krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 17

Home
Curiculum

17
Mė duhet tė shpjegohem, se jo pa qėllim e kam lėnė pėr kėtu, tė tregoj qė babai ynė me gruan e parė pati dy vajza. Njėra prej tyre kishte dalė partizane nė Brigadėn e Nėntėmbėdhjetė dhe jetonte nė Elbasan me tė shoqin oficer. Edhe ai ish partizan i Brigadės sė Parė. Tė dy ishin anėtarė tė partisė. Madje veē kėtyre pluseve biografike, dy kushėrinjtė e parė tė babait, me tė njėjtin mbiemėr, ishin dėshmorė tė dėgjuar nė rrethet e Jugut. Por me sa u duk, njė ėndėrr e keqe kishte pasur aq fuqi, sa t’i kthente pėrmbys tė gjitha. Tė shuante pjesėmarrjen nė luftė, ta bėnte ujė gjakun e tė rėnėve pėr atdhe dhe tė shfuqizonte teserat e kuqe tė Partisė. Sepse njė ėndėrr e keqe, mund tė shndėrrohej nė njė gogol tė madh, tė frikshėm pėr Partinė e ngritur nė qiell me ėndrrat e bukura pėr komunizmin ėndrramadh. Dhe pėr tė jetuar e qetė nė ėndrrat e saj, Partia e komunistėve shqiptarė bėnte pikėrisht kėtė luftė klasore famėkeqe; Eliminonte nga jeta bashkėkombėsit e vet, copėtonte familjet, trishtonte shumė tė tjerė dhe tė gjithėve sė bashku ua rriste pikėllimin.
Motra e Elbasanit dhe motra e saj infermiere nė Gjirokastėr e kishin mohuar babanė pas burgosjes. Dhe vetėkuptohet, ato i kishin shkėputur degėt e tyre prej trungut prindėror. Por edhe ne rrekeshim tė mos ua njollosnim biografinė personale, me damkėn tonė tepėr tė zezė.
Nė kėtė periudhė tė jetės, kur prej muajsh sillesha rrugėve pa njė punė fitimprurėse dhe duhej patjetėr t’u bėhesha krahė nėnės e vėllezėrve tė vegjėl, arrita nė pikėn fatale. Pėrbrenda mė ishte lartėsuar njė brengė e pamasė, gėrryese dhe e padurueshme. Aq sa, u ndjeva krejt i humbur dhe pa asnjė rrugėdalje nė qytetin ku linda. U orvata ta bind veten, se isha pėr sistemin, po aq i nevojshėm, sa edhe njė kovė ujė nė det. Boll durova, thashė me vete, deri kėtu e pagova shtrenjtė fėmijėrinė time. Ēastet e mia mė tė lumtura pushojnė nėpėr hithra, gėzimet e mia mė tė gjelbra dremisin nėpėr lėpjeta, hovet mė tė mėdha tė shpirtit tim flenė nėn guaskat e molusqeve tė ngjitura pas shkėmbinjve tė detit. Ndonėse isha lidhur shpirtėrisht dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme me Jonin valėndritur, mė nė fund i thashė vetes: Largohu prej kėndej, ik sa mė tutje, shko diku tjetėr, vrapo, fshihu, mos rri pa punė rrugėve, njė ditė ata do tė tė fusin edhe ty nė burg...
Kuturisa t’i shkruaja motrės Naxhie njė letėr tepėr prekėse. Shpjegoja nė tė, se kisha bėrė edhe unė diēka pėr biografinė personale me tri “S”-tė e mia. Dhe i lutesha tė mė gjente ndonjė punė aty, mbase edhe nė profesionin e kinomekanikut qė kisha mėsuar. Pėr kėtė qėllim, i kisha marė Dautit njė vėrtetim me vulėn e kinemasė.
Ajo u vu seriozisht nė lėvizje dhe mė ktheu pėrgjigje tė nisesha menjėherė pėr nė Elbasan. Pikėrisht kėtu fillon edhe mėrgimi im i pėrjetshėm, duke u shkėputur pėrgjithmonė nga trungu familjar dhe nga Saranda ime e bukur buzė Jonit ujrakthjelltė.
Nėna mė dha rezervėn e paktė tė parave pėr rrugė dhe u nisa. Isha njė djalosh me fytyrė fisnike, por me pamje patetike. I zymtė e i zhytur nė mendime. Isha njė skllav i pėrbuzur i skllavėrisė sė regjimit, i paushqyer, i rraskapitur, viktimė e pafajshme e kohės mizore. Sapo kapėrceva qafėn shkėmbore tė malit tė Gjashtės pėr tė mos u kthyer mė, m’u kujtua kėnga: “Kapėrceva male me gurė, moj nėna ime/ do mė marrė malli shumė, moj nėna ime!” dhe m’u mbushėn sytė me lot.
Sipas adresės sė letrės, shtėpinė e motrės Naxhie e gjeta pa vėshtirėsi. Gjendej nė rrugė kryesore dhe njihej nga banorėt e afėrt.
Motra me nėnė tjetėr mė priti ngrohtėsisht, ndonėse na kishte qėndruar larg prej vitesh. U pėrpoqa tė bėj pėrngjasimin e saj me ndonjė fotografi qė na gjendej nė shtėpi, apo me kujtimet e fėmijėrisė nė shtėpinė e gjyshit nė fshat. Solla ndėrmend fytyrėn e asaj kohe, kur e veshur si gogol me mushama tė zi, ajo mė trembi tek lahesha nė lumė. Donte tė mos shkoja vetėm, se mund tė mbytesha sėrish dhe mė rrėmbeu kovėn me tė cilėn peshkoja cironka. Mė pas ajo la gėrshetat e prera nė dyshek dhe u bashkua natėn me vajzat partizane. Tani kishte ndryshuar mjaft dhe ishte me tre fėmijė.
Pėrshtypje befasuese mė krijoi i shoqi i saj, Xheviti, duke u shfaqur para meje aq gazmor. Ai u justifikua pėr barrikadėn biografike, duke mė shpjeguar se do tė mjaftonte njė vizitė e tij me gruan nė Sarandė, pėr t’i pėrjashtuar tė dy nga partia. Apo t’i krijoheshin probleme nė repartin ku ishte oficer, siē kishte ndodhur me tė tjerė. Krejt normale. Kisha njohuri tė bollshme nga ngjarjet e luftės klasore dhe i dhashė tė drejtė.
Tė nesėrmen shkuam me Naxhien te zyrat e bashkimeve profesionale tė qarkut, ku ajo kishte biseduar pėr mua. Pas njohjes me ta dhe formaliteteve tė rastit, si vėllai i njė anėtareje tė Partisė, mė dhanė shpejt shkresėn. Emėrohesha kinomekanik nė sharrėn e Hotolishtit, qė varej nga qarku i Elbasanit.
Prej ngazėllimit tė tejskajshėm, qė mė shkaktoi ajo copė letėr me makinė shkrimi dhe vulė, m’u duk sikur papritur mė mbinė flatrat nė shpirt. Fillova tė ėndėrroj: Do tė shkoj nė atė vend tė largėt, do tė futem midis tė panjohurve dhe do tė bėhem edhe unė njėri prej tyre. Isha gati tė nisem me kėmbė, ndonėse gjendej njėzetekatėr kilometra larg. Qysh atė paradite u ndava me motrėn dhe, sipas porosive, shkova te parku i kamionėve pėr tė gjetur ndonjė mundėsi. Skodat vejevinin shpesh te sharra, ku ngarkonin trupa pėr kombinatin e drurit. Dhe arrita aty pėr mė pak se njė orė.
Mjedisi ishte pothuaj identik, me atė vargun e barakave tė drunjta tė Kokėrdhokut nė Mat. Ndryshimi i vetėm, sektori i sharrės sė Hotolishtit, ishte ngritur nė dy anėt e rrugės nacionale Elbasan-Korēė, buzė lumit Shkumbin. Rretheqark barakave silleshin njė mori njerėzish me veshje karakteristike tė zonės, shallvare leshi tė zeza dhe qeleshe tė bardha. Disa kishin nė kėmbė opinga tė ēuditshme, tė bėra prej gomave tė makinave, tė lidhura me tel, qė ngjanin si lundra tė vogla. Stabilimenti ishte vendosur mbi njė kodrinė, bashkė me teleferikun e shtrirė nė lartėsi, deri nė majat shkėmbore tė malit tė Dardhės. Kamionė tė markave “Skoda” e “Zis” tė ngarkuar me trupa ahu dhe dėrrasė, dilnin nga sharra pareshtur.
Gjuha e theksuar gegėrishte, mė goditi nė vesh, sapo pyeta pėr kryetarin e bashkimeve profesionale. Mė thanė ta kėrkoja te klubi, se rrallė qėndronte nė zyrė. Saktėsisht aty e gjeta. Te klubi i veshur me kompesata dhe i shtruar me dėrrasa. Pinte fėrnet me dy persona tė tjerė. Ishte njė fytyrėlarash me dhėmbė tė prishur, tė nxirė nga duhani, por tip gazmor. Sapo lexoi shkresėn, kėrceu nga karrigia dhe mė shtrėngoi dorėn fort.
- Po shyqyr bre, qė u gjet ma sė fundi dhe operatori pėr aparatin tonė! Ja, pra, tash e tutje kena me pa filma edhe ne tė sharrės... - u tha shokėve nė tryezė dhe u kthye sėrish: - Ulu, ēa do me pi?
- Faleminderit, pi vetėm ēaj dhe ha bukė. Alkool s’kam provuar ndonjėherė... - u gjegja me padurimin e kureshtjes pėr tė parė aparatin, me tė cilin do tė punoja.
- Kėtu ke me u ba osta, se e hek vendi dhe s’ke ēa me ba tanė ditėn! - qeshi ai
Vura buzėn nė gaz, pėr t’i bėrė qejfin shefit tim tė ardhshėm. Ai e ktheu me fund gotėn qė kishte pėrpara. Shoi cigaren te hirnorja me njė mori bishtash dhe u kėrkoi leje shokėve.
Shkuam te zyrat, ku ēeli derėn e vet, mbi tė cilėn ishte shkruar: “Bashkimet Profesionale tė Ndėrmarrjes sė Sharrės Hotolisht” Pasi ēeli dhe dollapin e madh dykanatėsh, nxori dy valixhe mesatare dhe njė kuti metalike tė rėndė. I hapa menjėherė dhe pashė se projektori, altoparlanti dhe transformatori ishin tė markės ruse “Odesa”. Kisha tė bėja me njė aparaturė kinematografike portative, pėr filma tė dimensionit gjashtėmbėdhjetė milimetra, tė cilėn nuk e kisha parė ndonjėherė. Aparati italian i Sarandės ishte pėr filma tridhjetepesėmilimetėrsh dhe mjaft i madh. Nė vend tė karboneve dritėverbues, ky aparat punonte me llambė projeksioni. Ishte mė i thjeshtė, por duhej mėsuar pėrdorimi. Ndaj dhe u stepa pakėz, por nuk lashė tė kuptohej asgjė.
Bashkė me kryetar Qemalin, i ēuam aparaturat te kinemaja, qė ishte njė barakė e gjatė e pėrdorur pėr mbledhjet e kolektivit. Kabina e ndėrtuar sipas ndonjė projekti tė kopjuar pėr kėtė qėllim, i kishte edhe dritaret e vogla tė projeksionit. Gjithė atė ditė vendosa pajisjet nė vendet pėrkatėse. Pastaj pashė mundėsinė se si mund ta pėrdorja atė aparat. Rruga e kalimit tė filmit ishte shėnuar nga fabrika nė kapakun e projektorit dhe tė tjerat i studiova me kujdes te skicat e njė udhėzuesi nė formė broshure. Bėra provat e nevojshme pa film dhe konstatova se gjithēka funksiononte nė rregull. Mė duhej vetėm tė shkoja te kinemaja e Elbasanit, pėr tė siguruar furnizimin me filma tė kėtij dimensioni. Siē mė kishin udhėzuar ata tė bashkimeve profesionale tė qarkut.
Shkurt, erdhi mbrėmja tė shfaqja pėr sharrėtarėt, qė kishin mbushur sallėn, filmin e parė. Ishte njė prodhim rus i titulluar “Xhulbars”. Subjekti kishte tė bėnte me njė qen kufiri shumė tė zgjuar dhe rojat kufitare. Sa herė qeni hidhej mbi shkelėsit e kufirit, salla ushtonte nga zėrat e rrėmbyer prej ngjarjes. Shumė syresh, tė ardhur nga zonat e thella malore, s’kishin parė kurrė film. Pas shfaqjes, disa erdhėn te kabina pėr tė parė qenin, qė tregonte nė perde “pasqyra e kinemasė”. U tregova shiritin e ngushtė tė celuloidit, ku ishte qeni. Por mblidhnin supet mosbesues. Nuk ua rrokte mendja kurrėsesi.
- Jo, bre, njai qen sa nji gomar, s’asht e mundme me hy n’atė rryp!... - tha njėri me qeleshen rrasur gjer te veshėt.
Tė tjerėt qeshėn. Por diēka tė turbullt kuptuan netėve qė pasuan.
E ndjeva veten vėrtetė tė lumturuar, qė arrita tė bėj njė punė tė tillė. Dhe sidomos nė njė vend tė largėt, ku nuk mė dihej damka. Para sė gjithash, ndjesia e njeriut tė pėrbuzur, filloi nga pak tė mė zėvendėsohej me njė lloj krenarie. Pėrveē punės, kėtė gjendje shpirtėrore ma krijonte mosha edhe qenia qytetar mes njerėzve tė maleve, qė mė shihnin me kėnaqėsi e mė dėgjonin me vėmendje. Madje edhe mė bindeshin, kur thėrrisja ndonjėrin nga tė rinjtė pėr tė mbartur kutitė metalike tė filmit, apo tė pastronte kinemanė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA