krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 19

Home
Curiculum

19
Ndėr familjarėt, qė vinin tė grupuar nė kinema, binte nė sy qė larg nusja e re e shefit tė kuadrit tė sharrės. Kur ajo me shoqe kalonte sheshin para barakave, njė turmė beqarėsh dhe burra kureshtarė, qerthulloheshin te dera e kinemasė, pėr ta parė nga afėr. Ishte njė faqekuqe rreth tė njėzetave, me lėkurė tė bardhė, tė shėndetshme. Kaēurrelat e zinj rica-rica, qė i binin mbi ballė e mbi faqe, krijonin kontrast magjepsės me atė lėkurėn e saj tė ndritshme, nė ngjyrėn e pjeshkės sė arrirė. Kėmbėt bardhoshe, me formė tė pėrsosur, i kishte deri poshtė te nyejt, si tė stėrpikura me njė push tė zi tepėr ngacmues pėr meshkujt. Dukej sikur zoti e kishte hedhur enkas nė kėtė luginė me gra tė rralla, pėr tė kompensuar mungesėn e madhe me njė figurė femre qė ta mbushte syrin plot. Vėshtrimi i saj shpėrfillės, qė drejtohej shpesh vetėm nga toka dhe qielli, tregonte se i njihte mirė vlerat e veta femėrore, me tė cilat robėronte sytė pėrgjimtarė rretheqark. I shoqi, afėr tė pesėdhjetave, nga Vithkuqi i Korēės, ishte njė fytyrėgjerė i rrudhur para kohe. Flokėt e shkurtėr i rrinin pėrpjetė, si mbetjet e thata tė barit tė kositur. Detyra e shefit i kishte dhėnė mundėsinė tė fuste nė kafazin e tij njė mėllenjė pendėzezė, qė ia kishin zili tė gjithė. Por edhe pendėzeza i kishte dhėnė atij mundėsinė qė, vetė drejtori me nėpunėsit e tjerė, ta respektonin kryesisht pėr shkak tė saj. Ndryshe, ai ishte njė zyrtar i rėndomtė, qė mezi arrinte tė katranoste njė copė shkresė. Nusja e bukur e zyrtarit tė moshuar banonte pėrballė klubit. Nė tė vetmen ngrehinė prej guri qė ishte matanė xhadesė. Kjo ndėrtesė dykatėshe qe ngritur para shumė vitesh, si han nė mes tė luginės. Nė dy hyrjet e katit tė dytė ishte vendosur tani familja e drejtorit tė sharrės dhe e shefit tė kuadrit.
Pagatori simpatik Medi Bali marrosej pėr gjithēka femėrore kishte ajo. Veshur me xhup gėzofi, me kilota e ēizme lustrafine, ai i kishte kaluar tė njėzetat dhe ngjasonte ēuditėrisht me normistin e Kokėrdhokut. Pasi likuidonte pagat e dyjavorit, deri lart brigadave tė pyllit, ngulej te tryezat e jashtme tė klubit pėrballė dritares sė saj me orė tė tėra. Dhe me sytė gjithmonė nga kortinat e bardha, qeraste shokėt qė e rrethonin, pa iu dridhur dora aspak. Sa herė kėrkonte gjėsendi nėpėr xhepa, e nxirrte dorėn bashkė me tufat e mijėsheve tė palosura.
Ishte mbrėmje vonė. Nė tryezė kishim mbetur vetė i tretė, me njė mikun e tij dhe s’kishte lėvizje pėrqark. I shoqi i saj dhe drejtori atė natė ndodheshin nė Tiranė pėr njė mbledhje. Mediu u shkėput shkarazi, disi i ardhur nė qejf nga pija dhe ashtu i zhytur nė avujt e dėshirės frekėputur ngjiti shpejt shkallėt anėsore tė ndėrtesės sė gurtė. Figura e tij u duk pas pak te dritarja e korridorit. Trokiti lehtas mbi derėn e nuses fantastike. Por ajo nuk ia hapi. Trokiti sėrish e sėrish. Por ajo nuk ia hapi. Atėherė nė dritėn e zbehtė tė korridorit u duk qartė, kur ai nxori nga xhepi disa kartėmonedha njėmijėlekėshe dhe i futi poshtė derės. Ajo pėrsėri nuk ia hapi. Futi disa tė tjera. Nuk ia hapi. Futi sėrish edhe disa...Pastaj futi njė tufė tė madhe. Atėherė u duk sikur Medi Bali u zhduk papritmas nė fund tė njė pusi. Ky pėrfytyrim na u krijua, ngaqė kur kaloi pragun e derės gjysmė tė hapur, u pėrkul aq sa tė mos dukej jashtė.
Merret me mend, ē’ngasje drithėruese ndjenim ne, dy tė tjerėt, aty pėrjashta, nė natėn e errėt. Me sytė e imagjinatės sė pėrndezur mashkullore, shihnim se si nė ato ēaste servireshin para tij tė gjitha tulet e pjeshkės ėmbėloshe me pushin e hollė trazimtar. Ishte njė ndjesi e kėndshme dhe e gjatė, qė bėnte tė eksitoheshe mbase mė tepėr se vetė ai brenda. Dhe kjo ndodh vetėm nė rastin kur sheh dikė tjetėr, apo kur krijon nė mendje tablonė e zbuluar tė njė krijese magjepsėse si ajo. Ndryshe, kur je vetė nė atė rol, siē i ndodh rėndom ēdo mashkulli, i hutuar nga tėrėsia femėrore e dorėzuar para teje, rrėmbehesh nga dėshira pėr tė shijuar gjithēka njėherėsh. Dhe padashur shuan zjarrin e pasionit, pa arritur tė digjet deri nė fund energjia e kėnaqėsisė.
Vonė, kur Medi Bali doli andej me krahėt fluturimtarė tė suksesit, na ftilloi gjithė frymėzim: Se ai pushi i zi i kėmbėve tė bardha, qė fillonte te nyejt e saj, nuk shkonte veēse deri te gjunjėt e rrumbullt dhe mė sipėr rrallohej krejt. Pėrsėritej edhe njė herė nė krye, me njė dendėsi e bukuri, qė as faqja me pisha e malit tė Dardhės nuk e kishte hijeshinė e asaj pamjeje. Pastaj ai na tregoi se ballakumet e bėshme tė gjoksit tė saj, ishin aq tė ėmbla e mbresėlėnėse, sa nuk mund t’i gjeje nė asnjė ditė vere tė Elbasanit. “Apo ē’rėnkonte aq bukur! Mė kėnaqi shpirtin! Kėto katunaret tona s’dinė fare tė rėnkojnė.” Ai u shpreh me krenari se kishte arritur kulmin e kulmeve tė lumturive tė kėsaj jete: “Tash, edhe me vdekun qysh sot, nuk bahem pishman, pasi shkoj krejt i kėnaqun nga kjo botė... Hallall tufa me pare!...”
Por me bujarinė e tij tė tepruar, Medi Bali e pėsoi keqas njė ditė. Sapo kishte tėrhequr rrogat pėr t’i shpėrndarė. Dhe dikush qė u suall pėrqark tij, kur s’e kishte mendjen, i vodhi nga ēanta njė top me kartėmonedha mijėshe. Ai u bė pėr tė vrarė veten. Dhe qysh nga ajo ditė, nuk ishte mė nė gjendje, qė me shuma tė mėdha tė hollash, tė shijonte kėnaqėsi tė tjera, aq tė rralla.
Tashmė i kisha kaluar tė gjashtėmbėdhjetat dhe kostumi i bollshėm i babait mė qėndronte mė mirė. Por ai ishte vjetruar, aq sa nuk mund tė kthehej nė anėn tjetėr. Me kursimet e pakta tė rrogave tė para, bleva tri metra stof. Ishte gri i thellė, me viza tė lehta dhe nuk mė kushtoi shumė. Dyqani i sharrėtarėve, tregtonte mallra me triskėn e veshmbathjes. E qepa nė Elbasan dhe e vesha menjėherė, pėr tė shuar edhe merakun e pėrhershėm tė paraqitjes estetike. Kursimet e tjera ia postoja nėnės, herė pas here nga pak. Veē tė tjerave, paguaja edhe shoferėt gjatė udhėtimeve tė shpeshta, pėr tė tėrhequr e kthyer filmat. Rrogat e sferės sonė ishin vetėm frymėmbajtėse.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA