krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 5

Home
Curiculum

5
Pasdite vonė, kur filloi tė errej, njė motobarkė ushtarake na mori dhe na lėshoi nė portin e Vlorės, si dy dengje pa markė.
Nisėm tė gjurmonim kuturu nė drejtim tė qytetit. Ndonėse kisha mbetur befas nė mes tė katėr rrugėve, atė natė ndjehesha ēuditėrisht i qetė. Fatriu, si mė i madh, rrekej tė dukej fare pa merak nė fytyrė, gjė qė mė bėnte edhe mua tė mos frikohem. U vėrtitėm varavingo rreth dy orė rrugėve tė Vlorės, duke pyetur njerėz tė rastit, pėr ndonjė vend fjetjeje pa pagesė. Kisha menduar qė tetėdhjetė lekėt e fshehura thellė nė kuletė, t’i pėrdorja vetėm pėr racionin e bukės. Edhe Fatriu kthehej nga Shkodra pa asnjė kacidhe tė tepėrt nė xhep. Pas shumė hallakatjeve tė kota, aty nga ora njėmbėdhjetė e natės, njė kalimtar na tha, se mund tė rregulloheshim te njė kapanon i ndėrmarrjes sė ndėrtimit, qė gjendej nė periferi. Tė mėrzitur e tė lodhur pėr vdekje, u nisėm zvarrė-zvarrė. Kisha nė duar valixhen prej kartoni me librat dhe fletoret e shkollės, e cila, pas asaj odiseje, mė dukej si e mbushur me plumb. Fatriu me ecjen e vet prej ēobani kapadai, tregohej krejt mospėrfillės pėr ngarkesėn time.
Ecejaket nėpėr lakadredhat e rrugicave tė errėta, mė morėn frymėn. Mė sė fundi, rreth orės dymbėdhjetė e gjetėm edhe kapanonin shpėtimtar. Dikush nė errėsirė, qė nga drita e cigares i dalluam vetėm mustaqet, dėgjoi shpjegimet tona tė vajtueshme. Pasi u mbllaēit disa herė dhe thithi cigaren fort, na ēoi tė flinim te njė shtroje pėrtokė, ku atė natė mungonte njė punėtor. U mbuluam menjėherė me velenxat e leshta me erėmim tė rėndė, qė kishte shtroja dhe pas pak na zuri gjumi si tė vdekur.
Gjumin aq tė ėmbėl tė atij mėngjesi, na e shkundėn nga qepallat qysh herėt zhurmat e zgjimit tė muratorėve, qė bėheshin gati pėr nė objektet e ndėrtimit. Pas tyre u ēuam edhe ne, pėr tė dalė nė rrugėn e madhe. Kokėn e ndjeja mbi supe tepėr voluminoze, paksa mė tė rėndė se valiēja. Por dhe Fatriu po ēapej aq marrakėmbėsh, sa u pengua te njė ēengel i ngulur nė rrugė dhe ra barkas. Ai u shau nėnėn me fjalė tė pista, jo vetėm hekurishtes, po edhe atyre qė e kishin prodhuar dhe ngulur aty ku kalonin njerėzit. Kėtė e bėri pa marrė fare parasysh, se ne ishim tė ēartallosur nga ditėnata e mėparshme. Dhe pėr mė tepėr, ēengeli i kapakut tė pusetės ishte nė vendin e vet tė natyrshėm.
Agjencia e pasagjerėve gjendej nė qendrėn kryesore tė Vlorės, pėrskaj ndėrtesės sė gjykatės. Turma njerėzish kishin zėnė radhė para dy sporteleve. Tė tjerė, vinin njėri pas tjetrit pėr tė pyetur. Dėgjuam, se kamioni me stola, qė quhej “Posta e Sarandės” e bėnte linjėn vetėm tė mėrkurėn dhe tė shtunėn. Pėr fat tė mirė, atė ditė ishte e mėrkurė. Por biletat priteshin pesė ditė pėrpara. Madje ishin prerė edhe pėr tė shtunėn e ardhshme. Pritėm me ankth, derisa u shfaq kamioni “Zis”, i mbuluar me mushama. Shpresonim se mos nė stolat e tij mbetej ndonjė vend edhe pėr hallexhinj si ne. Por aty pamė, se me ē’vėrsulje dyndeshin njerėzit pėr tė hipur. Dhe me ē’egėrsi i mbėrthenin policėt pėr krahėsh e i lėshonin si thasė pėrtokė. Sa hap e mbyll sytė, stolat u shtrėnguan me njerėz, si fishekėt nė gjerdan. Madje hipėn jashtė vendeve edhe disa ushtarakė, tė cilėt e shndėrruan gjerdanin nė karikatore. Folėm, u ankuam, u lutėm me pėrvujtuni. Por aty, hallin tonė s’e qante kurrkush.
- Kėtu, mo birazer, janė tė tėrė, o mete pėr vete, po eja tė ikim! - e mbylli kapitullin e asaj dite Fatriu, qė fliste rrallė.
- Ku tė vemi? - mėrmėrita tejet i brengosur.
- Nxirre atė triskė, ku e ke, na merr nonjė krodhe bukė!
- Po ti, ku e ke triskėn tėnde? - iu ktheva me merak, duke menduar se katėrqindgramėshi im ishte vetėm dy kafshata pėr gojėn e tij tė madhe, tė qerthulluar me push tė zi.
- Ē’triskė, mo derėzi, ku ka triskė fshatari!
- Kur s’ka, ēfarė ha? - e pyeta me habi.
- Ha rripin! - tha me mllef. - Kush piet pėr ne fatzinjtė. Nga ne duan vetėm taksa e detirime, misėr, grurė, e lesh me qime...
O lele, ē’mė gjeti, dashkam ta ndaj edhe kotheren time, mendova.
Blemė bukėn e pėrzier me misėr te njė dyqan, ku radha e burrave ishte mjaft e gjatė. Qysh nė dy hapat e parė, Fatriu e kullufiti pjesėn e tij.
- Ju qitetarėt ngopeni shpejt, andaj u jep qeveria kaq pak! - shprehu sipas mėnyrės sė vet pėrshtypjen e pangopėsisė.
- Me qeverinė s’ke punė, - ia preva, duke kundruar pėrqark mos na kishte dėgjuar njeri. - Bukėn ta dhashė unė nga racioni im. Qeveria s’di gjė se ne e ndajmė triskėn qė i jepet njė njeriu...
- Pse, po ta dinte, do tė tė jepte dy triska? - qeshi me shpoti. - Babai im thotė kjo qeveri u jep njerėzve aq sa, tė mos u ulėrijnė zorrėt, se nuk ia ka qefi tė dėgjojė tė qarat e plėndėsave tė tyre.
E kėqyra i ēmeritur, pėr t’ia parė edhe nė fytyrė atė guxim tė tepruar.
- Babai yt flet ashtu, se nuk i ka provuar hekurat e ndryshkur nė duar! - u shkreha prerazi.
Ai mė vėshtroi me dyshim.
- Ore, mos je gjė djali i nonjė sigurimsi ti?
- Jo, jam djali i njė tė burgosuri pėr fjalė politike, si kėto qė thua ti dhe ai babai yt...
- Ē’thua, mo djall i madh? - qeshi dhe mė hodhi dorėn mbi shpatulla, duke kėrkuar shpjegime me njė varg tė gjatė pyetjesh.
Pėrgjigjet qė i dhashė pėr babanė dhe familjen, e shtynė tė bėhet mė i afėrt.
Dolėm nė rrugėn e kamionėve. Pritėm gjithė ditėn, deri nė mbrėmje vonė. Por asnjė nga shoferėt e rrallė, qė kaluan atė ditė drejt jugut tė Vlorės, nuk na i hodhi sytė. Aq mė pak, kur ndonjėri pyeste pėr pagesėn dhe ne i qanim hallin, se kishim mbetur pa tė holla. Kur u bė natė, filluam tė mendojmė sėrish pėr vendin e fjetjes. Te kapanoni i ndėrtimit nuk mund tė shkonim prapė, sepse ishin kthyer tė zotėt e dyshekėve nga shtėpitė ku kishin shkuar njė natė mė parė. U vėrtitėm rretheqark tri orė tė mira dhe sė fundi shkuam tė mbėshtetemi te dera e madhe e gjykatės, qė ishte pranė agjencisė. U afruam, duke i bėrė veshėt pipėz, se mos na pikaste njeri. Por aty s’ndihej asnjė frymė e gjallė. Pėr habinė time, nė ēastin qė rėndova shpinėn te njėra nga kanatat, dera u hap e tėra dhe rashė sė prapthi nė errėsirė.
- U ka thėnė allahu nė vesh, ta lėnė hapur pėr ne, qė tė mos na hanė qentė e pazarit! - u shpreh me gėzim Fatriu.
U ngjitėm ngadalė shkallėve dhe ndaluam te dera e mbyllur e korridorit. Fatriu provoi dy-tri herė ta hapė me forcė.
- Je budalla me guxim prej tė ēmenduri! - i shfryva i frikuar pėr ē’ka po bėnte.
- Jam i mėnēuri i dynjasė... - mė korrigjoi ai.
- Nuk e di ti, qė kėtu brenda sjellin ata qė u kanė vėnė hekurat pėr t’u qethur kokėn! – ia bėra tė qartė.
- Mua s’kanė ē’mė qethin se jam bėrė xero me kohė, po duhet tė qethen ata, qė kanė lėnė derėn hapur! - qeshi Fatriu dhe hoqi kasketėn, fėrkoi flokėt e prerė fare shkurt.
U pėrtypa njė grimė dhe s’fola. Mė bėnte pėrshtypje guximi i tij pėrpara ēdo pengese.
- Kur je kaq trim, pse s’hipėn me forcė edhe nė postėn e Sarandės? - e pyeta me kėrshėri.
- Po s’ikėm dot deri pasnesėr qė vjen posta, do i hipi se s’bėn! - u gjegj i vendosur.
- Tė shohim. - ia ktheva me mosbesim dhe heshta.
- Oh, ē’mė kėndojnė zorrėt njė kėngė labēe me shumė iso! - devijoi nga biseda papritmas.
- Do presim deri nesėr, sa tė hamė edhe dy kafshatat e latės tjetėr. - i thashė, duke menduar me trishtim, se po ta haja tė gjithė bukėn vet, do kisha mė pak uri kėtė natė. Por edhe Fatriu kishte filluar tė mė dhimbsej e po mė pėlqente tipi i tij, pak sharnavello, po guximtar i lezetshėm.
Po na kaplonte gjumi keqas dhe nuk mund tė duronim mė tej. Shtruam nėnvete nga dy libra tė valixhes prej kartoni dhe u mbėshtetėm pas derės sė korridorit. Mesnata ishte e ftohtė dhe sado qė u ngjeshėm te njėri-tjetri, ky lloj gjumi ishte torturė.
Dolėm nga dera e jashtme pa aguar mirė, qė gjithsesi tė mos na gjenin brenda gjykatės. Dhe pėr mė tepėr, tė mos i prishnim punė vetes pėr natėn tjetėr, nėse do tė mbeteshim aty. Pasi hodhėm sytė pėrqark, se mos na diktonte ndonjė polic, shkuam tė presim lindjen e diellit para derės sė agjencisė. Pėr tė qenė nė pritje, gjithsesi, se e dinim qė mjet tjetėr s’kishte.
E shtuna e kamionit tė mbuluar me mushama, mezi erdhi. Ishim vėrdallosur rrugėve dy ditė tė plota, pothuaj me barkun bosh. Se katėrqindgramėshin shpėtimtar, e kishim sa pėr tė mbajtur shpirtin gjallė. Sakaq diferencėn e tetėdhjetėlekshit, po e ruaja me fanatizėm pėr bukėn e triskės, duke prishur vetėm nga katėr lekė nė ditė. Shpirtin e kursimit ma kishte ngulitur babai, kur ndante racionet e marmelatės sa njė karamele. Fatriu nuk e dinte saktėsisht buxhetin tim varfanjak, qė kishte buruar nga zbokthi i shpinės sė plakės Xhexhe. Dhe s’kishte pse ta dinte, pėrderisa ia qetėsoja disi klithmat e zorrėve. Shpjegimet e tjera i shihja tė panevojshme. Madje mund tė ishin tė rrezikshme.
Zumė radhėn te dera e agjencisė qė nė orėn pesė tė mėngjesit. Menduam t’i qanim hallin pėrgjegjėsit, kur tė vinte pėr tė hapur sportelin. Kisha pėrgatitur disa fraza, me tė cilat mund ta prekja nė shpirt. Shpresoja tė vinte dorėn nė zemėr pėr dy tė mjerė, tė mbetur rrugėve. Mirėpo ndodhi krejt ndryshe nga si e imagjinoja. Mustaqelliu, tepėr nervoz, kur pa grumbullin e madh tė njerėzve para derės sė tij, bėrtiti pėr tė hapur rrugėn me aq forcė, sa m’u rrėqeth i tėrė trupi dhe mė shteroi krejt frymėzimi. Madje, edhe kur tentova t’i tėrheq vėmendjen, duke e kapur lehtėsisht pėr krahu, mė dha njė shtytje tė fuqishme, me tė cilėn mė nxori nė fund tė turmės.
Ndėrkohė, Fatriu nuk merrej vesh ku gjendej. E kėrkova njė copė herė mes zallamahisė sė pasagjerėve qė shtyheshin si dallgė. Dhe nė fund e gjeta diku larg, tė mbėshtetur pas njė shtylle telefoni.
- Ku prapa diellit shkove, kur duhej tė ishe i pari te sporteli! - iu shkreha me pezėm.
- A, ē’mė ēa kokėn, ore! – bėrtiti me nervozizėm. - Ata tė gjithė i kanė njėqind e ca lekėt e biletės nė dorė, e gjene po rripen me njėri-tjetrin. Pse tė lė lėkurėn atje, kur s’kam nė xhep asnjė kacidhe...
Prita ēastin solemn, kur erdhi kamioni dhe hipėn tė gjithė ata qė kishin prerė biletat. Si dhe tė gjithė ata qė lejonte shoferi jashtė vendeve. Rrėshqita me kujdes mes kėmbėve tė turmės dhe u gjenda ballazi me shoferin. Flokėlarashi i gjatė, s’donte kurrėsesi tė dėgjonte e t’i hidhte sytė aty pranė, por vetėm nė largėsi, ku priste dikė. E shkreha disa herė karikatorin e gatshėm tė hallit tim. Po atė nuk e kapi asnjė nga plumbat e mi prej letre. Hipi nė timon, i ndihur nga dy policė, pėrplasi derėn e kabinės me forcė dhe u nis si i ndėrkryer. Nxirrte kokėn nga dritarja deri larg, pėr tė hetuar se mos i ngjitej ndonjė te shkalla e hekurt e spondit tė prapsėm.
Sapo u shkreh zallamahia e turmės, qė preu bileta pėr javėn tjetėr, pashė Fatriun tek po shfrynte hundėt pas njė muri. Iu afrova lehtas dhe i thashė me shpoti:
- Hė mo trim, ti ishe ai qė do ia hipje postės me forcė tė shtunėn?
- Hipa. - tha me tonin e njė zhgėnjimi tė hidhur, pa mė vėshtruar nė sy dhe tregoi hundėn e skuqur nga gjaku. - Po shiko si mė bėnė ata dy derrat blu. Mė kanė ēarė edhe mėngėn e setrės...
Xhaketėn e leshtė e kishte tė shqepur deri pas shpine dhe ishte i mbushur me zemėrim gjer nė grykė.
Shkuam ngadalė e pa folur deri te dyqani ku shitej buka dhe morėm racionin e asaj dite. Fatriu e kullufiti pjesėn menjėherė edhe piu nja katėr grushta ujė, prej gojės metalike tė luanit, te ēezma aty afėr. Pastaj fshiu buzėt me mėngėn e xhaketės dhe befas tha krejt vendosmėrisht:
- Unė do nisem me kėmbė pėr nė Sarandė, ti do vish?
Shqeva sytė nga habia dhe e vėshtrova drejt nė ata sytė e tij, ku qepallat me qerpikė tė zinj, tė dendur, shkundeshin me nervozizėm, si dy furēa tė sapolara.
- Pooo... n...n...ne duam njė muaj tė shkojmė me kėmbė...
- Jo, mo korbosh, mos u trėmb kaq shumė, tri ditė mban Saranda nga Vlora. - tha ēehrengrysur, duke hedhur vėshtrimin diku larg, nė drejtim tė Jugut.
- Po tė jetė pėr tri ditė, mė mirė nisemi, sesa tė presim kėtu kot edhe ca ditė tė tjera...
- Hajde! - tha duke u kthyer vrikthi dhe u nis, sikur tė ēlirohej nga njė zinxhir i trashė.
Vrapova tė arrija hapat e tij tė mėdhenj. Nga njė gėzim ende i pasigurt qė mė rrėmbeu befas, as peshėn e valixhes nuk po e ndjeja nė duar. Qielli ishte gri dhe bėnte ftohtė. Por fillova tė nxehem shpejt dhe shpresa e re mė shtoi dėshirėn pėr tė ecur. Pėr ēudi, asnjė makinė nuk po lėvizte nėpėr atė rrugė tė shkretė me ēakėll tė bardhė. Kaloi me shpejtėsi vetėm njė Xhip, qė na spėrkati me ujin e gropave. Kur ktheja kokėn pas dhe shihja qė ende dukej gjiu i Vlorės, rruga mė ngjante pa fund

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA