krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 7

Home
Curiculum

7
Asaj ore tė vonė, rrugėt e varfra dukeshin pafundėsisht tė shkreta, varfėrisht tė ndyra dhe tė krijonin njė ndjenjė braktisjeje. Kokulur, zvarrė-zvarrė, me shpirt tė plagosur e me trup tė vrarė, u nisa sėrish drejt derės sė gjykatės. Mezi i ngjita shkallėt njėrėn pas tjetrės, duke u mbajtur te muri. Aty te dera e brendshme gjeta tek flinte kutullaē njė qen pazari. Nuk e zgjova. Shtrova librat nė ēimento me kujdes dhe u ula fare pranė tij. Tani, nė mėnyrėn e tė jetuarit s’kishim ndonjė ndryshim tė madh. Pėrkundrazi, qeni ishte superior. Flinte me barkun tė mbushur plot nėpėr kazanėt e plehrave. Dremita gjithė natėn, duke u dridhur si qeni nga tė ftohtit. Erdhi njė ēast, kur symbyllur siē isha, kuptova befas, se te brinjėt e krahut tė djathtė mė mungonte ngrohtėsia e pakėt e trupit. Qeni pati ndjerė agimin e ditės dhe mė kishte lėnė vetėm. Mė pas, kur erdha mirė nė vete, mendova qetėsisht, se po tė vazhdoja edhe ditė tė tjera tė flija aty, duhej tė zija miqėsi me qenėr tė tjerė e tė shtrihesha mes tyre. Mbase mund tė shkoja edhe te kazanėt ku ushqeheshin. Pra, duhej tė reagoja si njė kafshė e shkathėt...Njerėzit e kishin ushqimin dhe ngrohtėsinė tepėr tė shtrenjtė.
Prita me padurim hapjen e dyqaneve, pėr t’i mbyllur gojėn ujkonjės, qė po mė shqyente pėrbrenda. Nė klubin e parė, te cepi i kryqėzimit me sheshin kryesor, zgjidha kuletėn shpėtimtare dhe bleva njė gurabije pesėlekėshe. Numėrova edhe njė herė tė hollat dhe llogarita: Po tė haja ēdo vakt nga njė gurabije tė tillė, sa pėr tė mbajtur fijen e hollė tė shpirtit tė mos kėputej, mund tė duroja edhe katėr ditė.
Nė orėn gjashtė shkova sėrish te dera e agjencisė sė pasagjerėve. Pėr tė ēelur serinė e re tė ekspozimit tim, pėrballė mėshirės sė shoferėve, qė udhėtonin drejt Sarandės. Por, fatkeqėsisht, pėrsėritej e njėjta skenė e trishtuar e dyndjes sė njerėzve, qė shtypeshin e kėrcenin pėrmbi njėri-tjetrin, kush tė arrinte tė priste biletė. Apo t’i mbushte mendjen shoferit ta merrte jashtė vendeve. Dhe s’bėhej fjalė kurrėsesi, pėr njerėz si unė, qė kėrkonin tė udhėtonin pa pagesė... Ē’tė bėja?...
Prita edhe tri ditė tė tjera tė vinte fundi i javės, pėr postėn e Sarandės. Pa e ditur as vetė, ku e mbėshtesja shpresėn kaq gjatė. Mbase kotėsisht, siē ndodh kur je te dera, s’ke ē’bėn dhe tund derėn.
Dhe ja, erdhi e shtuna e fundit. Tashmė edhe tė hollat pėr gurabije kishin mbaruar dhe duhej luftuar pėr jetė a vdekje. Qysh nė mbrėmje, i shtrirė nė ēimenton e akullt tė gjykatės, i braktisur edhe nga ngrohtėsia e qenit, qė ēuditėrisht nuk erdhi mė, thura planin tim pėr tė nesėrmen.
Kamioni i mbuluar ndaloi para agjencisė nė orėn shtatė pa pak. Sa hap e mbyll sytė, u gjenda mes njė gjeratoreje njerėzish, qė vėrshoi me furi drejt tij. Rrėshqita si ngjalė dhe rashė pėrmbys mbi ēizmet e dy policėve, qė mbanin rregullin. Klitha me tėrė fuqinė e mushkėrive fėminore, me njė shpėrthim ulėrime tė tillė, nga e cila, edhe mua m’u mpinė timpanet e veshėve e m’u rrėqeth trupi. Mbase nga ky sforcim i pazakonshėm, nė gjendjen kur organizmit tė drobitur nga uria e gjatė i mungonin tė gjitha mundėsitė rezistuese, humba ndjenjat. Policėt, tė befasuar nga kjo ngjarje, bėnė pėrpjekjet e rastit pėr tė mė sjellė nė vete, me ujė dhe me nja dy shpulla faqeve. Pastaj nė hapėsirėn e krijuar nga hapja e turmės sė hutuar, ata kėrkuan tė dinin ē’pėsova dhe cili isha.
Ashtu i shtrirė, me lot nė sy dhe me njė zė prej meiti munda tė them:
- Vdiqa... kam dhjetė ditė... rrugėve, pa bukė...pa lekė pėr... shkuar... shtėpi... Sarandė... mė la motobarka Sazan... makinat s’mė marrin!...
Policėt u stepėn njė grimė. Nuk dinin si tė vepronin me dopjogjashtėn, qė u mbeti befas nė duar. Por i nxori nga situata e vėshtirė, njė oficer i ngjyrės sė tyre, qė u ndodh aty pranė. U tha tė mė hipnin nė boshllėkun midis stolave, nė fund tė kamionit. Pastaj urdhėroi shoferin, tė mė dorėzonte te dera e policisė sė Sarandės, qė tė lajmėronin familjen tė mė merrte.
Kaq desha unė... Pėr tė tjerat dija vetė si veproja.
Kur kamioni i akullt, i hapur nė pjesėn e fundit tė mushamasė, filloi zbritjen nė kthesat e pėrtejme tė Qafės sė Llogarait, erdha disi mė mirė nė vete. Vėshtrova rretheqark pishat e mjegulluara nga dimri dhe u mbusha me frymė gėzimi, qė mė nė fund po e kapėrceja atė Qafė tė tmerrshme. Pėrtej saj, vuajtjet e mia do tė mbaronin. Hareja e brendshme, qė do tė gjendesha sė shpejti nė folezėn e ngrohtė tė nėnės time tė shtrenjtė, mė krijoi energji tė habitshme. Munda tė duroj shtjellat e ftohta tė erės therės tė dhjetorit te mushamai i zbuluar dhe marramendjet troshitėse tė rrugės sė gjatė me ēakėll. Por tortura mė e madhe, qė mezi e pėrballova, ishte ēasti, kur njė mesogrua te stoli pėrballė hapi qeskėn e bukės. Ajo filloi tė pėrtypte me oreks tė madh, para syve tė mi, njė copė bukė me vezė tė zier dhe djathė. Ndjeva se tė gjitha rropullitė m’u hallakatėn pėrbrenda. Zorrėt, sikur tė ishin njė tufė gjarpėrinjsh tė uritur, zunė tė spėrdridheshin e tė klithnin me ca pickime tė llahtarshme. Por i dėgjoja e i ndjeja vetėm unė dhe aspak gruaja pėrballė. U bėra gati dy-tri herė t’i kėrkoja njė kothere. Por sedra ime e tejskajshme, ishte njė purtekė e pamėshirshme, qė arrinte t’i fshikullonte gjarpėrinjtė e padukshėm. Ktheva kokėn anash, me sy tė perėnduar nga mundimi sfilitės dhe mė erdhi vėrdallė krejt Riviera...
O zot i madh!... Ja, Qafa e Gjashtės hapi siparin e saj... Ja, deti i kaltėr me Korfuzin pėrballė dhe mė pas Saranda ime e dashur, qė filloi tė zbulohej pak nga pak. Kėtu, thashė me vete, ėshtė parajsa dhe ferri im. Kėtu pranoj me dėshirė tė vuaj, tė torturohem dhe tė vdes. Po vetėm kėtu dhe askund tjetėr...
Ishte pasdite vonė, kur, duke dihatur me dhimbje gjoksi nga nxitimi, arrita tė ngjit shkallėn e shtatė dhe tė fundit. Kapa dorezėn e vjetėr tė derės dhe hodha sytė e perėnduar mbi bylykun e vėllazėrisė me nėnėn e shtrenjtė nė mes.
- Ooo-oh!.. - lėshova vetėm njė rėnkim kėnaqėsie, dhimbjeje, lodhjeje, vuajtjeje, malli dhe tė gjitha ndjesitė e mia u pėrmblodhėn nė atė tingull tė shurdhėr. Bėra dy hapa dhe rashė si dru i kėputur mbi njėrin nga minderet aty pranė. Deri aty ishte energjia ime e fundit, pastaj bateritė e trupit m’u shkarkuan menjėherė dhe tėrėsisht.
Nėna, motra, vėllezėrit u turrėn tė gjithė dhe mė rrethuan mbi krye. U tmerruan dhe s’po kuptonin gjė nga ajo shfaqje e beftė e njė kufome prej dylli, qė shprehte pamja ime. Kurrė ndonjėherė nuk e kisha ndjerė stomakun mė tė ngjitur pas shtyllės kurrizore, barkun mė tė zbrazėt e mė tė zgavėrt.
- Bu-u-u-kė-ė-ė!... se vdiqa!
Nėna kėrceu vrikthi te dollapi. Rrėmbeu tė gjithė pllakėn e bukės sė misėrt, qė kishin blerė pėr tė nesėrmen dhe ma vuri pėrpara mbi njė tepsi. Pastaj solli pak gjizė, dy turshi, njė qepė. Fillova tė ha si i limaksur. Shtatė palė sy tė dashur mė kundronin me dhimbsuri. As nuk pyesnin dhe as nuk shqiteshin sė vėshtruari. Vetėm prisnin.
Nėna, e tronditur thellė nga pamja ime dhe duke marrė me mend se kisha kaluar vuajtje tė mėdha, po gurgullonte pėrbrenda. Derisa mė nė fund filloi tė fshijė lotėt, qė iu varėn nė tė dy faqet dhe gulēoi rėndė:
- Aaah, Nexhat, more zuzar, veē mos mė ardhsh nė shtėpi, ē’ma paske bėrė djalin kėshtu!…
Pritėn gjatė nė atė gjendje tė ngrirė dhe pa ndjerė aspak keqardhje, qė bukės sė pėrbashkėt po i shkoja nė fund. Kur vunė re, se u ndala njė grimė me sy tė habitur mbi copėn e fundit tė bukės, ata thanė tė tėrė nė njė gojė:
- Haje!...
Ishte oshtima e njė kori tė ēmeritur nga befasia dhe keqardhja. Ishte oshtima e paharruar e zėrave tė artė e tė kulluar tė shtėpisė sime tė shumėvuajtur. Ishte oshtima e dashurisė dhe e dhembshurisė solide e shtatė engjėjve tė damkosur pėr njėri-tjetrin.
Mė pas u shtriva mbi minder me peshėn e nevojshme nė shpirtin, qė kishte qenė gati tė mė fluturonte prej trupit. Pak nga pak ndjeva se qeska e barkut tė zgavėrt mė ishte fryrė. Atėherė zura tė tregoj njė pėr njė skenat e llahtarshme tė lėngatave tė mia tė gjata, me njė zė paksa tė ndryshuar. Dhe herė pas here kruhesha me gjithė forcėn e thonjve nė trup e nė kokė.
Nėna e kuptoi. Me duart e saj tė buta si mėndafshi, mė zhveshi kėmishėn dhe kanotjerin. Dhe pasi i hetoi me kujdes, klithi me krupė:
- Korba, korba unė! Ti qėnke bėrė citė me morra!... - m’i hoqi shpejt edhe teshat e tjera dhe i vuri tė ziejnė nė kazan.
- Do i kem marrė te velenxat e barakės sė punėtorėve...
- Ke marrė morra lab, sa njė kokėrr orizi. – u mundua tė nėnqeshte ajo, pėr tė mė kthyer humorin.
Ndėrkohė po bėhej gati edhe uji pėr t’u larė.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA