krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 14

Home
Curiculum

14
Ai qė quhej “Kėndi i kuq”, ishte njė dhomėz e thjeshtė, ngjitur me zyrėn e shtabit tė sektorit. Nė disa stenda me beze tė kuqe, ishin afishuar citate dhe fotografi revistash nga puna nė hidrocentralin e Ulzės. Dy rafte, tip bufeje tė lyer me bojė bari, mbanin sėrėnditur libra dhe broshura. Kryesisht me fjalime tė drejtuesve kryesorė tė Partisė dhe disa pėrkthime nga letėrsia artistike botėrore, sidomos ruse.
Kisha mbaruar gjashtė orėt e punės dhe gjeta rastin tė hyj pėr tė kėrkuar ndonjė libėr. Normisti i sektorit kishte lėnė derėn hapur dhe diēka plotėsonte te tabelat e emulacionit. Pėrshėndeta Kolė Gjinin, qė e kisha parė disa herė te traseja e nė raportimet e normės para vullnetarėve tė rreshtuar. Ishte djalosh simpatik rreth tė tridhjetave. Kishte flokė tė zinj tė shtruar anash, fytyrė gjatoshe, sy tė mprehtė dhe hundė tipike malėsori. Mbante gjithmonė veshur njė kostum blu tė thellė me vija. Ai mė hodhi njė vėshtrim tė ēastit dhe ma ktheu pėrshėndetjen qetėsisht. Pastaj ktheu shpinėn dhe vijoi tė vendoste shifrat mbi njė tabelė, ku breshka ishte vizatuar si gamile. Mė vrau sytė ajo figurė e pėrēudnuar
- A mund tė bėj njė breshkė mė tė saktė? - theva heshtjen me druajtje.
Kolė Gjini u kthye rishtas dhe mė kundroi njė grimė ngultas me mosbesim.
- Po, more! - tha pas pak duke lėvizur nga vendi dhe mė zgjati shishen e tushit bashkė me penėn redis.
Pėr mua, qė isha ushtruar me portrete njerėzish, breshka ishte punė qė mund ta bėja edhe me sy mbyllur dhe prapė tė dilte e saktė. Ai mė ndoqi me sy kureshtarė e u befasua kur pa, se me pak lėvizje tė penės, mbarova breshkėn me tė gjithė kuadratet e samarit dhe fillova gomarin nė njė letėr tjetėr. Pastaj, pa e pyetur fare, bėra edhe njė kamion “Zis”, me gjithė shoferin si dhe aeroplanin nė fluturim, me pilotin brenda kabinės transparente.
- Heu, bre! - ia bėri Kolė Gjini krejt buzagaz, duke mė matur me sy nga koka te kėmbėt. - Po pse, mor jahu, s’na paske thanė se je pikturist i mbaruem, e na po qesim sytė kėtu, tue ba dhinė pėr breshkė e lopėn pėr gomar?!...
Nuk fola. Vetėm buzėqesha, pėr t’ia lėnė radhėn e fjalės sėrish. Po edhe ai nuk foli mė tej. Doli menjėherė dhe u kthye pas pak me komandantin e shtabit tė sektorit, njė burrė energjik i gjatė e fytyrėgjerė me emrin Pėrparim.
Pasi i largoi sytė i kėnaqur nga ato katėr vizatime, komandant Pėrparimi tha vendosmėrisht:
- Qysh nesėr ti do punosh kėtu!... Kolė, jepi tė gjitha materialet e punės dhe porosit te karpentieri tabela shėtitėse pėr tė gjitha skuadrat e sektorit. - mė shtrėngoi dorėn pėrzemėrsisht dhe u kthye nė zyrėn e tij, te dera ngjitur.
Heshta mendueshėm. Ndonėse ndjehesha i gėzuar, njė pyetje e frikshme mė vėrtitej brenda trurit: “Po damka ime... mė lejon ajo ta bėj kėtė punė?... Fundja, tani jam vullnetar hidrocentrali, a nuk ėshtė kjo njė lloj pudre qė e mbulon tė mos duket?!” Meditova kėshtu dhe sikur u qetėsova. Pasioni i moshės mė nxiste, qė krahėt e suksesit t’i provoja sėrish, ndonėse s’kisha me ēfarė t’i ngjitja tjetėr, veē dyllit qė shkrihej shpejt…
Kolė Gjini mė dorėzoi tė gjitha pajisjet qė gjendeshin aty, bashkė me dollapėt e bibliotekės, pėr tė cilėt u gėzova mė tepėr. Fillova qysh atė ditė tė shfrytėzoj kohėn e lirė. Ishte njė argėtim me tė cilin mund tė gėnjeja mėrzinė, por qė pak nga pak m’u kthye nė pasion tė kėndshėm. Lexova vepra tė Fadajevit, Gorkit, Hygoit, Servantesit... Afėrsisht dyzetė e ca libra pėr tre muaj. Shpejt e ndjeva veten nė njė botė tjetėr, plot ėndrra, dėshira e mendime tė mprehura mirė pėr jetėn. Ndėrkohė, mbusha qindra tabela me breshka dhe gomerė, ku nė samarin e tyre u endėn shumė skuadra, e individė. Dhe mė pak nė karroceritė e kamionėve e nė krahėt e aeroplanėve. Emrat e tyre dhe shifrat e pėrqindjeve, qarkullonin ēdo ditė nėpėr tė gjitha lakadredhat e rrugės Ulėz–Burrel, qė po hapej me krahėt qyl tė rinisė shqiptare; Brezi qė pėrjetonte thellėsisht nėnshtrimin fizik e shpirtėror tė shprehur me vargjet migjeniane: “O vullnete tė ndrydhuna, o vullnete tė shtypuna.“
Normistit simpatik i bėra njė portret dhe komandant Pėrparimit i zmadhova njė fotografi familjare. Tani sytė e tyre mė vėshtronin ngrohtėsisht. Dhe them se kėtė e meritova, pėr arsyen e vetme, se shtabi i sektorit tė Kokėrdhokut u vendos nė krye tė klasifikimit tė sektorėve tė hidrocentralit. Pėr emulacionin e shpėrthyer aty, shkruan disa herė gazetat, buletinet dhe Radio Tirana pėrmendi emrat e tyre.
Ditėt i ndjeva akoma mė tė lehta, kur njė vajzė e hajthme beratase, me njė bluzė me vija zebre tė puthitur pas gjoksit dhe me pamje engjėllore, kėrkoi t’i zgjedh njė libėr. I dhashė romanin e Hygoit “Viti ‘93”. E pėlqeu dhe erdhi sėrish e sėrish. Derisa i bėra njė portret e u miqėsuam. Romantikja nga Lapardhaja mė ftoi dy herė tė uleshim te njė lėndinė me luledele. Nga ai kėndvėshtrim piktoresk dukej pellgu i madh i Ulzės ku do tė krijohej liqeni. Aty komentuam disa nga dashuritė e personazheve tė lexuar. Por nuk arritėm asnjėri tė flasim pėr dashurinė vetjake, sepse na hyri nė mes njė “zagar”.
Nuk e teproj duke e quajtur kėsisoj, po tė pėrfytyrohet njė gagaē, qė hante fjalėt sikur pėrtypte saēma, me njė fytyrė tė skuqur si lafshė kėndezi. Trupin e tij tė ērregullt e kishte mbuluar njė kostum gri me kuadrate tė mėdhenj, si klounėt e cirkut. Ishte i madh nė moshė dhe merrej me bashkimet profesionale tė Ulzės. Nė njė valle popullore e kapi pėrdore kėtė vajzė tė brishtė dhe nuk e lėshoi asnjė ēast. Vinte ēdo pasdite nga disa kilometra larg. Dhe i qepej, si ata larot e rrugėve me sy tė kuq, qė pasi tė marrin erė, vijnė nga prapa e nuk tė ndahen, edhe kur i pėrzė duke pėrplasur kėmbėt. Gjatė tė gjitha valleve ngjitej pas saj dhe i dėrdėlliste pareshtur te veshi. Me aq ngulm, sa sedra e tij nuk prekej edhe sikur ajo t’i hidhte pėrsipėr kovėn me ujin e pistė ku kishte larė tė brendshmet. Dhe ndodhi, qė vajza nga Berati e lagu njė herė me kovėn e ujit, teksa spėrkaste sheshin para hyrjes sė fjetores. Pa ditur se ai e priste i mbėshtetur pas derės.
Nuk di nė cilėn nyje tė shpirtit u lidhėn fijet e tyre tė padukshme, qė mė tej ajo shkoi u ul me tė, te lėndina me luledele. Dhe unė te stolat e mi tė kėndit tė kuq, me zemėr tė thyer. Shumė herė pyeta veten, “Mirė, ai qė sheh te pamja e saj njė zogėz, po ajo ēfarė sheh te pamja e tij prej ariu tė murrmė, mos vallė ndonjė pėllumb?” Me siguri kjo mund tė ishte njė verbėri e ēastit. Dhe mė vonė ajo e braktisi, po tashmė edhe unė kisha bėrė shpirtėrisht tė njėjtėn gjė pėr tė.
Sadoqė i bėja bisht afrimit me Fatriun, krejt papritur, njė pasdite ai u ndal te dera ime. Po mė vėshtronte ngultas, me atė buzagazin e vet tė shtrembėr e shpotitės. Rritja kishte ndryshuar disi pėrmasat e tij, por jo fizionominė aq tė ngulitur nė kujtesė nga koha, kur atė bukėshkalė e ushqeva bujarisht me katėrqindgramshin e triskės sime.
- Mė njeh mua?- tha me njė farė fodullėku.
- Je njė i pabesė, qė nuk meriton tė njihesh dy herė, - ia ktheva me ton tė ftohtė pa e vėshtruar nė sy. - Me njė tė njohur dhe mė le nė gojėn e ujqėrve e nė biēakun e kusarėve...
Pikėrisht nė ēastin kur bėhej gati tė fliste, ndoshta diēka justifikuese, hyri brėnda Kolė Gjini. Fatriu u detyrua tė largohej dhe me ftohtėsinė time tė mėvonshme, nuk i dhashė asnjė mundėsi tjetėr tė afrohej. Miqėsia ėshtė si pema, kur thahet njė herė, s’gjelbėron mė. Pema jonė ngriu dhe u tha para shumė vitesh nga ciknat e borės, kur pėr shkak tė tij mund tė kisha humbur jetėn.
Pas meje, edhe motra shpėtoi nga puna e rėndė. Ajo me dy shoqe, u rregulluan nė kuzhinėn e mensės. Do tė qėronin asortimentin e ri tė patateve, qė u shtua, pasi u shty afati i qėndrimit. Vjollca u lehtėsua jo vetėm pėr vete, por mė ndihu dhe mua. Shpesh te tryezat e gjata tė mensės, mė dėrgonte me shoqet ndonjė racion bukė tė tepėrt, apo ndonjė pjatė me makarona. Fat i madh ky pėr mua, kur problemi prioritar i ditės sė njeriut ishte qetėsimi i stomakut.
Ishte e diel paradite kur u lajmėruan tė gjitha brigadat e sektorit, tė zbrisnin nė Ulzė. Do tė jepte koncert njė ansambėl kinez. Nė mes tė sheshit tė madh, poshtė vendit ku ngrihej diga, ishte vendosur njė podium me dėrrasa, flamuj tė shumtė dhe portrete. Pėr afėr njė orė buēitėn nė veshėt tanė diftongjet e shpeshtė tė gjuhės sė pakuptueshme. Dhe na farfuritėn nė sy ngjyrat e ndezura tė “mikut tė madh” aziatik. Brohoritėm parulla tė pėrsėritura, qė hidheshin nga kreu i turmės, pėr miqėsinė shqiptaro-kineze dhe pėr disa ēaste tė gjata sheshi ushtonte nga britmat “Enver- Mao Ce Dun!” Mė kapi veshi aty pranė njė zė femėror, qė bėrtiste me sa i nxirrte fyti dhe pėrplaste duart pareshtur: “Eve-Gėrdam Gėrdum, Eve-Gėrdam Gėrdum!“. Ktheva kryet dhe pashė njė grua konispolate me tumane. Nė fytyrėn e saj tė rrėgjuar spikaste ngjyra e patėllxhanes. Qafa e thatė, e pėrshkuar nga njė mori rrudhėzash tė dendura, i ngjante asaj tė pulės sė detit. Qesha me vete dhe vijova tė ndjek programin. Por sėrish mė tėrhoqi vėmendjen njė dialog i ēuditshėm qė u zhvillua me tė. Dy persona, me xhaketa tė ėnjtura nga revolveri, e pyetėn:
- Si quhesh ti?
- Haxho Durla...
- Nė cilėn brigadė je?
-Tė Konispolit... - u gjegj ajo dhe i shigjetoi me njė vėshtrim tė shtrembėr. - Pa ēish kini me mua qė m’i bėni kėto pietla?...
- Mbylle gojėn, kėrmė e qelbur, mos u tall me udhėheqėsit, se ta tregojmė ne qejfin!...
- Uėk!.. - ia bėri ajo sikur u mbyt, i kundroi e frikuar, mbylli gojėn nė ēast, si ta kishin kapur pėr fyti dhe ata shkuan diku mė tej.
Tė nesėrmen, teksa ndodhesha nė kėndin e kuq, duke u marrė me tabelat, dėgjova pjesėn e dytė tė kėtij dialogu. Zėrat vinin nga zyra e komandantit tė sektorit, me tė cilėn mė ndante fija e kompesatės.
- Nė radhėt e vullnetarėve tė tu ka armiq qė kanė brohoritur fjalė tallėse pėr udhėheqėsit e mėdhenj... - tha njėri zė.
- Kush janė kėta? - pyeti zėri i Fuatit, komandantit tė brigadės sė Konispolit.
- Haxho Durla, quhet...
Komandant Fuati qeshi me zė tė zvargur.
- Ajo ėshtė budallaqe me tru tė hallakatur...
- Pse, budallenj ke sjellė nė hidrocentralin “Enver“ ti, shoku komandant?
- Nuk i kam sjellė unė, shoku operativ, i futi nė listė kėshilli popullor. Kundėrshtova, po mė thanė, s’ka kush i ushqen, le tė hanė ca kohė bukė andej e tė bėjnė ndonjė punė...
Replikat nėse duhej tė merrte njerėz me tė meta mendore nė brigadė, apo nuk duhej, vijuan gjatė. Pastaj komandant Fuatit iu dhanė udhėzime, qė me anėn e sekretarėve tė rinisė dhe tė komandantėve tė skuadrave, tė mbahej brigada nėn vėzhgim tė rreptė. Tė pėrgjohej ēdo vullnetar, ēdo shprehje pakėnaqėsie qė shfaqej mes tė rinjve, apo tentativė pėr tė dezertuar nga aksioni. Nė fund ata dolėn nga zyra sė bashku. Pashė se shkuan nė mensėn e sektorit, pėr tė ngrėnė drekė me ushqim tė zgjedhur, para kthimit tė aksionistėve nga puna.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA