krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 4

Home
Curiculum

4
Zura vend te kiēi i anijes, ndonėse ajri ishte i ftohtė. Desha tė shoh me sy shkurtimin ritmik tė rrugės ujore, deri nė skelėn e qytetin tim tė largėt. Por nė hapėsirėn e gjerė detare nuk dukej asgjė, pėrveē ndonjė dallge tė lehtė dhe asaj blusė, deri afėr sė zezės, qė shquhej nė thellėsinė e detit. Ndjeja gėzim tė pazakonshėm, qė mė nė fund isha nisur duke fluturuar nėpėr fushėtirėn e madhe detare. Kisha qėndruar si zog krahėhapur pėrmbi perpendikularen, qė ēante mespėrmes detin e thellė, pėr tė mė ēuar te nėna ime e dashur dhe te vėllezėrit. Kisha dėshirė tė kėndoj, tė hidhem pėrpjetė, tė bėhem zog i vėrtetė. Por motovedeta e vogėl rrėshqiste mjaft ngadalė, pėr t’iu pėrgjigjur ritmit tė shfrenuar tė zemrės sime. Pėrveē mallit, meraku pėr njerėzit e mjerė tė folezės sė dashur, qė gjendej nė fund tė vijės detare, po mė brente pėrbrėnda prej mė tepėr se dy muajsh.
Qėndrova i mbėrthyer te bashi gati tri orė tė plota. Dhe s’kisha ndėrmend tė shkulesha. Por dalėngadalė qielli i kthjellėt i mėngjesit filloi tė mbulohej prej reve, qė vinin me shpejtėsi nga horizonti i errėsuar i Adriatikut. Era po bėhej mė ngulmuese dhe deti zuri tė egėrsohej. Mė pas, dallgė tė mėdha, si kodrina tė kaltra me kreshta tė bardha shkume, vinin e thyheshin njėra pas tjetrės mbi trupin e brishtė tė “Mine Pezės”. Tani bashi ngrihej pėrpjetė, sikur anija e vogėl tė ishte njė mėz i harbuar, qė kapėrcente herė pas here pengesa tepėr tė larta. Dhe sėrish fundosej poshtė, aq sa thoje, se pėr njė ēast do tė pėrpihej nga thellėsitė e errėta tė fundėsisė.
Befas, njėri nga marinarėt mė thirri me britma tė forta, tė futem brenda. Nga toni i tij dhe nga shprehjet e fytyrave tė shqetėsuara tė ekuipazhit, kuptova se po kanoseshim nga rreziku i papritur.
Aty brenda, pėrbri kabinave tė marinarėve, mezi shquhej njė mjedis gjysmė i errėt, me stola druri pėr pasagjerėt. Nėn breroren e dritės sė njė feneri tė vogėl, qė lėkundej si lavjerrės te njė gozhdė nė faqen anėsore, shquhej njė djalosh, rreth tė shtatėmbėdhjetave. Kishte zėnė vend, i shtrirė pėrsėgjati mbi njėrin nga stolat. Kur iu ula pranė, u ēua dhe fėrkoi sytė e pėrgjumur. Mėrmėriti se kishte udhėtuar gjithė natėn e kaluar. Kishte qenė tek i vėllai ushtar nė Shkodėr dhe shkonte nė Konispol. Rastėsia e ēuditshme mė bashkoi me kėtė dreq personazhi, i cili mė vonė do tė linte njė vragė tė thellė nė vuajtjet e mia.
Anija filloi tė hepohej aq shpesh, sa stolat rrėzoheshin herė pas here dhe ishte e pamundur tė qėndroje pėrsipėr. Dukej sikur gjendeshim krejt tė zgjidhur nga shpėrgėnjtė, nė njė djep tė madh, tė cilin njė dorė e pėrbindshme e tundte pareshtur, deri nė marramendje. Ndryshe nga udhėtimi detar i mėparshėm, kur nuk kisha ndjerė trazime tė tilla, tani, nė kushtet e kthimit, po mė pėrzihej aq keq, sa vrapova drejt shkallėve pėr tė vjellur jashtė. Por britmat e marinarėve tė tronditur, qė merreshin me uljen e velave, mė bėnė tė kthehem mbrapsht. U detyrova tė mbush ēantėn, ku kisha mbajtur bukėn me pak sallam, qė hėngra gjatė kohės sė ngazėllimit te bashi.
S’kisha provuar kurrė njė marramendje tė tillė, nga e cila isha gati tė vjell edhe zorrėt. U lėshova i tėri pėrdhe, mbi dėrrasat e zeza tė dyshemesė. Dhe sipas ritmit tė animit tė anijes, rrokullisesha nga njėri skaj i kabinės nė tjetrin, duke u pėrplasur si kacek. Ishte njė tmerr i vėrtetė, kur s’ke ē’tė nxjerrėsh tjetėr nga barku dhe pasi je bėrė petė, je gati tė pranosh vdekjen. Si tė vetmen zgjidhje pėr t’i shpėtuar marramendjes sė padurueshme e sfilitėse.
Ndonėse kisha jetuar pak vite, kisha shpėtuar dy herė tė sigurta nga vdekja dhe kjo ishte e treta. Pas mbytjes te lumi, nė rastin e dytė, ndoshta ishte vetė dora e zotit qė mė veēoi nga vdekja, dhe mori vėllanė e madh. Leskoja, djali i babait me gruan e parė, ishte pesėmbėdhjetė vjeē atėherė. Ndėrsa unė shtatė.
Kishim shkuar tė dy ndanė lumit pėr tė mbledhur peshqit, qė do tė vriste babai me bombė, nga mbeturinat e luftės, tė grumbulluara te shtėpia e gjyshit pėr kėtė qėllim. Ne prisnim nga njėra anė, duke pllaquritur duart nė ujė. Babai nga ana tjetėr ndezi fitilin e bombės dhe po bėhej gati ta hidhte te hurdha e thellė. Por u step me habi, se fitili nuk nxirrte tymin e zakonshėm shushuritės. E ndezi tri katėr herė me ēakmak. Pastaj me keqardhje e futi bombėn nė xhep, duke menduar se fitili i saj nuk bėnte. Pa ditur se kishte edhe fitil sekret. Nė ēastin qė bėhej gati tė kapėrcente lumin pėr tė ardhur te ne, ndodhi hataja. Bomba plasi me njė krismė ajrore aq shurdhuese, sa u drodhėn degėt e shelgut aty pranė dhe brofėn galat nga drurėt pleq. Babai ia bėri njė herė “Oh!” dhe ra pėrtokė. “U vrave, Tatė?” - thirri Leskoja me gjėmė dhe u lėshua nėpėr lumė t’i shkonte nė ndihmė. Por sapo arriti pranė, klithi edhe vetė : “O, oh!…Jam vrarė edhe unė!” - dhe ra pėrmbys afėr tij. Sa pa u ftohur nga kalimi i lumit, nuk e kishte ndjerė copėn e ēeliktė tė bombės, qė kishte fluturuar prej bregut matanė pėr tė ardhur deri nė barkun e tij. Unė klitha me ulėrima tė zgjatura dhe nuk guxova tė kapėrcej lumin pėr herė tė dytė. Kaloi kohė, derisa erdhėn disa fshatarė pėr ndihmė. Babai, me shpėrthimin nė trup, kishte marrė shumė plagė, por ishte ende gjallė dhe e ēuan nė spitalin e Sarandės. Kurse vėllai Lesko, vetėm me njė plagė tė vogėl, kishte vdekur nė vend nga hemorragjia e zorrėve tė dala jashtė. Dukej e pabesueshme qė njeriu tė vdiste nga njė plagė e tillė. E megjithatė, kishte ndodhur pikėrisht ashtu. Se si shpėtova unė, qė kisha qėndruar i pėrkulur te supi i tij, kėtė e di vetėm zoti, qė mė la tė vijoj jetėn mė tej.
Ndoshta tani ishte e treta e vėrteta…
Por aty nga mesdita e gjithė zallamahia pushoi papritmas. Motori nuk ndihej mė.
Ashtu i trullosur, siē isha, dėgjova nga djaloshi konispolat, se anija kishte ndaluar nė skelėn e Sazanit, pėr tė pritur fashitjen e stuhisė. U ngrita me vėshtirėsi dhe provova tė lėviz pėr tė dalė nė kuvertė. Por ishte e pamundur. Krejt pa fuqi u lėshova sėrish mbi njėrin nga stolat. Qėndrova aty edhe ndonjė orė tjetėr. Derisa djaloshi, qė quhej Fatri, mė solli njė pjatė me makarona tė ngrohta qė kuqėlonin nga salca. Tha se ia kishte dhėnė pėr mua, njėri nga ushtarėt e Sazanit. Kishte dėgjuar se gjendej nė anije edhe njė djalė i vogėl nga Saranda, tė cilin e kishte zėnė deti keqas.
Kurrė nė jetėn time s’kam ngrėnė gjė mė tė shijshme, se ajo pjatė me makarona. O zot, thashė me vete, ē’ėshtė kjo mrekulli qė ka krijuar njeriu! Shumė herė, vite mė vonė, kam kėrkuar ta provoj sėrish atė shije tė pazakonshme. Por s’e kam gjetur askund. Mbase ishte vetė organizmi im i shkundur nga dallgėt, qė krijoi njė ndjesi tė tillė. Pasi lėpiva edhe pjatėn nė tė gjithė cepat, Fatriu mė nxori pėrkrahėsh mbi kuvertė. Pashė se gjendeshim te njė gji i vogėl, nė tė cilin ishin ankoruar disa varka dhe nja dy anije ushtarake. Te moli prej ēimentoje, ku ishte ankoruar anija jonė, lėviznin pareshtur marinarėt tanė dhe njė ushtar i armatosur i ishullit ushtarak. Ai na ruante, tė mos dilnim mė tej nga kufiri i lejuar brenda skelės.
Pak mė vonė u shfaq vetė ushtari, qė mė kishte dėrguar makaronat. Ishte njė faqekuq e vetullzi. Ai mė buzėqeshi me dashamirėsi dhe mė pyeti pėr shėndetin. Tha se ishte nga Pėrmeti dhe se kishte nė shtėpi njė vėlla sa unė. Pėr tė cilin e kishte marrė malli mė tepėr, gjatė katėr vjetėve qė kryente shėrbimin e detyruar nė ishullin e vetėm tė Shqipėrisė. Shqiptoi me krenim se i shėrbente Atdheut. Por unė nuk arrita tė kuptoja, se si mund t’i shėrbehej atdheut pėr katėr vjet rresht te “shurra e ngrirė prej shekujsh“ qė thoshte Sheme karagjozi para hartės.
Pritėm aty deri pasdite vonė, pa u lejuar tė zbresim nė tokė, as pėr nevojat fiziologjike. Sepse kudo, ku binte syri, ishte zonė ushtarake tepėr sekrete.
Papritmas, kapiteni i anijes njoftoi, se sipas parashikimeve tė arritura nė ishull me anė tė radios, stuhia mund tė vazhdonte gjatė. Pėr tė shmangur ēdo pasojė, ne, dy pasagjerėt e vetėm, do tė pėrcilleshim nė Vlorė, pėr tė vijuar udhėtimin me mjete tokėsore. Ky vendim i beftė, nuk u shoqėrua me asnjė lloj kompensimi nė tė holla pėr biletėn. Fatriu bėri ēmos tė shprehė ankesėn e vet me njė zė tė pėrvuajtur dhe duke e rrudhur fytyrėn si dreqi. Por kapiteni sqaroi prerazi, se e kishte ngarkuar hambarin me miell dhe nuk donte tė dinte pėr biletat e pasagjerėve qė priste agjencia detare e portit. Ndonėse, pasagjerėt pėr linjėn detare Durrės-Sarandė ishin mjaft tė rrallė. Deti dukej disi i frikshėm, edhe pse nuk kishte mjete tokėsore pėr linja direkte kaq tė gjata.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA