krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 15

Home
Curiculum

15
Faqekuqja gjoksmadhe, me kofshė e kėmbė tė trasha, qė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithėve, ishte njė vajzė nga Lagjja Limjon e Sarandės dhe quhej Liza Pani. Kur e pashė ditėn e parė, qė zbriti nga “Zisi” me vajzat e tjera tė brigadės, mė bėri pėrshtypje qė kishte ardhur edhe ajo nė aksion. Kishte nam tė keq dhe nga ky shkak ime motėr me vajzat e qytetit nuk i afroheshin. Po kėtu nė aksion ishin tė detyruara tė flinin nė njė barakė dhe s’kishin si tė mos komunikonin.
Nė njė paradite me qiell tė vrenjtur, mė ra nė sy Vjollca me dy shoqe tė kuzhinės, tek vraponin tė alarmuara pėr nė fjetoren e vajzave. U bėra kureshtar tė shoh ē’kishte ndodhur. Nga dera gjysmė hapur e fjetores, pashė Lizėn tė shtrirė nė katin e poshtėm tė krevatit tė drunjtė tip marinari. Pėrpėlitej, sikur t’i kishte marrė trupi zjarr. Gjestikulonte si ndėr ethe, gulēonte e shpėrthente kohė pas kohe me aq forcė, sa i hidhte tutje vajzat qė e mbanin shtrėnguar nga duart e nga kėmbėt. U thirr aty edhe infermierja e sektorit. Pas shumė pėrpjekjesh pėr ta zotėruar, ato filluan ta fėrkonin nga gjoksi e nga barku. Vetėm atėherė Liza zuri tė qetėsohej. Infermierja tha se mund tė ishte krizė histerie, por edhe sėmundje toke. Ajo shprehu domosdoshmėrinė, qė ta ēonte pėr njė vizite tė mjeku i Ulzės. Atė ēast motra i vetėtiu sytė nga dera e fjetores dhe ma bėri me dorė tė largohem.
Tė nesėrmen, rreth drekės, Liza u kthye nga Ulza. Infermierja raportoi gjendjen shėndetėsore tė vullnetares te komandant Pėrparimi dhe normisti Kolė Gjini. Mjeku i kishte thėnė Lizės: “Duhet tė martohesh, tė mos kesh probleme tė tilla.” Pasi mori edhe njė kurė antihisterike, e thėnė mė shkoqur: antiputanike, u vendos qė Liza tė punonte pastruese nė zyrat e shtabit tė sektorit. Zgjidhje kjo, pėr tė mos krijuar shqetėsime te vajzat nė frontin e trasesė.
Tani normisti, nė zyrėn ngjitur, pėrkulej mė gjatė mbi shifrat e normave. Sakaq Liza fshinte deri nė tavan rrjetat e padukshme tė merimangave, duke u zgjatur pėrpjetė, sa i ngjitej fustani te vithet. Lante shumė herė dyshemenė me sukull, duke u ulur pėrballė tij gjinjzbuluar e gjunjzbuluar. Shtrydhte leckėn nė kovė, duke u pėrkulur mbrapsht pėr tė ekspozuar deri nė thellėsi kofshėt e bardha me tule tė bollshme. Merrte pluhurin e xhamit mbi tryezė, duke afruar kodrat e gjoksit tė mbrujtur e bardhosh ngjitur me hundėt e tij. Futej deri poshtė tavolinės sė punės dhe e kapte ku tė mundte pėr ta spostuar. Pastaj, kur sėmundja e vinte poshtė, Kolė Gjini mbyllte derėn pėr t’i bėrė masazhet e domosdoshme. Pak nga pak Liza arriti tė qetėsohej tėrėsisht. Por tani ndodhte qė shqetėsimet t’i shkaktonte qėllimisht. Sepse ajo ishte nga ato vajza, qė ndizen flakė qoftė edhe prej vėshtrimit mashkullor. Aty, nėpėr zyra, Liza filloi tė vinte nė pėrdorim edhe fjalorin e saj karakteristik. Aq tė pasur me humor vulgar, sa normisti dhe komandanti i sektorit shkuleshin gazit. Madje njė herė dėgjova rastėsisht t’i thoshte Kolės: “ Ta dini ju burrat, sa tė mirė e sa tė ėmbėl e keni, nuk na e jepni ne, po e mbani pėr vete!” Pėr herė tė parė nė jetėn time u mahnita, se si mund tė fliste njė femėr me burrat kaq shkoqur dhe fjalė kaq banale.
Dukej sheshit, se prania ime nuk krijonte problem pėr ta. Por duke abuzuar shpesh me bashkėqytetaren time, nė kushtet e afėrsisė ku punoja dhe si kompensim pėr shkeljen e ndjenjave tė patriotizmit lokal, Kolė Gjini filloi tė bėhej mė i afėrt me mua. Zgjatej nė biseda dhe tregohej i gatshėm pėr ēdo lloj ndihmese. Kėsisoj edhe druajtja prej meje u iku tė dyve, aq sa, mund tė pickoheshin e tė kilikoseshin krejt ashiqare.
Me afrimin e muajit tė gjashtė, shtabi i sektorit publikoi nėpėr brigada listėn e vullnetarėve tė shpallur “Sulmues” dhe shpėrndau vėrtetimet pėrkatėse. Midis tė shpallurve gjashtė herė sulmues, vėrtetimi im, nė njė copė letėr vizatimi, kishte shėnimin e shkurtėr: “Shpallet tre herė “Sulmues” ne H.Ē. Enver”. Vlerėsimi ishte bėrė pėr muajt e punės nė hapjen e rrugės. Po edhe me kaq, isha i kėnaqur. Nė Sarandė do tė mė shihnin gjoksin e lulėzuar me tri “S” tė verdha, jo ballin e damkosur me “A” tė zezė...
Sapo morėm dokumentin pėr trofetė simbolike, vrapuam te baraka e Ulzės, ku shiteshin germa “S” tė verdha, me madhėsi sa njė pullė poste. Dhe po aq shpejt i qepėm nė gjoks. Pas dy ditėsh arritėn nga Saranda edhe kamionėt e zbuluar “Zis” pėr tė na transportuar sėrish si thasė me patate. Por kėsaj here, me ndryshimin e nisjes nė gusht.
Ishte njė mėngjes me diell pėrcėllues, qė tė binte nė kokė. Kishin hipur tė gjithė vullnetarėt e brigadės mbi karroceri dhe po bėhej apeli i fundit. Emri i Liza Panit u thirr nga komandant Fuati shumė herė, por ajo nuk u pėrgjigj asnjėherė. Zbritėn disa, pėr ta kėrkuar gjithandej sektorit dhe u kthyen duke mbledhur supet. Vullnetarėt, e mėrzitur nga vonesa, kėrkonin me insistim nisjen pa Lizėn.
Komandant Fuati shpėrtheu me nervozizėm:
- Unė s’kam ndonjė Lizė tė tepėrt pėr t’ia dorėzuar komitetit tė rinisė dhe familjes. Po tė ketė ndonjėri nga ju, le ta sjellė, tė nisemi!...
- Dashke dy Liza, qė tė bėjmė edhe dy muaj tė tjerė aksion!... - tha duke qeshur njė zė te kamioni i parė i djemve.
Tė rinjtė e tėrbuar nga pritja qeshėn me tėrsėllimė. Dikush tha ta kėrkonin lart nga pylli. Zbritėn edhe njė herė katėr djem dhe u nisėn pėrpjetė ahishtės. Pas gjysmė ore ata u kthyen vetė i pestė, me Lizėn gati tė arrestuar nė mes.
- Po ku jeshe, moj errmi, pėr shkarpa shkove qė u mėnove kaq shumė?! - ia priti njėri nga konispolatėt.
- Raē e vrava glunė, klava, klava, sa u shkleva. - e shpotiti Liza Pani me tė folmen e tyre ēame.
- As u vrave, as klave, po vajte u shkleve se deshe ēomage! - ia ktheu ai.
Plasi gazi me jehonė.
- Moj gjunahqare, Kola ka krevat me sustė, pse vajte u ndėve nė tokė? - pyeti tjetri.
- Sėmundla e tokės ashtu e do!... - ia priti i pari.
Po Liza qeshte e nuk e ēante kokėn prej romuzeve, qė i hidheshin nga karroceritė e mbingarkuara. Duke tundur prapanicat e bėshme, tė avulluara prej masazhit nė mes tė vapės, ajo shkoi e hipi nė kamion, sikur tė kthehej nga lavanteria.
Kur kėrkuesit e pyllit hipėn rishtas pėr t’u nisur, thanė se e kishin gjetur Liza Panin tė pleksur keqas pėr herė tė fundit me Kolė Gjinin. Gjethurinat e thata tė ahut i kishin mbėshtjellė kokė e kėmbė, aq sa, s’merrej vesh ku ishte njėri e ku tjetri. Po dukej sikur hungėronin dy derra tė egėr tė zėnė nė lak.
Ishte dhėnė urdhėr, qė kthimi ynė tė bėhej pa zhurmė. Pa shprehur kurrfarė gėzimi pėr ikjen nga aksioni. Dhe ashtu tė heshtur, lamė trasenė e pambaruar tė rrugės, qė dukej si ato vizimet e ndėrprera me tė bardhė nė udhėkalime. Tė tjerė pas nesh, do tė plotėsonin pjesėt e pahapura pėr shkak tė shkėmbinjve. Tė tjerė do tė bėnin urat nėpėr pėrrenj. Tė tjerė do ta zgjatnin rrugėn deri nė Burrel. Dhe tė gjithė do tė vinin vullnetarė nė emėr tė hidrocentralit. Ndonėse vepra nuk kishte nevojė pėr krahėt eshtėrorė tė tė rinjve, po pėr krahėt e ēeliktė tė makinerive. Mirėpo pėrrenjtė e shumtė tė fondeve pėr tė, duhej tė dilnin nga ndėrtimi vullnetarisht i rrugėve dhe nga shtrėngimi i rripit tė shqiptarėve. Qė paratė tė derdheshin pastaj si lumė i madh, pėr t’i bėrė pritėn e madhe lumit tė Matit.
Gjatė zbritjes nėpėr grykėn e thepisur tė Shkopetit, vura re se pamja e digės sė Ulzės nuk kishte arritur ndonjė ndryshim tė madh, nga ajo e gjashtė muajve mė parė. Ndonėse, ekskavatorėt, buldozerėt dhe kamionėt e rėndė punonin ditė e natė. Dhe bėhej zhurmė e madhe nė tė gjitha mjetet e informimit pėr “Dritėn e Partisė” me tė cilėn Shqipėria do tė bėhej “Feneri vigan i Evropės dhe botės.”

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA