krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 11

Home
Curiculum

11
Banorėt e vendeve bregdetare janė njerėz me sytė gjithmonė nga deti. Ndaj dhe nė sytė e tyre ka gjithmonė tallazitje ujėrash, tallazitje qiejsh, tallazitje kaltėrsish. Ndoshta, kjo ėshtė dhe arsyeja qė ata kanė edhe tallazitje tė madhe ndjenjash nė shpirt. Janė njerėz tepėr tė ndjeshėm, si ndaj ngjarjeve, ashtu edhe ndaj fjalėve tė ngarkuara me padrejtėsi e dramacitet. Janė, pothuaj, njėsoj si ujėrat, qė mjafton tė fryjė njė erė e lehtė, pėr ta trazuar tėrė sipėrfaqen e butė e plot reflekse drite. Kėsisoj, nė varėsi tė presionit qė ushtrojnė mbi ta erėrat e sė keqes, lind edhe kundėrvėnia, qė shpesh arrin deri te shpėrthimi i dallgėve tė mėdha tė shpirtit tė tyre. Njė karakter i tillė perceptohet qartė, po tė kihet parasysh se, kemi tė bėjmė me material njerėzor tė ngjizur midis tokės dhe detit. Pra, nė vijėn ndarėse ndėrmjet dy pėrbėrėsve kryesor tė lashtėsisė sė planetit, ku sė pari zuri fill jeta e organizmave tė gjalla. Nė kushte tė tilla, edhe elementėt shkėmb e dallgė janė shkrirė nė tė gjithė qenien e tyre, trup e shpirt. Si pjesė e mjedisit, ku u linda dhe si karakter i formuar mes njerėzve disi tė veēantė tė bragdetit, ndjej nė vetvete, se kam trashėguar tė gjitha karakteristikat psikofizike tė njė jugori.
Kėsisoj, fillova edhe unė t’i urrej me seriozitet tė gjithė ata qė mė urrenin e mė pėrbuznin. Por nuk ma mbante tė shpėrtheja pėrjashta asgjė nga magma vullkanike qė valonte pėrbrenda qenies sime. I kisha parė me sytė e mi muret e trashė tė kalasė sė Gjirokastrės, ku ishte mbyllur babai fatkeq. Kur shkova pėr t’i ēuar disa veshje pėr dimėr, i thashė nė takimin e shkurtėr, se mė shikonin tė gjithė sikur kisha zgjeben. Mė kėshilloi tė sillem mirė, e mė dha tė kuptoj se duhej tė pėrpiqesha tė bėhem shoqėrisht i dobishėm, nė mėnyrė qė tė lehtėsohesha nga opinioni.
Arrita nė pėrfundimin se duhej tė bėja diēka, qė damka ime ta zbuste disi atė ngjyrėn e thellė. Madje edhe i shoqi i hallė Hakes nė Borsh tė bregdetit, qė mbahej si familje patriotike, mė kėshilloi tė futesha nė punėt vullnetare, qė organizonte rinia e qytetit. Dhe e vlerėsova kėshillėn e tij. Nisa tė shkoj shpesh, pėr mbjelljen e pishave te mali, apo pėr pastrimet e qytetit. Me gjithė fizikun tim delikat, rashė nė sy pėr “shpirtin luftarak” tė tė riut vullnetar.
Nė kėso punėsh pa para, ku disa nga shokėt “e pastėr“ shkonin pėr t’u mollokrepsur me vajzat, mua mė duhej tė djersitesha. Punoja aq sa, u mėshirova nga njė berber. Ai mė mori si ndihmės, tė pastroja dhe lokalin. Disa herė nė ditė mblidhja tufat e flokėve, qė bėheshin pėrtokė si postiqe dhe merrja kovėn pėr tė fėrkuar pllakat me leckė, deri sa tė ndriste lokali.
Berber Emini, njė ēam tridhjetėvjeēar, me flokė tė zinj tė lėpirė anash e me dy dhėmbė tė ndritshėm prej floriri, thoshte shpesh:
- Po shkėlqeu dyshemeja me pasqyrat e mėdha, shkėlqejnė edhe bakshishet…
Ndonėse pastėrtia shembullore kishte tėrhequr mjaft njerėz, bakshishet ishin tė rralla. Berber Emini u fliste shpesh klientėve pėr zellin tim. Dhe kur u pastroja supet me furēė, i ftonte tė mė darovitnin. Por tė shumtėt druheshin nga zgjebja biografike. Paga ishte e ulėt dhe koha qė nevojitej, derisa dikush t’i besonte briskut tė madh qė mbaja nė dorė, dukej se do tė ishte e gjatė. Rruaja vetėm ndonjė plak fukara dhe qethja ndonjė djalė nga fshatrat e Vurgut. Berber Eminin filluan ta paralajmėrojnė klientėt komunistė dhe kuadrot, se do ta braktisnin, po qe se i biri i “reaksionarit” do tė sillej mė tej rreth kėmbėve tė tyre me briskun e madh nė dorė. Sė fundi, ēami i mirė mė pėrcolli me keqardhjen e tij tė sinqertė deri jashtė derės. Dhe i zėnė ngushtė mė dha njė bakshish prej njėqind lekėsh.
- Nė mė ikėn myshterinjtė, mė mbetėn fėmilėt pa bukė! - tha duke mbuluar dhėmbėt e florinjtė me buzėt e lėshuara poshtė nga zori. - Andaj, tė kam rixha e tė kam evlat, mos u zemėro me mua!...
Nuk kisha pse tė zemėrohem me tė, se nuk ma kishte fajin ai, po damka, tė cilėn s’mund ta hiqja nga balli, edhe sikur ta kruaja me zumpara tė ashpėr. Njė gjė tė mirė pėrfitova nga ajo kohė: Gjithė jetėn nuk shkova te berberi pėr t’u qethur. Mė ka mjaftuar kurdoherė gėrshėra dhe njė pasqyrė e vogėl pėr tė parė mbrapshtinėn e kokės te pasqyra e madhe e shtėpisė.

Dėgjova se po tė aktivizohesha me organizatėn e rinisė sė lagjeve dhe tė shkoja vullnetar nė hidrocentralin e Matit, mund tė mbulohej damka me njė cipė tė hollė, qė tė mos binte aq shumė nė sy. Mė joshi ky variant dhe takova sekretarin e kėsaj organizate tė rinisė.
Agushi ishte njė djalė shtatlartė, rreth njėzetepesė vjeē, gjithmonė gazmor, me flokėt kaēurrela, me qafėn e gjatė dhe me fikthin e kėrcyer te gusha. Si i biri i njė avokati tė dėgjuar, ai njihte babanė dhe dinte se ishte dėnuar pėr fluturime nėpėr ėndrra. Ia qava hallin dhe ia tregova qėllimin.
- Ti eja ca kohė, tė meresh me organizatėn tonė, derisa tė bėhet gati pėr nė hidrocentral ndonjė brigadė vullnetare nga rrethi, mė pas e rregullojmė. - pranoi ai, duke shprehur me zėrin e tij bas edhe mirėdashjen.
Pas dy ditėsh, bashkė me njė nuse tė re, qė mbante nė dorė listėn e anėtarėve, u nisėm tė bėjmė lajmėrimet pėr mbledhje. Aishja dukej mė tepėr vajzė topolake se sa grua. Ndėrsa ngjiteshim nėpėr gurishtat e bardha tė lagjeve tė pjerrėta, ajo mė buzėqeshte mjaft ėmbėl. Po ndijimin mė tė ėmbėl, ma krijonte me dorėn e butė te mbėshtetur te supi im, pėr t’u mbajtur. Roli i tellallit, pėr tu bėrė zė tė rinjve tė firmosnin listėn e saj, ishte fare i thjeshtė. Megjithatė, na bėri miq shpejt. Aishja s’kishte as turp dhe as frikė nga unė. Jo vetėm pėr shkak se isha burrė i papjekur mirė pėr ta rėnduar nė opinion, po edhe se nuk kishte probleme tė kėsaj natyre, si femrat e tjera. Pas bisedave tė shumta rrugė mė rrugė e portė mė portė, njė pasdite vonė, kur u ndamė, ajo mė puthi nė tė dy faqet. Pastaj e putha dhe unė nė faqet e saj aq tė buta e aromatike.
Befas u ndjeva i lumtur. Kėtė mundėsi e paskėsh patur vetėm njė femėr. Pra, nė kėtė botė kishte edhe njerėz qė e puthnin damkėn time, nė vend tė pėshtyrjes. Mbase vetėm kjo, kishte qenė arsyeja e lumturimit tim. Sepse ajo mashkullohej prej njė punėtori trupngjeshur, si dem race. Shpesh mendoja se si ishte e mundur qė trupi vogėlan i Aishes tė pėrballonte njė kafshė tė atillė. Por gjykimet e mia, pa njohuri konkrete pėr atė veprimtari enigmatike, lindnin nė mjegull dhe shuheshin po aty.
Aishja erdhi edhe nė shtėpinė time, kur aty s’kishte njeri. U shtri nė shtrat pėr t’u ēlodhur. U rrotullua disa herė, duke qėndruar pėrmbys e duke ngritur pulpat mbi vithet e rrumbullta. Por unė isha mjaft larg pėrfytyrimeve, si ato qė kisha parė atė natė nė Durrės me nusen dhe marinarin. Kisha shumė turp. Madje mė shfaqej shpesh demi i Aishes, pėrfytyrimi i tė cilit mė mpinte ndjenjat e mė stepte energjitė.
Megjithatė, mezi prisja radhėn pėr lajmėrimet e mbledhjes tjetėr me Aishen buzagaze. Nuk e kuptova dot se si njė mbrėmje, diku nė njė rrugicė me mure guri tė lartė, Aishja mė tha “Tė dua“. Pastaj, duke mė parė se u skuqa nga fytyra, m’i kapi shtjekat e buzėve me dy gishta dhe mė puthi me afsh tė vagėlluar. Isha vetėm pesėmbėdhjetė vjeē dhe sapo m’i kishte prushėritur faqet lėkurėholla njė push i lehtė. Sjellja e saj mė futi nė mendime tė heshtura, tė gjata. Sidomos natėn. Mbi tė gjitha, ajo kishte njė tamam burrė, pėrballė tė cilit ndjehesha i tepėrt. Atėherė, mė tepėr se prej tij, ē’kėrkonte ajo prej meje?... Apo ndoshta, prirej nga ligji i kompensimit me antipodin e demit, njė kec, siē isha unė…
Bluaja me vete disa mėnyra se si mund t’i pėrgjigjesha. Po kurrsesi ta bėja mė tepėr se shoqe tė dashur. Mė topiste edhe dyshimi: po sikur Aishja tė binte nė dashuri keq dhe tė ēmendej pėr mua, si Inajetja pėr Tulin qė e mori vesh gjithė Saranda?... Inajetja, grua oficeri, punonte shitėse ushqimesh pėrballė lulishtes, ku Tuli evgjiti i binte gėrnetės mė tė qarė. Ajo ra nė dashuri aq keq, sa la fėmijėt dhe shtėpinė qė tė gdhihej netėve me Tulin nėpėr bahēet e Lapajve tė Limionit... Do tė mė merrte vesh e gjithė Saranda edhe mua!...Por mė pas mendova se po frikėsohesha krejt kot. Nuk isha burrė i fortė si Tuli dhe aq mė tepėr, nuk dija t’i bija gėrnetės...
Mbledhjet tona ishin ca takime formale, ku bėhej apeli, viheshin mungesat, lexohej raporti i sekretarit, vijonin shkurt pyetje-diskutimet dhe nė fund detyrat. Pastaj gallatė djemsh me vajzat. Djemtė e azdisur tė lagjeve i kishin duart mjaft tė gjata, pėr tė trazuar portokallet e papjekura tė vajzave. Dhe ato e kishin gjuhėn mjaft tė gjatė pėr tė vėrvitur sharje tė tharta.
Me sekretar Agushin na lidhi ngushtė njė rast disi i ēuditshėm pėr mua. Ai punonte si shpėrndarės te dyqani i farėrave nė qendėr tė qytetit. Ngjitur me derėn e tij, ishte zyra e mbyllur me kanata, ku punonte njė vajzė bukuroshe. Ndėrsa ndodhesha nė dyqanin e tij, Agushi shkoi e puthi me zor. Ajo bėrtiti fort, i kafshoi dorėn dhe doli furishėm. Shkoi me vrap nė shtėpi.
Ai u kthye nė dyqan krejt i zverdhur, duke lėpirė dorėn e gjakosur keqas dhe duke shfryrė:
- Zuska e mutit, mė kafshoi si egėrsirė!
- Ē’i bėre? - kureshta i habitur.
- I mbylla derėn me ēelės nga brėnda dhe desha t’i heq brekėt, - foli troē duke dihatur shpesh e duke i vėnė gishtit pak duhan nga cigarja. - Po ma punoi zuska!…
Guximi i tij mė habiti, mė entuziazmoi dhe mė ngjalli simpati. Megjithatė, mė erdhi keq.
- S’ke gjynah t’i heqėsh mbathjet njė vajze aq tė re?- shpreha keqardhjen sipas botėkuptimit tim.
- Gjynah the? Jo more, pse, eunuk jam unė?! Ajo tė mė tundė vithet para syve e unė t’i falem Shėnkozmait!... - ma priti Agushi me qesėndi. - Unė i falem vetėm shėn pi... Ai ėshtė idhulli im. Po kėtyre njomėshtirave edhe u kruhet vetė edhe u djeg...
- Po tani?…
-Ti mos luaj nga dyqani! - urdhėroi me zė tė nderė dhe pamje tė ēoroditur. - Po tė vijnė prindėrit e saj kėtu, do thuash, kemi dy orė qė punojmė bashkė me listat e anėtarėve, pa ngritur as kokėn.
- Po dora e gjakosur?
- E vrava te arka e qepujkave... - gjeti nė ēast mbrojtjen rrethanore i biri i avokatit dhe shkoi e njollosi arkėn me pak gjak.
Luhata kryet nė shenjė miratimi, po nuk u pėrgjigja. Ai dihaste shpesh dhe dukej tejet i tronditur.
- Ė, ėh!- rėnkoi Agushi me duf, - Po pse mor Zot i bėre femrat me gop? T’i kishe lėnė rrafsh, pa gjė fare, qė tė binim edhe ne rehat. Se me atė ēikė vatanin e tyre tė poshtėr, na e kanė mpirė trurin e na rri mendja vetėm aty!…
- Si do kishe lindur ti dhe unė? - i a ktheva duke vėnė buzėn nė gaz.
- Ato vetėm tė lėshonin vezėn nga prapa dhe problemi ishte i totalisht i zgjidhur… Tani hajde dėgjo sherre e gjyqe!…
Por nuk ndodhi asgjė e tillė, megjithėse prita aty deri vonė.
Dėshmia ime, vėrtetė nuk i hyri nė punė, po u bė shkas qė ai tė mė besojė tė gjitha intimitetet e veta. Madje mė vonė, duke shėtitur anės detit, bashkė me njė vajzė fare tė re, shkuam deri afėr Ēukės. Agushi u fut me tė nė njė guvė shkėmbi tė thellė dhe mė la tė ruaja pėrjashta. Njė copė herė u dėgjuan klithmat e mprehta, rrėqethėse, “Ou!, ou!“ tė Adės pesėmbėdhjetėvjeēare. Pastaj gjithēka kaloi mirė. Ajo doli e para nga guva me fustanin e lerosur prej dheut tė kuq dhe me faqet njėsoj si dheu. Agushi e puthi edhe ca herė aty nė sytė e mi. Dhe ajo, duke u kukurisur e duke ecur marrakėmbthi, na hoqi udhėn drejt qytetit. Qysh prej asaj dite, Agushi nuk u nda mė prej “vogėlushes”, siē e quante. Gjatė gjithė kohės qė gjendej pranė saj, kishte ngasjen ta kapte pėr krahėsh, supesh apo kėmbėsh dhe zgjaste shtjekat e buzėve pėr ta puthur. Adėn e vogėl e rrahėn prindėrit aq keq, sa e kishin nxirė nga sytė. Ajo iku nga shtėpia dhe i gdhinte netėt ilegalisht me Agushin. Derisa rrafshulta e belit tė saj vajzėror filloi tė mbufatej dhe ai u detyrua tė martohet me tė.
Lajmėrimet me Aishen ishin argėtuese, por nuk mė jepnin bukė. Shpesh kthehesha nė shtėpi aq i uritur nga lodhja, sa isha gati tė kullufisja njė litar, nė vend tė fijeve tė pakta tė makaronave, qė kishte ndarė motra pėr mua. Shkoja shpesh nga barakat dhe shihja vitrinat mos ishte pakėsuar ndonjė krehėr briri. Por ai gėzim ndodhte mjaft rrallė. Orėt e tavolinės sikur nuk po prisheshin. Edhe fotografitė e zmadhuara me dorė, ndonėse fare tė lira, ishin tė shtrenjta pėr njerėzit e varfėr.
Duke u sjellė rreth librarisė, mė tėrhoqi vėmendjen titulli i flakėruar i njė libri tė vogėl “Koreja nė zjarr“. Dikush e bleu. Librashitėsi mė tha se mund tė fitoja dy lekė pėr ēdo libėr. Po ta shisja nėpėr zyra bashkė me gazetat e ditės, qė vinin nė Jug me tri ditė vonesė. Mbusha njė kuti kartoni. Shkova pothuaj nė tė gjitha zyrat e qytetit. Shita disa copė nė komitetin e partisė dhe nė atė ekzekutiv. Natyrisht, pa treguar emrin dhe atėsinė. Si e pa qė “Koreja nė zjarr” po shuhej nėpėr rafte, librashitėsi ma uli pėrqindjen e fitimit. Nuk ia vlente tė robtohesha mė tej nėpėr dyert e zyrtarėve pėr disa cantimė dhe t’i bishtnoja pyetjes kureshtare “I kujt je?”

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA