saj tepėr tė kujdesshėm, me vėshtrimin e pjerrėt e tė paqėndrueshėm dhe me lėvizjet e shpeshta tė krahėve mbi bar, ajo dukej si njė shpend i madh, i ēuditshėm, tė cilin muzika e kishte ndalur nga fluturimi papritmas. Mė bėhej sikur me tė ndėrprerė melodinė, do tė dėgjoja nė ēast fėrfėllimėn e flatrave tė saj pėr diku larg. Ndaj i bija fizarmonikės pa u ndalur dhe ktheja kokėn shpesh, pėr t’u siguruar nėse ishte aty, apo kishte fluturuar.
- Ore, ti, - theu heshtjen Klea, pa ma pėrmendur emrin.
Shqiptova emrin qėllimisht.
Ajo uli njė grimė kryet pėr tė pėrcjellė njė buzėqeshje tė ėmbėl dhe vijoi duke marrė njė shprehje serioziteti:
- Atė pjesėn “Shalli i bardhė “ e di? - pyeti me njė zė kėngėzonjės.
- Si jo? - ia prita i gatshėm, duke lėkundur para syve tė saj buzėqeshjen time ngazėllimtare.
- Merre pak po deshe! - shtoi me ton tė prerė.
Unė i rashė asaj melodie dhe Klea mėnjanoi kokėn mbi sup, sikur mbėshteti faqen e saj ovale mbi njė shall tė bardhė, tė butė.
Pastaj hundėtuli Ashur Ēuri mbushi gotat me verė dhe uroi i pari.
- Hajt, t’i rrojmė njėri-tjetrit dhe u mbledhshim gėzuar! - ia priti Reshiti.
- Gėzuar. - thanė tė gjithė.
Klea u kthye anash. Mbėshteti pak buzėt te gota me verė tė kuqe, ku ishte mbytur njė rreze dielli qė binte prej degėve dhe vėshtroi nga unė.
- Po pini, moj tė uruara, lėng rrushi ėshtė ky, nuk ju zė! – u ndie xha Pandi me ton thirrės.
Gratė qeshėn. Mua m’u kujtua vera “lehonė” qė mė bėri tė futem nė lumin e ftohtė dhe nuk e afrova fare te buzėt.
Sapo Reshiti ktheu gotėn, ia mori kėngės. Tė gjithė mbanin iso. Unė me akordet e fizarmonikės e mbusha plot populloren “Moj sorkadhja leshverdh-o”. Oh, sa i pėrshtatej Kleas teksti i kėtij krijimi tė hershėm!... Meditova se kurdoherė kishte pasur vajza si Klea, qė ua kishin robėruar shpirtin djemve. S’kisha faj unė qė vuaja pėr njė sorkadhe.
Mendova disa herė, si tė gjeja rastin pėr tė folur vetėm me tė, qoftė edhe pak sekonda. Dhe sikur zoti tė ma kishte lexuar dėshirėn, pas pak erdhi rojtari i pyllit me njė ēantė meshini nė sup. Ai i tha drejtorit, se skela e tretė matanė Kodrės sė Ahut ishte shembur nga pesha dhe barra e madhe kishte bllokuar xhadenė. Reshiti brofi nė kėmbė. Pas tij edhe xha Pandi me burrat e tjerė. Unė po bėhesha gati, por drejtori mė ndali:
- Duhet tė qėndrojė njė burrė kėtu, s’mund t’i lėmė gratė vetėm. Rri ti dhe hallaviti me muzikė, qė tė mos mėrziten!...
U tha dhe u bė. Njė herė urdhri i tij, dy herė dėshira ime. Ata kishin pak qė kishin ikur. Gratė filluan nga kuvendimet pa fund dhe unė u ngrita.
- Po shkoj kėtu lart, tė shoh ku ka rėnė skela me trupa! - u thashė duke shėnuar me gisht kodėrzėn aty afėr.
- Do vij dhe unė. – vendosi Klea nė ēast.
Zemra mė gufoi nga dėshira e saj e beftė. Bėmė nja dyqind hapa dhe u ndodhėm mbi kodrėn me drurė tė rrallė. Qė aty dukej mirė pllaja e pjerrėt pėrpara dhe gratė qė kishim lėnė pas. Pylli zbriste tatėpjetė shpatit, nė njė largėsi tė hareshme. Diku larg dėgjoheshin sokėllimat e sėpatave dhe drurėt qė rrėzoheshin.
Klea mbėshteti dorėn te njė trung dhe i humbi sytė poshtė luginės sė pyllėzuar, pėr tė shquar diku tė atin dhe skelėn e rrėzuar. Nė anėn tjetėr tė trungut bėra dhe unė siē kishte bėrė ajo dhe e mbėshteta dorėn time mbi tė sajėn. Atė ēast m’u duk sikur kisha zėnė njė flutur dhe dora mė dridhej mos e shtypja. Kur ndjeva, se pėr pak sekonda ajo nuk e lėvizi dorėn e kapur peng, ndjeva njėherėsh edhe flladin e gėzimit tė mė frynte me forcė nė tė gjithė trupin.
Por pas pak, Klea e tėrhoqi dorėn rrėshqanthi dhe, me njė purpuri tė lehtė qė i ra nė fytyrė, mė shigjetoi drejt nė sy.
- Ē’bėn kėshtu? – mėrmėriti me zė tė dridhshėm.
- S’bėra ndonjė gjė kushedi ēfarė...
- Kėshtu bėn me tė gjitha...
- Jo. Vetėm me ty, se je vajzė e mrekullueshme...
- Mesa duket i njeh mirė vajzat ti?...
- Ti je e para dhe e fundit... - u skuqa dhe unė.
Ajo nuk foli. Aty pėrqark binte erė lule blete dhe Klea u pėrkul kėputi njė degė duke mos mė kundruar mė nė sy.
- Eja tė kthehemi! - tha rreptė.
- Kaq shpejt? - nxitova tė them i penduar qė shkaktova ndėrprerjen e bisedės para kohe. - Tė lutem shumė, rri edhe pak!
- Do kisha ikur, po nuk bėn tė kthehem vetėm. Kupton?
- Tė kuptoj, njėsoj sikur ti tė jesh zemra qė mė rreh nė gjoks...
- Mjaft tani! - ma preu me zė tė zbutur.
Nuk e zgjata. Mes hapėsirės sė vetmuar tė nėndegėve tė ahishtės, s’di se si mė shkoi mendja, se pa dėgjuar prapė zėrin e saj nė kėtė pyll, edhe cicėrimat e zogjve do tė mė ngjanin si angullima ujqėrish.
U kthyem. Ajo pėrpara, unė pas si ogiē. Nėn kėmbė ndihej zhapėllima e gjetheve tė thata.
Klea u ul pranė grave dhe mbėshtolli gjunjėt me duar. E shoqja e drejtorit po na hetonte me cepin e syrit, herė njėrin, herė tjetrin. Pastaj njė nėnqeshje dyshimi lėvriu nė buzėt e saj.
- Ē’patė? - pyeti ajo.
- Asgjė. Pyll. – u gjegj Klea pa e kthyer kokėn.
Gruaja bukuroshe e shefit mė hodhi dy tre vėshtrime tė ēuditshme si pėr tė mė tėrhequr vėmendjen. Feminiteti provokues i fytyrės sė saj vezake u bė tani krejt i dukshėm. Befas kryqėzoi duart pas kokės dhe, duke nxjerrė gjoksin e spikatur pėrpara, lėshoi njė ofshamė: “Oh, ē’u mpiva!“ Pastaj bėri njė ngritje tė fuqishme tė kokės dhe u lėshua praptas mbi dyshekun e gjetheve tė thata. Ra aq kėmbėpėrpjetė, sa iu dukėn kofshėt e zbuluara deri te mbathjet e bardha. Nguroj tė them nė e bėri qėllimisht. Por aty pashė me sytė e mi, se ajo qė tha Medi Bali nė Hotolisht, pėr kofshėt e saj pa qime tė zeza, tė zbuluara prej tij me aq shumė para, ishte e vėrtetė. Ndonėse njė e vėrtetė fare pa rėndėsi tashmė, e zbuluar pėrpara syve tė mi, pa asnjė qindarkė.
- Ua, ē’mu morėn mentė kaq keq! - u justifikua ajo, duke u shkulur sė qeshuri, me sytė gjithnjė nga unė. - Mė rėntė pika, mė pa edhe ky djalka i kinemasė...
- Moj, po ti lojte fare nga mentė, tė ra vera nė kokė e s’di ē’bėn! - e qortoi gruaja e drejtorit duke kafshuar buzėn.
- Ehu, sa ka parė ky nė tėrė ata filma! - ia ktheu ajo pa druajtje dhe mė shkeli syrin djallėzisht. - Le qė ky i ka buzėt akoma me qumėsht...
- I vogėl pėr t’i dhėnė doēkat... – shpotiti gruaja e drejtorit. - Pa gjeja, e ta shohėsh pas nėntė muajve...
Unė u skuqa dhe zura tė fėrshėllej njė melodi kote. Klea, mospėrfillėse dhe njėherėsh mjaft e vėmendshme, shkundi pas supeve flokėt e gjatė dhe ktheu kokėn anash, sikur s’e kishte mendjen aty. Na bėri tė heshtim me turp njė copė herė. Korēarėt kanė njė fjalė origjinale, pėr tė cilėsuar tipin e kėsaj femre: Kuēkė.
Pasi gratė e mėkuara me thashetheme u ngopėn me fjalė e tė qeshura, mbuluan kėmbėt me triko dhe njėra pas tjetrės ia morėn me gjumin e ndjellur nga vera e kuqe. Klea numėronte fijet e barit nė heshtje, ndėrsa mbi faqet e saj lodronin ca rreze vėngėroshe qė binin nga lart. Mbi lule shkonin e vinin bletėt me zukamat e tyre gjumėndjellėse. Dhe nėpėr trungje nxitonin legjionet pa fund tė milingonave tė drurit, tė organizuara nė shtetin e tyre.
Pas pak, nga ahu aty pranė, ku midis gjetheve dukeshin dy ēerdhe zogjsh familjarė, ra njė zog sqepverdhė me krahėt gjysmėlakuriq. Ai cicėrinte vajtueshėm dhe unė shkova e mora nė dorė. Klea kureshtare erdhi menjėherė dhe u ul pėrballė, me gjunjėt bashkuar fort pas njėri-tjetrit. U pėrkul mbi zogun fare pranė dhe tė bashkuar nė keqardhje tė pėrbashkėt u ndeshėm padashur sy nė sy .
- Ēudi, babai yt nuk i ka sytė nė ngjyrė kaq tė bukur! - mora zemėr nga afrimi i saj.
- Pse, pėr kėtė je bėrė merak ti?
- E kam vrarė mendjen shpesh, se mė kujton detin...
- I ka mamaja. - tha ajo dhe rregulloi fustanin te gjunjėt.
- Asaj nuk ia kam vėnė re.
- Si ka mundėsi, ti vė re ēdo njeri...
- Vė re atė qė mė pėlqen shumė...
- Kuptohesh nga sytė edhe pa folur.
- Ah, sa do doja qė nė kėtė botė tė mė kuptoje vetėm ti!...
- Mirė. Mjaft tani! - tha prerė.
E mbylla gojėn. Komandat e saj ishin supreme. Zbatha kėpucėt. Mora zogun e vura nė xhepin e kėmishės dhe u ngjita nė pemė. Pasi e vendosa nė fole, mė shkrepi tė bėj njė lojė majmunėsh. Lėshova duart nga dega ku isha varur dhe u hodha njė degė mė poshtė, duke shkaktuar nė pemė njė lėkundje tė fortė.
- Mami, moj! - klithi ajo padashur dhe kafshoi dorėn.
Kur mė pa qė qesha, i erdhi turp pėr atė dhimbsuri qė tregoi padashur dhe shkoi u ul pranė grave. U ula dhe unė pak mė lart. Nė atė pozicion dhe duke dėgjuar kuvendin e zogjve na gjetėn ata tė katėr kur u kthyen.
- Na i paske vėnė gratė nė gjumė! - mė thumboi drejtori.
Nuk fola. E shoqja e Reshitit u zgjua, qėroi zėrin dhe ia ktheu me qesėndi:
- Ju sikur tė kishit ardhur pėr tė punuar sot!…
- Hapėm rrugėn e makinės, moj, pėrndryshe do shkoje me kėmbė deri nė sharrė.
Pasditja po rrokullisej dhe nga xhadeja u dėgjua boria e makinės. Shkundėm batanijet dhe zbritėm poshtė. Peizazhet zunė tė rrotullohen me shpejtėsi. Klea kishte qėndruar nė kėmbė, mbėshtetur pas kabinės. Unė pak mė prapa dhe i nėnshtruar urtėsisht nė troshitjen e kamionit, nuk e hapa gojėn tė mė dėgjonte xha Pandi.
Afėr barakave tė Stravajt, Klea pyeti me fytyrėn tė kthyer nė profil:
- Do ketė ndonjė film tė mirė kėto ditė?
- “Dashuria pa ferexhe” - u gjegja me zė tė ulėt.
Ajo nėnqeshi lehtė dhe ra nė mendime.
Gjithė atė natė u rrotullova nė shtrat si dashi nė hell, nga ca ėndrra tė pėrflakura qė ma kishin pėrndezur trurin. Disa herė u mendova se isha njė ėndėrrimtar i magjepsur keq, pas njė krijese krejt tė paarritshme. Qoftė edhe pėr arsyet mė tė thjeshta tė ēdo arsyetimi. Njė njeri i vetmuar, i ardhur nga larg, pa kushtet familjare mė elementare. Njė shtatėmbėdhjetėvjeēar i mjerė, qė, edhe sikur ajo pesėmbėdhjetėvjeēare tė pranonte tė lidhej me mua nė kėtė moshė, s’mund tė kthehesha bashkė me tė andej nga kisha ardhur. Ndryshe kėtu, pėrveēse shpirtėrisht, s’mund tė bashkoheshim kurrė fizikisht.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA