krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 21

Home
Curiculum

21
Flitej shpesh, se nė pyllin e Dardhės dhe tė Xhyrės, ku furnizohej me trupa ahu sharra e Hotolishtit, sėpata e kishte pėrfunduar punėn e saj shfarosėse. Ndėrkohė njė stabiliment i ri po ngrihej nė pyjet e Stravajt, ku shfrytėzimi ishte llogaritur pėr shtatėdhjetė vjet. Aty po ngrihej edhe sektori i ri i barakave, me njė rrjet tė gjerė tregtie dhe kinema tė re. Gjithēka ishte parashikuar, pėr njė qendėr me mbi dymijė punėtorė.
Kėtė e pohoi edhe Qemali, i cili bėri tė ditur, se vitin e ardhshėm do tė shpėrnguleshim edhe ne, tė bashkimeve profesionale, bashkė me pajisjet. Madje mė tha, se ndonjė ditė mund tė shkonim atje me gazin e drejtorit pėr tė parė ndėrtimet. Tė jepja dhe unė ndonjė mendim pėr kinemanė.
Shpėrngulja nga Hotolishti u bė pjesė e pritjeve ngazėlluese. Duke hyrė nė thellėsi tė pyjeve, do tė shmangesha nga ndonjė rast tjetėr i kalimit tė pushtetarėve tė Sarandės nė kėtė rrugė kryesore, ku udhėtarėt ndaleshin shpesh. Aty mes pyllit dhe qiellit, larg tė gjitha njohjeve dhe opinioneve tė hershme, damka ime mbase do tė zbehej krejt dhe do tė punoja e jetoja pa gjakprishjet e deritashme. Sepse mjaftoi ai rast tronditės, qė tė pėsoj njė goditje aq tė rėndė psikologjike, sa kontrolloja kohė pas kohe targat e ndalura te sheshi para klubit, apo buzė xhadesė. Dhe u qetėsova tamam, vetėm pas pesė muajve, kur erdhi dita e madhe e shpėrnguljes.
Ngrehina e Sharrės Stravaj, ishte vendosur nė njė faqe mali tė mbuluar me ahishte mjaft tė gjera. Kurorat e pyjeve shtriheshin deri tutje lartėsive tė maleve tė Mokrės dhe tė Gramshit. Aq afėr qiellit, sa grumbujt e reve dukeshin si toptha pambuku tė ngecur nėpėr drurėt. Vendi piktoresk rreth barakave tė shumta, ishte i tėri nėn hijen e thellė tė arrave, qė s’dihej si ishin shtuar aq shumė, sa kishin mbuluar pllajėn. Pėrbri banesave dhe fjetoreve tė drunjta, rridhte me gurgullimė tė zhurmshme njė gurrė shkumėzuese. Ajo buronte fare pranė dhe derdhte me shkulme tė mėdha ujin e vet tė kristaltė e mjaft tė ftohtė. Freskia e saj nė verė pėrhapej nė tė gjithė hapėsirėn rretheqark. Aty afėr burimit, te njė lėndinė e pjerrėt me bar gjithmonė jeshil, ishin vendosur tubacionet prej fuēish metalike tė hidrocentralit tė sharrės. E tėrė pamja i ngjante njė parajse tė vogėl qė tė rehatonte shpirtin.
Kinemaja, me sallėn e shfaqjeve, skenėn dhe kabinėn e filmit, ishte njė barakė e gjatė pothuajse pesėdhjetė metra. Nė stolat e drunjtė me mbėshtetėse, tė vendosur nė tre rreshta, mund tė uleshin rreth treqind veta. Pra, njė kinema e vėrtetė, ku aparati portativ, me tė cilin kisha punuar deri tani, nuk kishte fuqi ndriēuese, pėr ta projektuar figurės aq larg. Kėtė e pranuan edhe tė ardhurit nga bashkimet profesionale tė qarkut. Dhe pas pak ditėsh, ata njoftuan Qemalin tė mė dėrgonte nė Cerrik, pėr tė marrė njė aparat tė madh, pėr filma tridhjetepesėmilimetėrsh.
Puna profesionale, me njė mjet tė tillė dhe mjedisi fantastik, mė bėnė ta ndjej veten nė lartėsinė e ėndėrruar. Dhjetė filmat, qė do tė shfaqeshin nė muaj tani e tutje, ishin nga kontingjenti i kinemasė sė qytetit tė Elbasanit. Veēse, mė duhej tė shkoja t’i merrja e t’i ktheja vetė. Deri sa gjeta mundėsinė ta kryente kėtė shėrbim shoferi i “Zisit” tė furnizimit tė punėtorėve, tė cilin e zura shok. Salo Mema ishte njė djalė i ri nga fshatrat e Vlorės. Ai u bė pjesėtar i shumė ngjarjeve qė mė shoqėruan nė kėtė vend tė largėt. E tėrhiqte ēmendurisht fizarmonika, tė cilėn tashmė e kisha mėsuar mirė. Kjo vegėl muzikore e magjishme, qė derdhte valė-valė jehonat e saj tė ėmbla, deri larg pyjeve tė heshtur, mė afroi me shumė njerėz. Ajo mė krijoi shanset, pėr t’u ingranuar nė tė gjitha gėzimet shoqėrore, qė ndodhnin deri nė rrethinat, ku banonin familjet e tė ardhurve aty.
Mė dhanė njė dhomė banimi te njė barakė e vogėl, sipėr njė tarracimi, pėrballė kinemasė. Shtėpiza e drunjtė ishte vendosur nėn hijen madhėshtore tė njė arre, midis barishteve tė kėrleshura. Sheshi pėrpara ishte i mbuluar me bar tė butė dhe prej andej, dukej rruga kryesore, qė pėrshkonte nėnvete tė gjitha barakat. Kjo u bė pas kėrkesės sime, pėr tė mbajtur pranė edhe qendrėn e zėrit.
Po mė ecte mjaft mbarė. Dukej se ishte pėrmbysur pėrgjithmonė fati i keq i tersllėqeve biografike. Kėtu, nė Lindjen e largėt tė vendit, ishte njė botė e vogėl krejt mė vete. E shkėputur nga bota e madhe shqiptare, jo vetėm prej largėsisė rrugore, po edhe prej lartėsisė qiellore; Mijėra metra mbi nivelin e detit. Isha tani nė vijė tė drejtė treqindepesėdhjetė kilometra larg brigjeve Joniane. Kisha hyrė nė zemėr tė pyjeve, pėr tė ndjerė vetminė e detit tė harruar, nė njė vend tė humbur. Por me mundėsi shpresėdhėnėse, pėr t’i shpėtuar nė njėfarė mėnyre trishtimit tė damkosjes. Edhe sikur tė mė kishin internuar, mė larg e mė lart se kaq, s’kishin ku mė ēonin. Nėna qante pėr mua nė ultėsirat andej poshtė dhe unė gjithashtu nė majėmalet kėtu lart. Tė ndarė sė gjalli, pėr pak para e pėr pak trajtim mė njerėzor. Nė letrėn e parė qė i dėrgova nga ky vend me emėr tė ri, i shkrova: “E dashura nėna ime, nga malli pėr ty shumė herė kam vdekur dhe kur kam kujtuar dashurinė pėr ty, shumė herė jam ngjallur pėrsėri...” Pastaj i pėrshkrova gjithēka pashė sė pari nė thellėsi tė kėtyre pyjeve.
Mbase dikush do ta kishte tė vėshtirė tė jetonte nė kėtė strofkė pyjore. Po pėr mua, ideja se isha bėrė bashkėjetues me ujqėr, derra dhe sorkadhe, mė sillte kėnaqėsi. Dhe mė dukej mė e pranueshme, se sa tė gjendesha pėrkrah njerėzve tė armatosur me ideologjinė e luftės klasore.
Edhe kėtu, njė masė e madhe, punėtorė e familjarė, vinin ēdo natė nė kinema. Sa ktheheshin nga puna, ata hanin darkė dhe gjysmė ore para shfaqjes u hipnin stolave, qė mbusheshin, sa u kėrcisnin brinjėt. Tė tepėrtit uleshin kėmbėkryq mbi dyshemenė me dėrrasa. Madje disave u takonte tė uleshin aq afėr perdes, sa gjatė filmit ndonjėri zgjaste dorėn ta kapte pėr zverku atė gjerman qė s’e kishte kapur ende plumbi.
Gjatė njė filmi humoristik, dėgjova trokitje nė derėn e kabinės dhe e hapa nė ēast. Dy punėtorė, qė binin erė duhan tė fortė dhe djersė, mbuluan sytė nga drita e fortė.
- Po deshe ktheje edhe njė herė atė rrotullamen qė shkoi! - thanė ata, sikur bobina e madhe e filmit tė ishte pllakė gramafoni.
- Meqė u ka pėlqyer shumė, qėndroni nė fund ta shfaq dhe njė herė pėr ju!
Dhe e shfaqa. Dalėngadalė filloi tė krijohej edhe kėtu rrethi i miqve tė ngushtė tė kinemasė. Ishte diēka e pėrmasave tė mėdha tė dije, se mes atyre pyjeve tė thellė, kishte njerėz tė cilėt, me afrimin e tyre, me sinqeritetin dhe me gatishmėrinė pėr ndihmė nė nevojė, tė bėnin ta ndjeje gjithnjė e mė pak izolimin e gjelbėr. Ndaj dhe isha thellėsisht i impresionuar prej tyre dhe prej peizazhit me pemė e ēati alpine.
Ishin ditė pranvere me avuj tė vagėlluar, me zogj e me tingujt e fizarmonikės nėpėr ajėr. Nga shkrirja e dėborės sė lartėsive, kumbimi i pėrrenjve po bėhej gjithnjė mė i fortė. Kohė pas kohe poshtė nė rrugė lakoheshin nėpėr re tė dendura pluhuri skodat e ngarkuara me trupa ahu. Ato ngjiteshin bosh, duke zhurmuar varg njėra pas tjetrės dhe zbrisnin me barrė tė larta, duke psherėtirė nga pesha e rėndė. Nė karroceritė e tyre stivohej pylli nė formėn e njė kutie vigane shkrepėsesh. Nė njėrėn nga skodat bosh, qė u ndal te sheshi para dyqaneve, zbriti me plaēkat e tij tė pakta xha Pandi trupvigan. Njė gėzimi tjetėr dhe jo i vogėl pėr mua. Ai kishte ardhur nė Stravaj pėrfundimisht, bashkė me specialistėt e tjerė. U vendos nė njė dhomė banimi te baraka e madhe e familjarėve, pak metra poshtė dhomės sime. Tani e kisha fare pranė dhe me dritaren pėrballė. Mezi prisja ditėn, kur Klea me sytė e saj tė mėdhenj tė shfaqej tek ajo dritare, nga ku, vėshtrimi i saj nuk mund tė binte gjetkė, pėrveēse te dritarja dhe dera ime.
Te motra nė Elbasan shkoja nganjėherė tė dielave. Dhe sidomos kur doja tė merrja te Xha Rizai i kinemasė ndonjė film tė bukur jashtė planit. Por kohėt e fundit edhe te motra kishte ndodhur njė ngjarje trishtuese. I shoqi, Xheviti me origjinė nga Mallakastra, ishte ftuar pėr tė shkuar nė pėrvjetorin e Brigadės sė Parė. Duke pirė njė gotė nė klub me shokun e ngushtė, kishte folur pėr humor, se Mehmetin e kishte patur komandant dhe atė do tė kishte tėrė jetėn, jo Enver gjirokastritin qė lidhte macen nėn sofėr. Pas kėsaj shprehjeje nė konfidencė, komanda e repartit me ministrinė e mbrojtjes e kishin zhveshur dhe ishte regjistruar nė njė kurs shoferėsh. Vetėm kaq mund tė bėnin tani pėr tani kundėr njė partizani trim, siē njihej ai. Sepse nė raste tė tjera, si ai qė mė kishte treguar Salo Mema, e kishin pėsuar mė keq. Shoferi i papunė, ishte arrestuar, vetėm se kishte shprehur pakėnaqėsinė para kamerierit spiun nė bufenė e parkut: Mė jep dy lekė bukė, pesė lekė kos dhe kusurin koēifos! (helm). Ngjarja e Xhevitit mė tronditi disi, por ai mbetej ende anėtar partie. Kjo ishte e rėndėsishme, nėse do ta shihja veten pėrballė ēiftes sė gjahtarėve tė damkave

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA