krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 16

Home
Curiculum

16
Ashtu si nisja nga aksioni, edhe arritja nė qytetin jugor, u bė pa bujė. Dy kamionė tė ngjeshur kthyen rrugėn pėr nė Konispol. I treti qė mblodhi djemtė e paktė dhe vajzat e Sarandės, ndaloi para komitetit tė rinisė. Pritėm aty me padurim, derisa u bėnė formalitetet e dorėzimit tė “mallit”. Lizėn e morėn nė dorėzim shėndoshė e mirė. Por, duke e ditur se masazherėt e Sarandės druheshin prej saj, ajo kėrkoi me ngulm tė kthehej sėrish nė Kokėrdhok, me ndonjė brigadė tjetėr. Ishte pasdite. Dhe duke nxituar me time motėr pėr tė shuar mallin, nuk u ndalėm askund. Nėna e shtrenjtė nuk dinte asgjė pėr arritjen tonė. Kur na pa te dera, u turr e befasuar dhe na lagu me lot, duke na puthur gjatė, derisa u ngop.
- Ah, zogjtė e mi, u kthyet pak mė tė rritur, po mė tė tretur nga ē’u nisėt! - tha ajo duke mos na i ndarė sytė pėr asnjė ēast dhe na fėrkoi dy-tri herė me dorė shkronjat “S”qė kishim nė gjoks. - Pėr kėto gjarpėrushe tė verdha shkuat e u lodhėt aq larg... Po s’ma merr mendja se do ua shohin me sy kėta tė kėtushmit...
Nėna tha tė vėrtetėn. Tė nesėrmen dola nėpėr qytet dhe u solla gjithandej me gjarpėrushet e mia nė gjoks. Por mbeta i pakėnaqur nga shpėrfillja e tė njohurve dhe kalimtarėve, tė cilėt nuk shprehnin pėr to as habi dhe as vlerėsimin e pritur. Atėherė, pas dy ditėsh i hoqa dhe shkova nėpėr barakat e vogla, ku kisha lėnė krehrat. Ishin shitur fare pak. Madje, ndonjėri i kishte hedhur nė rrangullat e dyqanit. Vura re me kėrshėri te xhamat e zyrės sė komunales. Aty ishte pėrkulur mbi makinėn e shkrimit njė vajzė e re. U ēmalla vetėm me Agushin, i cili nuk ishte zgjedhur mė tej sekretar rinie, pėr shkak se ishte bėrė baba.
Pas njė jave u thirrėm sėrish nga komiteti i rinisė pėr njė aksion tjetėr. Gjatė njė muaji do tė mblidhnim pambuk nė arat e kooperativave tė Vurgut, me premtimin, se mė pas do tė na sigurohej ndonjė punė e pėrhershme. Tashmė krahėt tanė tė papaguar ishin regjur nga dielli. Stomaku, po ashtu, na ishte mėsuar me garuzhdėn e fasules dhe copėzėn e bukės sė misėrt. I shtyrė nga shpresa e pashuar, shkova me ata pak vullnetarė, qė dolėn pėr kėtė angari tė re. Motrėn nuk e la nėna.
Arave tė Bamatatit dhe fshatrave tė tjerė, mbusha shumė thasė me pambuk. Dhe duke mos arritur tė shuaj urinė me pėrsheshin e dhallės sė kooperativės, nė njėrėn nga arat e mbjella me susam, hėngra disa grushte nga kokrrat aq tė shijshme tė kėsaj bime. Natyrisht, pa e ditur se kultivohej pėr t’u pėrpunuar si medikament mjekėsor nė pastrimin e organeve tė tretjes. Pėr hir tė argumentit mė duhet tė tregoj, se dy ditė me radhė mbeta me pantallonat nė dorė, nga ajo spirrė e ujshme e provokuar pa dashje. Dhe sa herė dėgjova tė flitej pėr susamin, kujtova namin qė lashė atėherė, duke vrapuar kanaleve e shkurreve.
Ashtu si me premtimet e mėparshme, edhe kėsaj here komiteti i rinisė nuk pati aq fuqi, sa tė na siguronte nga pushteti i qytetit ndonjė punė me pagesė. Prita disa ditė pritjesh te dera e kryetarit tė komitetit ekzekutiv, Tahir Gremi. Derisa hyra dhe ia shpalosa shkurt tė gjitha hallet. Madje i tregova edhe dokumentin e tri “S”-ve. Por fjalėt e mia ishin si lopatat e njė varke qė ka ngecur nė rėrė. Zhgėnjimi im u bė mė i madh dhe dėshpėrimi po ashtu.
Pak metra poshtė banesės sonė, ishte kinemaja e qytetit. Nga shkallėt e gurta tė shtėpisė, dėgjoja shpesh kėngėt e kinomekanikut Daut. Kėndonte me zė tė lehtė kanconeta italiane te dritarja e kabinės, ndėrsa pėrgatiste bobinat e filmit pėr shfaqjet e pasdites. Burri i martuar, afėr tė dyzetave, kishte njė portret ngjyrė mulati me balluke tė ndritshme, tė lyera me vaj flokėsh. Shpesh, me sytė jashtė dritares sė hapur, afronte shiritin e filmit te buzėt pėr ta puthur. Nga njė vėzhgim i kujdesshėm, kuptova se kėngėt e vibruara me zėrin e tij prej tenori, i drejtoheshin njė vajze tė re. Pikėrisht nė kohėn kur ajo dilte pėr tė pastruar me orė tė tėra shkallėt dhe oborrin e vogėl pėrballė kabinės sė kinemasė.
I tėrhequr nga profesioni i Dautit dhe mė pak nga kėnga e tij, shkova ta takoja. Shpresoja se mund tė mė pranonte si ndihmės, pėr tė mėsuar aparatin italian “Ēinomekanik”, me tė cilin dukej aq i lumtur. U shpreh me keqardhje, se e kishte njė ndihmės. Nevojitej vetėm njė pastrues pėr sallėn, me shpėrblimin e vetėm, tė shihte filmat gratis. Pranova. Kisha besimin, se ashtu si herėt e tjera, do tė mė ndihnin aftėsitė pėr tė bėrė disa gjėra qė i duheshin edhe atij. Riprodhova afishet e ardhura, qė viheshin te tabela kryesore e kinemasė, pėr t’i ngjitur edhe nė pika tė tjera tė qytetit. Kjo i interesoi mjaft Dautit dhe mė siguroi menjėherė materialet e nevojshme.
Pasi fshiva disa ditė sallėn e spektatorėve, fillova tė mėsoj edhe kthimin e filmave e tė pėrdor aparatin e madh me karbona. Por gjithmonė nė prezencėn e tij. Ai mė dėrgoi disa herė, t’i ēoja pusullat vajzės qė dėgjonte me pasion kėngėt e tij. Madje njė mbrėmje, pas shfaqjes sė filmit, kur e futi topolaken mendjelehtė nga dera e prapsme e sallės me drita tė fikura, mė la tė ruaja pėrjashta. Po tė afrohej njeri, tė trokisja, qė ta nxirrte nga dera e pėrparme.
Ndonėse paksa e habitshme, po intimitetet dashurore tė njerėzve, me tė cilėt kisha pasur tė bėj nė atė moshė, shpesh mė kishin afruar edhe shpirtėrisht me ta. Kryesisht pėr besnikėrinė nė ruajtjen e sekretit tė tyre.
Dauti bėri ē’ishte e mundur pėr tė mė dhėnė profesionin, por s’mund tė mė paguante. Nuk kishte ndihmės nė organikė dhe as kinema tjetėr ku mund tė punoja. Sidoqoftė, doja ta kisha kėtė profesion. Pavarėsisht, nėse mund tė mė besohej njė punė e tillė, nga syri pėrbuzės, me tė cilin vijonin tė mė shihnin pushtetarėt qė u kėrkoja punė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA