krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 8

Home
Curiculum

8
Nė bankėn e fundit tė klasės sė shtatė, dėgjoja me ngazėllim mėsuesen pasionante. Ajo po lexonte para nxėnėsve hartimin mė tė mirė, gati duke recituar. Nė ēastin, kur pėrqendroi vėshtrimin dhe mė tha, “Tė lumtė, ti ke pėr t’u bėrė shkrimtar!“, befas u hap dera. Hyri krejt pa pritur njė burrė shkurtan me vetulla tė trasha, i veshur me kostum blu tė pahekurosur dhe me kravatė tė shkarė anash. Mbi prapshtinat e kėpucėve i kishin dalė thembrat e grisura tė ēorapeve tė leshta, me ngjyrė tė kuqe.
Ndėrsa po pėrshėndetej me mėsuesen, zgjata kokėn te shoqja e bankės, Afesaja .
- Kush ėshtė ky ēorapekuq?
- Ku di gjė unė e shkreta! - mblodhi supet e vegjėl ajo.
Pas dialogut tė shkurtėr me tė sapoardhurin, mėsuesja, e skuqur pakėz nga emocioni, iu drejtua klasės:
- Shoku Ziso, ėshtė instruktor nė komitetin e partisė dhe ka ardhur tė bisedoj pak me ju...
Nuk mund ta pėrcaktoj saktė, pse prania e tij mė shkaktoi aq bezdi. Ndoshta nga ēorapet e kuqe tė grisura. Ndoshta se ndėrpreu vlerėsimet e tjera tė mėsueses dhe tė shokėve pėr hartimin tim. Ndoshta se ēorapekuqė tė tjerė si ky, mė kishin burgosur babanė. Po e vėrteta ėshtė se e kundrova sikur tė mė dhembnin sytė.
- Hė, mo kalamaqėr, si jini, si ja shpini? - e ēoi buzėn vesh mė vesh ai, duke u shtirė tepėr i dashur me ne.
- Miiirė! - thamė tė gjithė nė njė gojė.
- Miri e ma miri qofshi, se keshtu u do juve mema jona Partia, te beheni bijė e bija te ditura e te mesuara te Shkiperias.
- Qėnka vurgar! - nxitova t’i pėshpėris Afesasė te veshi, duke dalluar tek ai aksentin shqip tė minoritarėve. Dhe padashur mė shkuan sytė te gjunjėt e saj tė zbuluar deri lart.
- Uh, - ia bėri ajo, duke ndjerė vapėn e ditėve tė para tė qershorit. - Unė e kam mendjen te deti, sa tė mbarojė ora, do shkojmė me shoqet tė lahemi te pllakat…
Instruktori vijoi tė na fliste pėr sukseset e fshatarėsisė sė Vurgut dhe pėr dėrrmėn qė po u jepte Partia me Enverin armiqve e tradhtarėve tė vendit.
Mė shkoi mendja te dėrrma qė po u jepte Afesaja atė ēast ēunave tė klasės, me kofshėt e zbuluara deri lart, sytė e tė cilėve vetėtinin te banka jonė, pa e patur mendjen ē’thoshte ai.
Instruktori tha mė pas, se sė shpejti Partia mendonte t’i hiqte triskat e bukės e ta linte me shitje tė lirė. Pėr kėtė “parashikim tė gėzueshėm”, ai kėrkoi edhe mendimin tonė.
Kaluan ēaste tė gjata dhe askush nga mendjeshpėrndarėt e klasės s’kishte ndėrmend tė shfaqte ndonjė mendim. Ndoshta edhe druheshin tė flisnin. Atėherė, unė, impulsivi, i dalluari i hartimeve, thashė me vete, se mė takonte patjetėr tė jepja ndihmesėn time mendore, pėr ēka kėrkohej.
- Me leje shoku instruktor?
- Hė, mo goxha djali, pa na thuaji ēar mendoni ti, per keto tė mira qe ben Partia!
- Jemi shumė, shumė tė gėzuar qė Partia dhe Enveri do na e lėnė bukėn tė lirė, qė tė mos kemi mė uri nėpėr shtėpiat tona.
Instruktori i kėnaqur shpėrvoli buzėt me njė buzagaz tė gjerė.
- Bravo tė qofte, mo levend, ti je trimi i riu i Partias! Po nuk me thua, sa buke do te blini juve ne shtėpia tuaja, kur te behet me shitje te lira?...
- Si tė jetė ēmimi. - nxitova tė pėrgjigjem.
- Sa thua ti qe mund te jete ēemimi?...
- Meqė me triskė ėshtė pesė lekė, me tė lirė duhet tė jetė dyzet lekė. - thashė me hamendjen time euforike, duke u nisur nga fakti, se nėpėr furra buka pa triskė shitej me tetėdhjetė lekė.
Ai rrėzoi menjėherė vetullat e trasha dhe papritmas u errėsua nė tėrė fytyrėn e tij si mėlēi lope.
- Mendoni shume keqi, more derezi! – u kundėrvu befas duke mrrolur sytė.
- Po ky ėshtė vetėm mendimi im, unė nuk i vura vulėn. - u gjegja i prekur nė sedėr.
- Kėshtu mendoni vetem ai qe nuk ja di qelimet e mira te Partias jona. Buka do te shitet perhere me pese leka. Partia nuk e ngre kurren e kurres ēemimet qe jane te garantuara.
- Po tė jetė ashtu, karrocieri do blej njė qerre me bukė, do i japė edhe kalit pėr tė ngrėnė korromane dhe nuk ka pėr tė lėnė asgjė pėr ne tė tjerėt! - shpejtova tė mbroj idenė time.
E tėrė klasa qeshi me buēimė, duke mė rėnduar padashur. Instruktori shtrėngoi dhėmbėt i prekur keqas nė sedrėn e vet politike.
- Keshtu jep pergjigje vetem nje mikroborgjezi, - komentoi ai me njė ngrysje ēuditėrisht therėse dhe pyeti befas: - I kujtja na qenka ti, mo djali?
Uh, ē’mė gjeti belaja!... U kapa mat menjėherė. Po nuk mund ta gėnjeja para klasės dhe mėsueses.
Shqiptova emrin e tim eti dhe e kundrova drejt.
Ai rrahu qepallat dhe pasi trazoi gjithė rrangallat e kujtesės sė tij politike, i vetėtinė sytė me njė ndriēim tė keq.
- I atija mesuesit reaksionari, qe kemi plasur brenda ne burgu?... - shfryu gjithė triumf dėrrmues. - Prandaja na mollois kolloqithja me rigoni ketu, perpara syri te brezi te paster te Partias?... I keni ngjare edhe ti babai tend. Por nese vazhdove te rokanisesh fjale te ketilla, shume shpejti edhe ti ke per te shkuar pas atija, ne hekura!...
Klasa u kthye e tėra drejt meje dhe po mė vėshtronin ngultas me ca sy tė ēuditshėm, plot dyshim. Nėpėr banka filluan pėshpėritjet vesh mė vesh. Ndonjėri e dinte se diēka kishte ndodhur me babanė tim. Por pjesa mė e madhe e nxėnėsve dhe mėsuesja u befasuan. Unė u skuqa sa s’thuhet, po vėshtrimin e mbajta tė pathyer tėrė kohėn.
- Si ke emri zotrote? - pyeti sėrish instruktori i pamėshirshėm, me njė shprehje pėrēmimi tė theksuar nė fytyrė dhe nxori sėrish bllokun pėr tė shėnuar shkarravitjet e tij.
Nga inati me veten time, mendova se do tė ishte mirė t’i thosha, e kam emrin breshkė, qė kėrkova gozhdė te njė nallban si ti. Po nuk ma mbajti...
I deklarova emrin me zė tė plotė.
- Ėshtė nxėnės i talentuar, nė orėn e vizatimit ka pikturuar Enverin, qė ėshtė kėtu sipėr, njėsoj si nė fotografi... - nxitoi tė mė marrė nė mbrojtje mėsuesja e kapur ngushtė dhe m’u drejtua me shqetėsim: -Tregoja shokut Ziso!
- Nuk e kam me vete. - u gjegja nė ēast me ton tė prerė. Zemra po mė ēahej pėrbrenda gjoksit dhe ndjeva se kėmisha po mė ngjitej nė lėkurė.
Me njė pamje mjaft tė alarmuar, instruktori diēka bisedoi kokė mė kokė me mėsuesen dhe doli pėr tė shkuar te drejtori.
Duke mbajtur sytė ulur, pėr tė mos ndeshur vėshtrimet kureshtare tė shokėve, u mundova tė marr me mend, se si me paqen e shpirtit tim, mund tė isha edhe unė “armik”… Befas peshorja e sė mirės dhe sė keqes u lėkund keqas nė mendimet e mia. Nėse armiqtė ishin kaq tė parrezikshėm sa unė, atėherė s’kishte pse tė mos ndjehesha krenar si “armik” i shokut Ziso…
Atė ēast ra zilja dhe aty te deti, qė shtrihej rrėzė pllakave, u pėrpoqa tė harroj ndodhinė e hidhur tė shkollės. Pa u shqetėsuar fare, pėr kujtesėn gjithmonė tė gjallė nė bllokun e instruktorit dhe duke mos ditur asgjė ē’rol luante nė jetėn e Sarandės ky njeri.
Dhe as mund tė merrja me mend, se aparatēikėt e komiteteve tė partisė, ishin aparatė automatė, nė kokėn e tė cilėve ishte montuar njė inēizim citatesh, qė tė dėgjoheshin kudo njėlloj dhe besnikėrisht. Kur fjalėt e dėgjuesve nuk pėrputheshin me inēizimin qė kishin nė tru, zilet e alarmit nė gojėn e tyre binin pareshtur, nėpėr tė gjitha dyert e zyrave ku zbraznin shėnimet. Rėndėsinė e vėrtetė dhe pasojat e fjalėve tė tij, i kuptova vetėm kur erdhi korriku dhe u muarr vesh, gjithēka kishte katranosur instruktori shpirtzi pėr mua.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA