krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 10

Home
Curiculum

10
Ditėt e fundvjeshtės pa shkollė e pa punė, mezi shtyheshin. Po u afrohesha tė katėrmbėdhjetava. Duke u endur buzė detit, pėrherė i uritur, fillova tė mendoj se duhej tė bėja diēka pėr lehtėsuar barrėn e nėnės. Duhej gjetur ndonjė mėnyrė pėr tė fituar ndonjė lekė. Kam vėnė re se nė kohė tė ndryshme edhe fjala “lekė” ka marrė kuptime tė ndryshme. Atėherė, kur monedha mė dukej e shenjtė, mė dukej njėherėsh edhe e pabesueshme qė me duart e mia mund tė nxirrja mrekullinė ēudibėrėse tė quajtur lekė, nga s’disekuja abstrakte e punėve. Pėrveēse tė fėrkoja shpinėn e ndonjė plake si Xhexheja e Durrėsit. Por ku dhe si?… Edhe kjo ishte punė qė s’bėhej.
Mė ra ndėr mend, se babai ynė, i shkathėt nga duart, kishte gjetur disa mėnyrė praktike, pėr tė shtuar paksa tė ardhurat e nėntė gojėve tė shtėpisė. Ngjallte tiktakun e sahateve tė vjetėr. Apo me disa copa alumini, tė mbetura nga aeroplanėt e rrėzuar tė luftės, sajonte krehra pėr tregtarėt e barakave. Mė vetėtiu nė tru, se diku nėpėr sėndyqet poshtė krevateve, gjendej harku i sharrės sė vogėl, me tė cilėn ai hapte dhėmbėt e imėt tė krehrave. Gjeta aty edhe morsetėn, me tė cilėn shtrėngoheshin copat e aluminit. Madje gjeta edhe disa copa katrore tė gatshme pėr krehra grash, me dy palė dhėmbė, pėr morra e thėrija. Dikur, babai mė thėrriste, tė lija lodrat para shtėpisė, tė punonim bashkė. Shkėputja nga shokėt dhe puna pėrmbys, pėr tė hapur disa dhjetėra kanale tė hollė e tė drejtė nė copėn prej alumini, mė dukej atėherė tepėr e mėrzitshme. Por tani ishte e vetmja mėnyrė, me tė cilėn mund tė nxirrja lekun si babai.
Me durim tė madh e mundim tė pėrsėritur, bėra dhjetė krehra tė tillė. Letra zumpara u dha shkėlqimin e vėrtetė tė mallit pėr treg. I ēova menjėherė te dy shitės ēikėrrimash, nė barakat e vogla tė qytetit. I pranuan me kusht, qė lekėt tė m’i jepnin pas shitjes. Njėri mė dha edhe tė hollat pėr dy krehra tė shitur, nga ata qė kishte lėnė babai. U befasova me korrektesėn e tij. Pesėdhjetė lekėt ia dhashė nėnės dhe me euforinė time tė parakohshme, i premtova gjithė ngazėllim:
- Kėtej e tutje, moj xhania ime, do nxjerr aq shumė lekė, sa tė mos shkosh mė te derrat e Qafės sė Gjashtės.
Nėna qeshi ėmbėlsisht dhe mė fėrkoi kokėn.
- Shyqyr qė u rrite tė mė bėhesh krahė, o tė marrsha tė keqen!...
Por me gjithė furinė time vraparake, kjo punė e filluar me aq pasion nuk eci. Tregtarėt e ēikėrrimave nuk po shisnin nė atė sasi qė shpresoja. Ata kishin tani edhe krehra prej briri, qė bliheshin mė shpejt. Mora vesh prej tyre, se briri i kaut mund tė punohej, po ta zieje nė ujė deri sa tė zbutej. Shkova menjėherė te thertorja nė tė dalė tė qytetit nga ana e Ēukės. Nėpėr shkėmbinjtė e thepisur anės detit, gjeta aq sa mbusha njė trastė. Pasi i sharrova nė copa me formė konike, sa gjatėsia e krehrit dhe i hapa nė mes, i vura tė ziejnė nė njė tenxhere tė vjetėr prej bakri. Sapo u zbutėn, i shtrova tė drejtohen, nėn njė copė kompesate me pesha gurėsh pėrsipėr. Kur pashė se copat e ftohura, qėndruan tė shtrira si petė nė forma katrore, fillova t’i punoj nė morsetė. Ishte njė mrekulli e vėrtetė. Briri hapej me sharrė mė lehtė nga alumini, qė mė copėtonte duart e mė lodhte krahun. Si fillim, edhe kėsaj here, bėra dhjetė krehra. Pas fėrkimit me njė copė tė leshtė, ata morėn njė shkėlqim transparent tė tillė, qė jo vetėm njerėzit e shtėpisė nuk u besonin syve, por as unė vetė. Tregtarėt i pėlqyen mjaft, por lekun aq tė dėshiruar duhej ta prisja gjatė.
Sakaq zura tė pastroj nga ndryshku me benzinė ndonjė orė tavoline, tė ngecur prej kohėsh nėpėr shtėpitė rretheqark. Arrita tė ringjall tik-takun e tyre me kujdesin e imponuar dikur nga babai. Madje fillova tė zmadhoj edhe fotografi martese, apo tė vdekurish, duke i punuar me laps karboni tė zi nė letėr vizatimi. Siē kisha bėrė me portretin e udhėheqėsit nė ballė tė klasės. Disa komshinj u befasuan me besnikėrinė e punės te origjinali i fotografuar. Ndonjėri edhe mė pagoi. Kjo mė nxiti. Me dosjen nėn sqetull, zura tė bridhja rrugėve anės detit, pėr tė skicuar ndonjė kalimtar tė rastit. Dhe pozuan disa. Dikush jepte diēka. Ndonjėri mė pėrgėzonte pėr talentin dhe kaq. Solla ndėrmend Luken, vajzėn pa talent tė sekretarit tė komitetit. Tani ajo vizatonte nė Liceun Artistik tė Tiranės, ndėrsa unė rrugėve. Eh, si ishte kjo botė…
Njė pasdite, aty te muri i bulevardit buzė detit, u afrua drejtori i komunales. Ai ndoqi gjatė majėn e lapsit mbi letėr. Pasi u bind se isha i denjė edhe pėr fotografinė e martesės sė tij, shkoi e ma solli. E punova tri ditė pa dalė nga shtėpia, nė njė fletė vizatimi tė madhe, tė cilėn ia lypa njė arkitekti. Doli si afishe e bukur kinemaje. Sytė karakteristikė, me njė vijė tė vetme nė qepalla, tė drejtorit tė komunales, i dalloi kushdo qė i pa. Madje njohėn edhe gruan e tij bukuroshe me gėrsheta. Kur ia ēova nė zyrė, ai jo vetėm u befasua, por madje u kėnaq aq sa, mė pėrqafoi. Lajthiti se isha i biri i njė “reaksionari”. Nė fund nuk pagoi asgjė. Por bėri njė propozim tepėr tė habitshėm pėr mua. Pas shtatė ditėve, qė hynte nėntori, tė filloja punė nė zyrat e komunales, si nxėnės daktilografist me gjysmė page. Ndjeva befas se kisha arritur njė kulm tė gėzueshėm. Fluturova menjėherė nė shtėpi dhe mezi prita tė kthehej nėna nga puna. Motra dhe mė pas nėna, nuk besonin kurrėsesi tė mė merrnin nė njė punė tė tillė. Ndoshta ai, drejtori zemėrmirė, nuk e dinte, apo nuk e shihte damkėn e tmerrshme nė ballin tim tė njomė. Ndoshta… Po mua s’ma mbante ta prishja gėzimin e parė tė kėtij hapi nė jetė.
Dhe e paarritshmja u bė realitet. Mė njė nėntor u ula nė karrigen e zyrės sė sekretarisė. Kisha veshur xhaketėn e babait, qė mė rrinte mjaft e gjerė dhe pantallonat, qė i ngushtoi nėna. Dukesha njė burrec i vėrtetė, pėrballė njė makine shkrimi tė zezė “Oliwetti”. Gjithė ditėn Ēak-ēuk, ēak-ēuk dhe gėrmė pas gėrme, mėsova shpejt punėn e daktilografistit. Shkresat e para me nėnvizime estetike e kėnaqėn drejtorin. Brenda muajit arrita tė bėhem njė kopist i sulmuar nga punėt shumėfaqėshe tė ndėrmarrjes komunale.
Nuk do ta harroj asnjėherė ditėn, kur me rrogėn e parė, blemė tre kile makarona. Dhe festuam atė natė nė strehėn tonė varfanjake, me njė entuziazėm qė arriti deri nė ngazėllim pėshtjellues.
Por damka e zezė, qė mė flinte nėn lėkurėn e ballit, mė kujtoi shpejt, se krahėt e mi fluturimtar ishin me ngjitje dylli. Ashtu si Dedali, isha i destinuar, qė pas fluturimit tė arritur me pėrpjekje tė mėdha, tė provoja rėnien nė detin e thellė tė dėshpėrimit. Kur sapo kisha mbushur tre muajt dhe drejtori, i kėnaqur nga ecuria si nxėnės, bėri kėrkesėn pėr tė mė emėruar punonjės definitiv, erdhi nga komiteti ekzekutiv shkresa ogurzezė. Si sekretar zyre, mė ra tė parit nė dorė dhe e hapa pėr ta protokolluar. Mbeta gati pa frymė, si i goditur nga damllaja nė kokė, sapo lexova frazėn: ”Tė largohet menjėherė nga puna ai bir krimineli, qė keni marrė aty pa mendimin e zyrės sė kuadrit.” Nė fund firma e babait tė Lukes, qė ishte sekretar i komitetit, mė kujtoi se kot e kisha marrė inat tė bijėn e tij. Ajo ishte e destinuara e fatit pėr tė shijuar gėzimet e kėsaj jete, ndėrsa unė vetėm hidhėrimet. E regjistrova shkresėn nė librin e protokollit dhe qėndrova pėrmbys mbi tryezė, nė gjendje tė shokuar, derisa erdhi drejtori.
Ai e lexoi disa herė, me njė dridhje nervoze tė dorės ku mbante rėndesėn e ēuditshme prej letre. Dhe pastaj, me njė keqardhje tė dukshme, qė u vizatua nė portretin e tij, u shpreh mendueshėm:
- Do shkoj njė herė tė bisedoj vetė me ata tė komitetit e t’u flas pėr aftėsitė e tua. Po ti mos u mėrzit shumė, se s’ke ē’i bėn. Shko sot, po u bė gjė, tė lajmėroj tė kthehesh menjėherė!…
E dija qė s’bėhej gjė e s’do tė kthehesha kurrė mė. Asnjėherė. Sepse damka e zezė ishte shėnuar nė ballin tim tė bardhė me bojė tė pashlyeshme tė tillė, qė nuk mund tė lahej, edhe sikur tė derdhej mbi tė gjithė uji i detit Jonian. Ndaj e falėnderova drejtorin pėr pėrkrahjen. Dhe ndėrsa kishin filluar tė mė rridhnin nėpėr faqe lotėt e parė, i thashė me zė tė dridhshėm:
- Ti, mė harro, se mbase tė kam prishur punė me ardhjen time, po unė s’do ta harroj kurrė dorėn qė mė dhe nė kohėn kur kisha shumė nevojė…
Vura re qė edhe ai u prek. Jo vetėm sjellja ime, po edhe ikja i prishte punė. Derisa dikush tjetėr tė mėsonte makinėn e shkrimit tė komunales. Madje mė vonė mora vesh prej tij, se pėr mungesė vigjilence i kishin dhėnė njė dajak tė mirė dhe njė vėrejtje me shėnim nė dokumentet personale tė kuadrit.
Fillova tė mendoj, se isha tani njė figurė e blozuar, qė jo vetė duhej tė vuaja dhimbjet e hidhura tė damkės, po edhe ata qė mė pėrkrahnin, apo mė afroheshin, merrnin prej meje virusin e dhimbjes. Dhe dhimbja e shkaktuar nga refuzimi i institucioneve pėr shkak tė biografisė, njihet si njė nga dhimbjet mė tė thella qė qenia njerėzore mund tė provojė ndonjėherė. Mė dukej vetja si njė qen balash, qė mė shikonin tė gjithė me neveri. Eh, eh, eh!...
Atė pasdite, lotėt e mi u shumėfishuan nga tė gjithė pjesėtarėt e familjes, tė prekur thellė. Dukej sikur dikush kishte vdekur nė shtėpinė tonė. Dhe ishte e vėrtetė. Kishte vdekur shpresa. Jo vetėm imja, por e motrės dhe e vėllezėrve tė tjerė kur tė rriteshin. Ne tė gjithė pėrbėnim nė kėtė qytet njė derė tė frikshme, tė errėt, me tetė damka tė zeza.
- U preftė perėndia ditėt, mos arrifshin tė bėjnė prokopi! - i mallkonte nėna e ngashėryer e me lot nė sy. - Ē’bėjnė kėta edepsėzė kėshtu, as fėmijėt nuk i lėnė tė rrojnė! Ē’ėshtė kjo hata! Ē’ėshtė kjo lemeri!…
Dhe fare pak kohė pas kėsaj, kur nėna ende s’kishte mbushur gjashtė muaj punė rropatėse nė atė komunitet derrash, ndodhi papritmas edhe e pandodhura nė njė shoqėri normale. Operativi i Sigurimit e thirri nė Degėn e Brendshme pėr ta futur nė rrethin e grave spiune. Presionin pėr ta bindur, ia vėrtiti te nevoja e domosdoshme qė kishte ajo pėr tė siguruar besimin e Partisė nė punėn shtetėrore qė kryente. Dhe pėr tė treguar se nuk ishte nė njė mendje me tė shoqin e burgosur, duhej patjetėr tė deklaronte me shkrim gatishmėrinė pėr tė denoncuar pėshpėritjet armiqėsore rretheqark. Nėna kusuremadhe iu lut tė mos kėrkohej prej saj njė poshtėrsi e tillė, se nuk e bėnte dot edhe pėr arsyen, se ishte pa shkollė. Por refuzimi i prerė i saj, u shoqėrua me pushimin e menjėhershėm nga puna. Si e padenjė pėr tė qėndruar as nė mes tė derrave bajgaqelbur…
Sapo u kthye nė shtėpi, ra pėrmbys mbi dysheme dhe e lagu ēimenton e zezė me lot tė hidhur gjatė gjithė asaj dite. Ofshante, mallkonte, i lutej zotit pareshtur tė mos i vdisnin fėmijėt. Gjėmė si ajo e asaj dite, nuk kemi ndjerė asnjėherė. Tė qerthulluar tė shtatė rreth saj, duart, lotėt dhe lutjet tona, nuk arrinin assesi t’ia qetėsonin zemrėn e plagosur aq rėndė.
S’kishim asnjė rrugėdalje prej skėterrės klasore. Partia me pushtetin e saj tė pamėshirshėm na kishte destinuar tė luftojmė dhėmbė pėr dhėmbė me urinė dhe vdekjen. Dhe si shumė tė tjerė, ne prapė duhej ta duartrokisnim, pėrmes dhimbjeve dhe sėmundjeve, burgimeve dhe torturave, pėrmes pėrgjimeve dhe tmerreve, pėrmes marrėzisė dhe dėshpėrimit. Dhe pas tėrė kėtyre barbarive, pėrsėri e kemi brohoritur, tė detyruar nga sytė e pamėshirshėm tė pėrkrahėsve.
Nėna e dėrrmuar nė shpirt, shkoi pothuajse ēdo ditė, lutej dhe vajtonte te dera e zyrės sė punės nė komitet. Pas shumė pėrtypjeve e ripėrtypjeve, ata i dhanė njė pusullė pėr punėtore krahu nė ndėrmarrjen e ndėrtimit.
Pranoi pa ngurim. Dhe pėr tė shpėtuar shtatė engjėjt e saj nga thonjtė e vdekjes, nėna u detyrua tani tė shndėrrohet nė njė burrė tė veshur me kominoshe doku dhe ēizme llastiku. Trupi i saj delikat dhe i paushqyer, duhej tė ngjiste dy kovat me llaē deri nė katet e larta pėr orė dhe ditė pa mbarim. Tė rrėzohej shkallėve dhe tė pėrplasej mureve tė zhveshur. Kthehej nė shtėpi me duart qė i kishim mbledhur flluska, me fytyrėn tė rreshkur nga gėlqerja dhe me trupin tė rrahur nga erėrat e akullta dimėrore. Nėna jonė e shtrenjtė, tashmė po shkatėrrohej krejt fizikisht. Dhe ne na duhej ta qanim pėr sė gjalli, pa qenė tė zotė t’i vijmė nė ndihmė pėr ta shpėtuar nga ajo e keqe e madhe, ku tretej pak nga pak. Me afrimin e pranverės, ajo u ftoh mes korenteve tė pallateve dhe u shtrua nė spital. Pas njė muaji kurim nga pleuriti, mjekėt e nxorėn me raport pėr punė tė lehtė.
Dhe puna paksa mė e lehtė, iu dha vetėm pas tre muajve lutjesh e vajtimesh tė tjera, me dokumentin mjekėsor nė dorė. Madje, pasi u shkulėn edhe veshėt mjekėve qė i lėshuan raport paaftėsie njė tė deklasuare. Pastruese nė thertoren e qytetit, ku punonte edhe gruaja e njė tė dėnuari tjetėr, Rita.
Kasaphana e madhe gjendej nė daljen jugore tė Sarandės. Bashkė me larjen e gjakrave tė bagėtive tė therura pėr eksport, shtyheshin nė kanalin e derdhjes nė det edhe mushkėritė me disa zorrė tė vėshtira pėr t’u pastruar. Aty, te shkėmbinjtė e thepisur, ku suleshin pėr t’u ushqyer trumbat e mėdha tė peshqve, dy gratė me burra tė burgosur, shkonin pėr tė pritur mbeturinat, me tė cilat mund tė mbanin fėmijėt gjallė. Pasi i futnin nė trasta, i mbulonin po aty me gurė, pėr tė mos i rrėmbyer qentė, deri sa tė vinte ora e ikjes.
Ishte periudha e trishtuar, kur vetėm nėna kishte triskė buke dhe trastat e mbeturinave u bėnė shpėtimi ynė. Nėna i pastronte me kujdes dhe i ziente gjatė, qė tė mos rrezikoheshim nga ndonjė mikrob. Ndodhi qė mjeku veteriner, njė shkurtan gjirokastrit shpirtmirė, kuptoi se gratė e varfra, por tė sjellshme e fisnike, mblidhnin mbeturina pėr fėmijėt e uritur. Pa rėnė nė sy, si zbutės i luftės sė klasave, ai filloi me kujdes tė lėshonte nė kanal edhe ndonjė copė mėlēi, zorrė tė trashė, apo kėmbė lope. Por tani trasta bėhej mė e rėndė. Dhe nė duart e grave qė dilnin nga thertorja, mirėsia e tij mund tė binte nė sy. Atėherė unė me djalin e Ritės duhej tė shkonim nė orėt e therjes te shkėmbinjtė e thepisur, ku peshkonin me grep djemtė e deklasuar tė Dematėve, Enveri me Nazmiun. Dhe aty, bashkė me peshqit, prisnim rrokullimėn e pėrgjakur tė ujėrave nėpėr ullukun qė zbrazej nė det. Prisnim duke soditur duelin e e gjatė, kur toka pėshtynte gjakun nė det dhe deti pėshtynte gjakun nė tokė. Midis dy pėshtyrjeve tė ndėrsjella ne dhe peshqit duhej tė siguronim ekzistencėn.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA