krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 9

Home
Curiculum

9 Kėrkesa pėr tė shkuar nė konkursin e Liceut Artistik pėr pikturė, u refuzua kategorikisht, me pėrgjigjen e shkurtėr qė i dhanė nėnės nė komitet: “Djali yt ka nė kokė mendime tė liga “.
Nė vendin tim, u caktua e bija e sekretarit tė komitetit ekzekutiv. Lukja, u kishte thėnė qysh mė parė shoqeve tė klasės, do shkoj unė nė Lice, se ai ėshtė kulak. Dhe doli e vėrtetė. Shkoi nė konkurs dhe fitoi. Se si fitoi Lukja, qė s’kishte vizatuar nė jetėn e saj asnjė gjethe, e dinte vetėm ajo dhe babai i saj. Unė u tėrbova pėr ditė e muaj me radhė. Ai merak dhe ai helm s’mė doli nga shpirti asnjėherė. Sado i dhimbshėm tė jetė fakti, kur di se ke njė sėmundje tė frikshme, asgjė nuk mund tė jetė aq e dhimbshme, sa refuzimi qė kam duruar gjithė jetėn, pėr shkak tė damkės nė biografi.
Gjithsesi, pėrplasja me instruktorin e partisė mė dha mėsimin e duhur, pėr tė ushtruar nė shkallė tė posaēme kujdesin dhe maturinė nė shprehje. Me atė rast, nėna mė nguliti nė mendje ca kėshilla, qė mė trokisnin nė membranėn e veshėve, sa herė bisedat vėrtiteshin te politika: “Kush di, nuk flet. Ai qė flet, nuk di.” Qė nga ai rast e mė tej, goditjet klasore bėnė, qė herė pas here, nė trurin tim, tė binte zilja e alarmuese e autokontrollit. Duke u bėrė kėsisoj edhe lehtėsisht i trembshėm. Kjo natyrė, u bė pjesė e ekzistencės sime, pėr t’i shpėtuar persekutimit tė shkallėzuar, qė mund tė mė ēonte deri te ekstremi mė i rėndė i pėsuar nga babai.

Javėn e fundit tė korrikut, nėnėn e thirrėn nė komitetin ekzekutiv. E nxitėn tė shkonte nė gjykatė pėr tė ndarė burrin e burgosur si armik. Pėrndryshe tė gjithė familjes do t’i prisnin triskat e bukės. E shtrenjta, e dhembshura, e pamposhtura, nėna jonė, nuk vendosi qysh aty, pėrballė shantazhit ēnjerėzor tė tyre. Po kėrkoi dy ditė kohė sa tė mendohej.
Zemėrthyer dhe e brengosur, ajo u kthye nė shtėpi dhe u lėshua mbi minder si e kėputur pėrgjysmė.
- Korba, korba unė ē’mė gjeti, do mė vdesin fėmijėt pėr bukė! - tha me rėnkim tė thellė. Dhe dhimbjen e shprehte duke pleksur gishtėrinjtė sė prapthi, duke rrahur gjunjėt e duke fshirė lotėt me njė shami tė vogėl sa dora.
- Mos qaj shpirt, - mundohej ta qetėsonte Vjollca, duke i qėndruar pranė me sy tė lėngėzuar. – mos qaj, se ne do e nxjerrim ushqimin tonė edhe nga dheu.
- Ah, moj xhania ime, ku do ta gjejmė dheun ne? Tokėn e gjyshit nė fshat na e morėn me gjithė shtėpi e katandi. Tani qė na hoqėn edhe triskat e bukės, kėrkojnė tė na marrin edhe shpirtin...
- Shpirtin s’na e marrin dot! - kėrceva e i thashė me buzė tė plasura nga dėshpėrimi. - S’kemi tokė tė nxjerrim bukėn tonė, po kemi detin. Do zėmė peshq me grep, do nxjerrim patėla nga gurėt anės detit e nuk do ua bėjmė qejfin duke vdekur...
- Si u mbushkan tetė barqe me patėla, mor bir i nėnės? - mė hodhi njė vėshtrim tė vrarė, duke vijuar tė fshijė rrėketė mbi faqe.
Lotėt e saj tė argjendtė mė shkaktuan mallėngjim tė madh. Mė bėhej sikur mė pikonte zemra nė dyshemenė prej ēimentoje tė zezė.
- Triskat e bukės do hiqen shpejt pėr tė gjithė, po mos e ndaj babanė! - nxitova ta bind, duke i besuar asaj, qė kishte thėnė instruktori Ziso nė klasėn tonė.
Ajo mė vėshtroi njė ēast vėmendshėm, por me sy mosbesues. Dukej mjaft e tronditur dhe e zverdhur.
Ato qė ndodhėn mė pas, janė ngjarje qė s’tė bėn zemra t’i tregosh. Por duhen shtjelluar patjetėr, qė dikur e vėrteta tė mos vijė me aureolė habie. Tė nesėrmen, nėna shkoi sėrish nė komitet dhe bėri refuzimin e kėrkesės sė tė tyre. Kėshtu, mė datėn njė gusht, familja jonė, e pėrbėrė prej njė shqiponje me shtatė zogj nėn puplat e saj, u gdhi pa thėrrimet e ditės. Kjo ishte dita, kur na u duk se ndodhi njė hata mė e madhe, se ajo kur pamė si i vunė babait hekurat nė duar. Tani na kishin vėnė tė gjithėve hekurat nė fyt, duke na destinuar jo pėr nė burg, po pėr nė varreza.
Atė mesditė tė pazakonshme, trishtimi na i uli kokat tė gjithėve nė njė heshtje tė thellė. Mungesėn e bukės e kuptoi edhe vocėrraku i fundit. As qeshte, as lėvizte, as fliste si pėrherė. Duke u sjellur nėpėr shtėpi e hidhėruar nė kulm, nėna befas ngriti duart lart me dėshpėrim:
- O zot, pse duhet tė durojmė gjithė kėto mallkime? O perėndi e madhe, pse tė presim gjithė kėtė torturė urie? Ē’tė keqe paskemi bėrė kėshtu? Cili ėshtė mėkati ynė? Uh, o zot, na thuaj ē’paskemi bėrė? - ofshante ajo pareshtur me tonin e njė zhgėnjimi tė hidhur.
Me ato pak para qė na kishin mbetur, blemė njė bukė misri me tė shtrenjtė. E ndamė nė copa tė vogla sa njė biskotė, pėr tė tre vaktet dhe e hėngrėm thatė, duke e zbutur me lot. Por lajmi mė i keq qė morėm vesh atė ditė, kur qamė hallin tek njerėzit e besuar dhe siē ndodhi vėrtetė mė vonė, ishte se, heqja e triskave tė bukės, qe vetėm parashikim i fundit tė pesėvjeēarit. Pra, na duhej tė pėrballonim urinė sfilitėse, pėr shumė vite me radhė.
Shitėm edhe disa sende tė mbledhura nga babai, me tė cilat e shtymė ca kohė. Mė tej skamja u duk pak nga pak nė ēdo thėrrmijė tė familjes e nė ēdo skutė tė shtėpisė sonė. Tek secili nga ne, shihej njė kompleks krahėsh, supesh, faqesh e sy varfėrie. Jetonim varfėrinė mė tė dhimbshme e mė qesharake qė mund tė ekzistonte rretheqark. Gjithė vjeshtės u ushqyem me krisje. Nxirrnim rrėnjė nga dheu i kuq i malit, i thanim dhe i bluanim nė njė mokėr dore, pėr tė bėrė me to njė lloj buke tė mjerė. Bluanim koēanka misri dhe bėnim njė lloj ēerepi tė papranueshėm edhe pėr qentė. Ndėrsa gjella pėrbėhej nga hithra, nena e lėpjeta tė egra, tė ziera me njė dorė kripė. Ushqyerje kjo, e padedenjė jo vetėm pėr ne, krijesat e pafajshme, engjėjt e damkosur, tė kryqėzuar padrejtėsisht, nga njė regjim absurd, qė hakmerrej edhe me foshnjat. Por njė sjellje antihumane dhe mungesė keqardhjeje e tillė, do tė quhej kriminale edhe pėr kafshėt.

Nuk e fshij dot nga kujtesa atė ndodhi tė llahtarshme, kur nga uria gėrryese, u afrova te njė man, pranė ndėrtesės sė baxhos, nė tė dalė tė qytetit.
Degėt ishin plot dhe njė mori kokrrash tė pjekura i kishte rrėzuar era pėrtokė. S’kisha futur as dy mana nė gojė, kur nga cepi i murit tė baxhos doli papritmas njė qen stani, leshtor e i madh sa njė kėrriē gomari. Qen tjetėr aq tė madh nuk mė kanė zėnė sytė kurrė. M’u vėrsul vetėtimthi dhe me tė lehurat e tij zėtrasha mė tmerroi, aq sa, m’u rrėqeth i tėrė trupi. Ia mbatha nga sytė kėmbėt, pėr tė shpėtuar prej gojės sė tij tė madhe e kuqalashe, me dhėmbė tė skėrmitur plot egėrsi. Por ai ishte mė i shpejtė dhe mė arriti. Nė ēastin kur m’u hodh pėrsipėr pėr tė mė shqyer, rashė pėrtokė i mbledhur kutullaē si iriqi dhe futa kokėn mes krahėve. E habitshme ajo qė ndodhi. Ndėrsa prisja tė ndjeja nė trupin e ligėshtuar ēatajtė e tij si gozhdė potkonjsh, ai ngriti kėmbėn e prapsme, mė shurroi pėrsipėr dhe u kthye te baxhoja. Shumė herė jam menduar tė gjej arsyen pse nuk mė kafshoi. Por edhe sot nuk e shpjegoj dot. Ndoshta, se nėnshtrimi te kėmbėt e tij e bėri tė ndihej fitimtar. Po edhe njė mendje mė thotė, se qeni mė fali instinktivisht, ngaqė mė pa duke ngrėnė mana. Krejt ndryshe nga shteti, qė mė linte pa ushqyer e s’bėhej fare merak.

Nė fund tė verės sė nxehtė, kur barishtet pėr ushqim ishin tharė, nėna shkoi sėrish nė komitet. Por jo pėr tė ndarė babanė. Kėrkoi punė pėr tė ushqyer shtatė fėmijėt e vegjėl, tė cilėt, siē justifikohej ajo, nuk dinin ē’ėndrra me sy hapur kishte parė babai i tyre. Pas shumė ecejakeve e lotimeve nė dyert e zyrave, nėna u tha vendosmėrisht, se nuk do tė priste derisa fėmijėt tė vdisnin nga uria. Por do t’i merrte pėrdore tė shtatė krijesat e saj dhe bashkė me ta do tė mbytej nė det. Kėtė ua tha me njė seriozitet e gatishmėri tmerruese, qė i bėri tė mendohen mirė. Atėherė i dhanė punė. Tė pastronte bajgat e derrave tė ndėrmarrjes sė grumbullimit, qė gjendej matanė Qafės sė Gjashtės. Ajo e pranoi, sepse duke u pėrballur me kėrcėnimet qė i bėnte vdekja, si kositėse e zellshme e fėmijėve, kutėrbimi i bajgave tė derrave ia kalonte edhe parfumit mė tė shtrenjtė.
Kur kthehej nė shtėpi, e lodhur nga puna dhe nga rruga e largėt e fermės, heroina jonė nuk i afrohej asnjėrit. Futej menjėherė nė banjė, pėr tė hequr erėn e rėndė tė bajgės sė derrit me sapun rrobash tė zi. Mė pas lėshohej e dėrrmuar mbi minder dhe nuk fliste njė copė herė tė gjatė. Duke e ndjerė veten tė humbur dhe tė pėrbuzur, ajo vetėm na vėshtronte tė gjithėve me pėrvujtuni. Ne, tė shtatė, i mbėshtilleshim te koka krejt tė heshtur, pėr tė mos i prishur qetėsinė. Dikush i fėrkonte ballin, dikush gjunjėt e lodhur, dikush duart e ashpėruara nga lopata e plehut. Dhe tė gjithė bashkė sikur ndjenim ngushėllim.
Pagesa e asaj pune tė ndyrė, ishte aq e vogėl, sa nėna mund tė ushqente varfėrisht vetėm gojėn e saj. Dhe pasi bėnte atė, qė bėjnė dallėndyshet pėr zogjtė pa pupla, ndarjen e thėrrimes me tė gjitha gojėt, ajo shpesh mbetej pa gjė pėr vete.
Por pėr tė arritur t’i shtonte paksa thėrrimet, u detyrua t’i heqė trupit tė saj tė drobitur edhe gjumin.
Mė ka mbetur e fiksuar nė sy pamja e atij mėngjesi, kur u zgjova dhe e pashė nėnėn tė dremiste mbi makinėn e dorės “Singer”. Dikush nga gratė e lagjes i kishte dhėnė pėr tė qepur njė veshje basme pėr fėmijėn. Duke dashur tė fitojė pak lekė mė shumė, ajo e kishte gdhirė gjithė natėn. Mė erdhi keq sa s’thuhet dhe m’u duk vetja njė parazit qė ushqehesha me pagjumėsinė e saj. Pashė orėn e tavolinės, qė po afronte pėr tė shkuar te derrat e Gjashtės dhe nuk mė bėnte zemra ta zgjoj. E shtrenjta jonė dihaste krejt e pėrhumbur, me faqen mbėshtetur mbi trupin e “Singerit” tė vjetėr, qė binte erė vajguri. Si t’ia prishja atė torturė gjumi aq tė nevojshme?... S’dija si tė bėja. Filloi tė mė dhembė shpirti nga mėdyshja. Gjithė tė tjerėt flinin. Sė fundi shkova i thirra Vjollcės te veshi dhe ajo u zgjua me sy tė shajnitur nga habia.
- Nėna sonte s’ka fjetur fare dhe vajti ora! – i pėshpėrita fare pa zė.
Motra u ngrit nė ēast dhe i shkuam tė dy te koka. Nėna merrte frymė thellė dhe sytė e saj tė mbyllur kishin pėrqark njė rreth mavi tė lehtė. Ata dy rrathė tė zinj na shtrėnguan tė dyve pėr fyti. Pritėm edhe pak minuta. Dhe kur u duk, se kishte rrezik tė mos arrinte punėn, Vjollca me sy tė lėngėzuar nga keqardhja iu afrua te veshi:
- Nėnė, moj zemėr, vajti ora moj t’u bėfsha! - i pėshpėriti gati me frymė.
Ajo hapi sytė. Vėshtroi njė grimė rretheqark, fėrkoi buzėt e lagėshtitura dhe i vetėtiu sytė menjėherė te ora.
- Mė raftė pika, do mė heqin nga puna! - u drodh gati me tmerr dhe kėrceu pėrpjetė si sustė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA