krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 22

Home
Curiculum

22
Atė mėngjes fundqershori u zgjova broftas, me ndijimin e sigurt, se kishte ardhur Klea. Hodha sytė instinktivisht te dritarja pėrkarshi dhe atė ēast pikasa me habi, se ajo hapi kanatin pėr tė ajrosur dhomėn. O perėndi, ē’ishte kjo telepati?!... Fėrkova qepallat, mos isha ende nė gjumė dhe zgurdullova sytė. Vajza qė po shihja ishte pikėrisht Klea. Prita njė grimė herė. Por ajo nuk po vėshtronte pėrpjetė. Mbase nuk i shkonte fare ndėr mend, se ai djali i kinemasė sė Hotolishtit me sytė aq ngjitės, ishte aty afėr dhe po e vėzhgonte. Doja tė mė shihte patjetėr. Pėr tė konstatuar, nėse sytė e saj do tė ngjiteshin sėrish te sytė e mi, si vitin e kaluar. Apo mos tashmė ishin ngjitur te dikush tjetėr andej nga Korēa... Nuk m’u durua dhe i tėrhoqa vėmendjen me njė kollitje tė zakonshme. Por mė doli mė e fortė nga ē’duhej dhe aq fallco, sa edhe ajo e kuptoi qė e bėra qėllimshėm. Mė kundroi me habi, qeshi dhe u tėrhoq brenda dhomės. Buzėqeshja e saj mė kėnaqi dhe filloi tė mė rrahė zemra me ca regėtima hareje tė pazakonshme.
Siē dukej, Klea me tė ėmėn kishin ardhur nga Korēa mbrėmjen e kaluar. Ditėt e fundit isha ftilluar shpesh, pse nuk po vinte ajo kėsaj vere. Dhe pėr tė nuhatur ndonjė informacion tė saktė, kisha pyetur xha Pandin, pėrse mori dhomė te pallati i familjarėve. Mė ishte gjegjur se priste familjen kėtė muaj. Dhe kjo mė vuri nė vėzhgim tė shpeshtė, deri te ky mėngjes i bukur me diell, kur fytyra e Kleas u shfaq te korniza e dritares si njė diell i vogėl aq shumė shkėlqimtar.
Qė nga ai ēast ėndrrat dhe qėllimet e mia u pėrmbysėn tė gjitha njėherėsh dhe vetėm njė dėshirė kisha: tė shoh Klean. Mezi prisja rastin kur ajo tė vinte nė kinema, qė tė kisha mundėsi ta kundroja nga afėr. Dhe ja, pa kaluar as dy ditė, xha Pandi mė pyeti pėr filmin “Fati i njeriut” tė afishuar te tabela:
- E mo djalkė, ėshtė i bukur ky film?
- I mrekullueshėm! - xha Pandi - Ka fituar ēmimin e parė nė festivalin ndėrkombėtar tė filmave. Nė Elbasan u vranė pėr bileta, po edhe kėtu ka dy ditė qė mbushet kinemaja plot... - ē’mund tė thoja mė tepėr, pėr ta nxitur tė sillte Klean, qė pas njė viti tė ēmallesha me atė kaltėrsinė e syve tė saj si ujėrat e Jonit.
- Na mbaj ndonjė stol andej nga fundi, se mund tė sjell edhe plakėn sonte! – tha me atė zėrin e vet tė trashė, pa pėrmenduar vajzėn.
Por unė e dija se drenushja plakė, e bujtur nė kėto pyje prej dy netėsh, nuk mund tė vinte nė kinema pa sorkadhen e saj. Dhe qysh herėt, bėra tė gjitha pėrgatitjet, duke filluar nga veshja, krehja e deri te lustrimi i kėpucėve. Madje vendosa edhe njė pasqyrė anėsore te dritarja e vogėl e vėzhgimit tė kabinės. Nė mėnyrė qė, atė mbrėmje tė shėnuar, ta sodisja sa mė gjatė.
Shkova para kohe dhe prita me ankth ardhjen e Kleas. Mė mbetėn sytė nga dera e saj, derisa dolėn tė tre dhe u nisėn drejt rrugės me kalldrėm. Dhe ja, njė bluzė e bardhė shkėlqeu mbi supet e saj qė nga larg. Si zakonisht, nė verė ajo kishte qejf t’i hidhte krahėve veshjet e trasha tė mbrėmjes. M’u duk se po ēapej vėrtetė me hap sorkadheje, kur e shihja tek kėrcente lehtas mbi gurėt e kalldrėmit qe e sillnin drejt meje. Ardhjen e saj, e ndiqja disi i hutuar te porta e madhe, ku fusja shikuesit. Kur Klea u afrua te shkallėt, ndjeva se isha mjaft i dobėt pėr t’i bėrė ballė fuqisė magjepsėse tė saj. Ndaj dhe zemra filloi tė mė rrihte me njė forcė tė trefishuar e mbase mė ndryshoi edhe ngjyra e fytyrės. Ajo ishte rritur, shėndoshur e zbukuruar. Aq sa, artistet e filmave qė kisha shfaqur, zbeheshin pėrpara saj. Ia ngjita sytė me njė vėshtrim tė dridhshėm dhe prita reagimin. Sytė e saj tė mėdhenj mė shigjetuan njė grimė, siē mund tė shohė sorkadhja e trembur gjahtarin nė pyll dhe u ulėn shpejt mbi shkallare. Pastaj shtrėngoi buzėt me njė nėnqeshje tė lehtė, nga e cila m’u krijua njė ndjesi e kėndshme. I dhashė dorėn mama Thinės, me ata xigomatikė tė gjerė e me flokė mjaft tė thinjur, duke i uruar mirėseardhjen. Pastaj Kleas ia mbajta pak mė gjatė, me njė shtrėngim tė lehtė, pėr tė cilin e ndjeva veten fajtor, qė u nxitova. Mund ta merrte pėr keq e tė mė quante horr. Por, nė fund tė fundit, dashuria nuk mund tė shprehej pa dhėnė asnjė sinjal. Kėtė e bėnte edhe zogu i dashuruar sipėr degėve, qė i cicėronte zogėzės e puliste krahėt para saj…
Pastaj xha Pandi u priu pėrpara, krejt serioz tani qė ishte shoqėruar me to. Shkova pėr t’i ulur te vendi i zgjedhur, brenda rrezes ku i kapte pasqyra. Dhe pasi u mbush salla, u ngjita nė kabinė me emocione mė tė ndjeshme, nga ato qė kisha provuar, kur bėra shfaqjen e parė nė Hotolisht. Thashė me vete, do zoti sonte nuk kėputej filmi ndonjėherė. Tė mos mendonte ajo se isha i paaftė nė profesion. Dhe fatmirėsisht kjo nuk ndodhi. Kopja e ardhur ishte e pakonsumuar. Gjatė shfaqjes mė mbetėn sytė te pasqyra, duke pritur ēastin kur projeksioni tė hidhte nė perde pamje tė ndritshme. Tė dallohej mirė profili i saj me atė hundėn e drejtė, si tė skulpturave tė lashtėsisė greke.
Pavarėsisht se ekuinoksi pranveror kishte bėrė barazimin e ditėnetėve, ditėt tani mė dukeshin mjaft tė shkurtra dhe netėt sikur ishin zgjatur tej mase. Prisja me padurim ditėn e re, tė merrja nė duar miken time tė shtrenjtė, fizarmonikėn. Dhe me orė tė tėra tė ushtonte pylli me arra, nga meloditė qė ndėrroheshin mbi tastierė njėra pas tjetrės. Tė gjitha kėngėt i kushtoheshin Kleas. Madje, kur vija re, se ndonjėra e kishte tėrhequr tė dilte nė dritare, e zgjasja, apo e rifilloja pas disa tė tjerave. Duke bėrė qė ajo tė rishfaqej, me tėrė kėnaqėsinė e shprehur prej buzėve tė saj, pėr tė shoqėruar lehtas melodinė. Pak nga pak, muzika, pylli dhe vetmia, na afruan nė njė dialog tė heshtur, tė fshehtė. Flisnin vetėm sytė tanė tė lidhur te njė fije dielli, ku shiheshim sy ndėr sy. Dhe jonet e kėngėve na lidhnin me fillin e tyre valėzues, tė zgjatur nga njėra zemėr te tjetra, pėr sa kohė, s’kishim arritur tė shkėmbejmė asnjė fjalė. Po memecėt, si dashuronin vallė?!… Sa tė vėshtirė e paskėshin pasur, pa hapjen e gonxhes sė fjalėve tė tyre…

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA